Stop varferise

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Thu, 10 Jan 2013 15:09:31 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=W57Z_H6oRwtVz=Td78jy+_kshay04LhWK_ZgKzzT0tA@mail.gmail.com>
Stop varfërisë
 <http://zhurnal.mk/image.aspx?img=hamdi-nuhiu-210x210_27.jpg>*Hamdi Nuhiju*


http://zhurnal.mk/content/?id=1311010595927

Këto ditë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore nxori nga shtypi një
katalog me njëqind firmat më të fuqishme për vitin 2012 në Maqedoninë
veri-perëndimore. Katalogu në fjalë përmban informata të rëndësishme për
punën dhe veprimtarinë e këtyre firmave brenda vitit që lëmë pas.
Informatat të përfshira në këtë katalog janë zyrtare, të mbështetura në të
dhënat që këto firma ia kanë dhënë Qendrës Regj­istruese, po edhe
Drejtorisë për të Hyra Publike.
Në katalog është bërë analizimi i 157 kompanive që kryejnë veprimtari të
ndryshme ekon­omike, industriale, tregtare, ndërtimore etj. Dominojnë
kompanitë nga Tetova, Shkupi, pastaj vijnë në pyetje kompanitë nga Struga,
Kërcova, Gostivari, Kumanova etj.

Në katalogun në fjalë, të titulluar :” Top 100 kompanitë më të suksesshme,
më të fuqishme në Maqedoninë Veri-Perëndimore 2012” në faqen 30 ndërmjet
tjerash shkruhet:”  Në bazë të këtyre të dhënave mund të konstatojmë se,
subjektet aktive shqiptare janë afër 12.000 kompani, dhe marrin pjesë me 23
% në qarkullimin e përgjithshëm, kurse vetëm 10 kompani  më të mëdha
shqiptare kanë pjesëmarrje në qarkullimin e për­gjithshëm me 1.5%.

Nga këto subjekte ekon­omike qarkullim vjetor mbi 2 milion euro realizojnë
64 subjekte, qarkullim vjetor mbi  5 milion euro realizojnë 20 subjekte
ekonomike, mbi 9 milion euro qarkullim vjetor realizojnë 9 subjekte, si dhe
5 subjekte kanë qarkullim vjetor mbi 27 milion euro.”

Ndërsa, vetëm kompanitë nga Kumanova si: Selman Turizam, Alija Komerc,
Hulusi Komerc, Feniks 93, Unikondor, Visa Ass, Musli Market, të përfshira
në hulumtimin e këtij katalogu, të gjitha bashkërisht qarkullim vjetor kanë
bërë në vlerën prej 1.023.286.163 denarësh, ndërsa po e kthyem në euro del
diku 16.693.085 euro.

Kompanitë po qe se i analizojmë në bazë të punësimeve të kryera, në bazë të
dhënave nga katalogu në fjalë dalin gjithsej: 4471 të punësuar, ku prej
tyre 237 të punësuar gjithsej nga kompanitë e qytetit të Kumanovës të
përfshira në këtë hulumtim.
Sa i përket neto fitimit të këtyre kompanive në katalogun në fjalë, në
faqen 41 shkruhet:”  Top 100 kompanitë realizojnë gjithsej 1.853.730.895
denar ose 30.141.956 euro, mesatarja e kompanive është 18.537.709 denar ose
301.420 euro.

Nga top 100 kompanitë, 25 kompani apo siç i quajtëm më lartë subjekte
ekonomike kanë realizuar neto fitim mbi 300.000 euro prej tyre 10 kompani
kanë realizuar neto fitim mbi 800.000 euro, si dhe 6 kompani prej tyre kanë
neto fitim mbi 1.000.000 euro.”

Në hulumtimin në fjalë janë përfshirë edhe disa kompani nga Kumanova si:
Hulusi Komerc,  Selman Turizam, Unikondor, Lami Form, Musli Market, Alija
Komerc, të cilat së bashku neto fitim kanë realizuar 64.926.852 denar që në
euro i vjen 1.059.165 euro në vit. Po qe se bëjmë një llogari të thjeshtë
dhe prej këtyre parave, zbresim 2.5 % mjete që duhet të jepen patjetër si
zekat, grumbullohet një shumë prej 26.479 euro në vit që në muaj i vjen
diku 2.206 euro. Po qe se këto mjete i pjesëtojmë me 50 euro mjete të
nevojshme për ekzistencën e një familjeje skamnore, dalim në shifrën prej
44 familjeve të varfra. D.m.th, vetëm firmat ose kompanitë e përfshira në
këtë hulumtim nga pjesa e detyrueshme e zekatit kanë mundësi që të kujdesen
për 44 familje të varfra të Komunës së Likovës dhe Kumanovës.

Të dhënat në katalogun në fjalë mund të janë edhe jo të sakta, pasi që
shumica e kompanive nuk e paraqesin fuqinë e tyre reale para Drejtorisë së
të Hyrave Publike ose Regjistrit Qendror. Megjithatë, është për t`u
përgëzuar ky hulumtim i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Shpresojmë që kompanive në fjalë t`i ece puna mbarë edhe gjatë vitit 2013,
por edhe të shlyejnë detyrimin fetar që kanë ndaj të varfërve të rretheve
të tyre.
Atdhetarizëm nuk është vetëm vdekja për atdhe e për komb, por edhe
mirëmbajtja e jetimëve, të varfërve, skamnorëve, dhe kategorive të
përcaktuara për ndihmë. Të mos harrojmë se ajo pasuri që e kemi, është në
posedimin tonë, po nuk është e jona. Nëse duam që gjendja jonë të ndryshoj
për të mirë si komb, duhet që fillimisht të vetëdijesohemi, të ndryshojmë
vetveten po edhe shoqërinë.