Puci opozitar ose opozita e pucit

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Thu, 27 Dec 2012 17:05:39 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkBxF5hyej3D-Nys9PQWih=_uBG1iarp9aqCoFOsVdHkw@mail.gmail.com>
Puci opozitar ose opozita e pucit
 Hamdi Nuhiju


http://zhurnal.mk/content/?id=1212271254827
Njëzet e katër dhjetori i këtij viti në Republikën e Maqedonisë ishte datë
dhe ditë shumë e veçantë. Opozita maqedonase tentoi që të pengoj sjelljen e
buxhetit për vitin 2013. Përmes protestave të cilat janë histori më vete,
opozitarët padrejtësisht ose drejtësisht iu drejtuan Parlamentit të
Maqedonisë. Edhe përskaj cirkusit të organizuar nga ana e pushtetit të
Maqedonisë, buxheti kaloi. Ai u votua nga ana e subjekteve politike të
cilat participojnë në këtë qeveri.
Po protesta e opozitës, nxori në pah shumë gjëra të cilat kanë qenë
ekzistente gjatë kësaj qeverie, po mjeshtërisht të fshehura.

Qasjen e kësaj bisede do ta orientoj në disa segmente ose sfera.

Segmenti i parë ishte e drejta e opozitës për të protestuar. Nëse opozita
ka të drejtën e protestës dhe mospajtimit me qëndrime të qeverisë së R.M.,
atëherë nuk e di çfarë detyrimi ka qeveria e R.M. ose më saktësisht
VMRO-DPMNE që të organizoj kundër protestë për të penguar protestën e
opozitës? Argumentet e pozitës duhet që të sillen në mënyra tjera. Përskaj
të gjitha mjeteve legjitime që posedon pozita në R.M., ajo keqpërdori edhe
mjetin e thirrjes së masave në protesta kundër opozitës. Pas disa viteve,
përkrahësit e protestës së pozitës do t`i duket shumë absurde dhe banale
vepra e tyre. Kjo gjë është njëjtë si në kohën e Millosheviqit, kur opozita
organizohej për protesta, menjëherë pozita kryente të njëjtin veprim.

Segmenti i dytë ka të bëjë me sigurinë në punë. Në këtë protestën e fundit
të pozitës dhe opozitës u pa se siguri në punë nuk ka. Punëtori i
administratës rrezikohet për çdo moment po qe se nuk i përgjigjet
kërcënimeve të Qeverisë ose opozitës për të dal në protesta. Në mungesës të
argumenteve ekziston dhuna, kërcënimi, forca. Pas kësaj proteste, nuk e di
se çfarë kuptimi do të kishte vrapimi i të diplomuarve shqiptar pas
administratës shtetërore. E dimë fort mirë se për këtë vend pune çfarë
duhet bërë këto shqiptarë të ngratë të cilët me një mijë halle kanë arritur
që të përfundojnë një fakultet. Absurdi është edhe më i madh në këtë sferë,
kur për një vend pune në administratë ka konkurruar një person nga
Kumanova, i cili i ka tre fakultete të kryera, dy master dhe tashmë së
fundi edhe dy doktoratura. Ky person nuk është pranuar në këtë administratë
shtetërore dhe është bërë mirë që nuk është pranuar, pasi që do të
detyrohej nga njerëz të pushtetit të dal në protestë për të mbrojtur egon e
Nikolla Gruevskit. Gjithmonë kur do të rrezikohej karrige-ja e Gruevskit do
të rrezikohej edhe vendi i punës i këtyre njerëzve.  Nga qeveria e R.M.,
administrata shtetërore po përdoret si top për mish.

Segmenti i tretë ka të bëjë me sigurimin e rendit dhe qetësisë nga ana e
organeve të shtetit. Në këtë protestë të opozitës, policia maqedonase në
vend që të siguroj rendin dhe qetësinë gjatë protestës, ajo rrahu
protestuesit e opozitës dhe iu vërsul të njëjtëve së bashku me protestuesit
e pozitës. E njëjta polici, pengoi turmat e njerëzve të ardhur prej
qyteteve të ndryshme të Maqedonisë e të cilët nuk janë të kënaqur me
politikat qesharake të Nikolla Gruevskit. Ata u nisën për t`i thënë mjaft
shtrenjtimeve të pandërprera të artikujve të ndryshëm ushqimor, mjaft
papunësisë, korrupsionit, mjaft derdhjes së parave në buste të panevojshme,
mjaft futjes së shtetit në borxh të panevojshëm etj. Protestuesit me orë të
tëra kanë qëndruar në dalje nga qytetet e tyre për të ardhur në Shkup.
Policia ka kërkuar kontroll teknik të autobusëve, ndërsa disa protestues të
opozitës duke parë pozicionin e policisë, kanë vendosur flamuj të pushtetit
për të ardhur në Shkup.
Segmenti i katërt ka të bëjë me sigurinë e deputetëve. Parlamenti i
Maqedonisë jo rrallë herë është shndërruar edhe në skenë boksi. Po se në
këtë skenë boksi do të vuajnë deputetet maqedonase, këtë gjë nuk e kam
paramenduar ndonjëherë. Edhe kësaj here në skenë doli deputeti kontrovers
rom Amdi Bajram, i cili tregoi gishtin e mesëm kah protestuesit e opozitës.
Ky gisht i mesëm i Amdi Bajram është një mesazh i arrogancës së Nikolla
Gruevskit e asesi i deputetit rom. Imazhi i qeverisë së R.M. dhe
demokracisë në këtë vend edhe gishti i mesëm i deputetit rom. Ngjyra e zezë
e duarve dhe gishti i mesëm i drejtuar kah opozita, ndërsa buzëqeshja,
lajkat, shitja e nderit kah pozita.

Segmenti i pestë ka të bëjë me rrolin e medieve. Nga salla e parlamentit të
Maqedonisë, u dëbuan gazetarët e mediumeve të ndryshme. Nuk iu është lejuar
të njëjtëve futja në sallë. Ndërsa, mediumet në Maqedoni, në mënyrë të
errët dhe totalisht të padrejtë me shumë i morën me opozitën sesa me
pozitën. Në vend që të merren me kërkesat e opozitës, ato u morën me
linçimin e të njëjtës dhe akuzimin për të gjitha të bërat dhe të pabërat
nga ana e Nikolla Gruevskit në këtë shtet. Në vend që të vizitohen
administratorët shtetëror dhe t`u dilet në krah të njëjtëve për mos
prezencën në punë për shkak të kërcënimeve të pushtetit të R.M. ato
vizituan komunat me të cilat udhëheq opozita.

Për në fund, pushteti i Nikolla Gruevskit u demaskua totalisht. Pa marrë
parasysh se si interpretohet ajo që bëri opozita, si grusht shtet, ose si
rrugë për ta rrëzuar nga pushteti Nikolla Gruevskin, ai me njëzet e katër
dhjetor të këtij viti, për të parën herë i humbi zgjedhjet parlamentare,
lokale dhe presidenciale në këtë shtet. U kuptua se ekzistojnë të gjitha
tiparet e diktaturës në Maqedoni.

Moralisht kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE e humbi betejën me
popullin, të shpresojmë se edhe në zgjedhjet parlamentare kur do qofshin të
njëjtat t`a humb përfundimisht,  dhe Maqedonia t`i kthehet normales.