QSA-Kumanovë i dha donacion Hanit të Elezit
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Tue, 5 Feb 2013 00:15:21 +0100
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkj_MC2O73t5iN8FtrLQU_bBovH1mu5neb_=ZtKpx+S4A@mail.gmail.com> |
QSA-Kumanovë i dha donacion Hanit të Elezit http://zhurnal.mk/content/?id=13242253166 <http://zhurnal.mk/image.aspx?img=310120131694.jpg> *Shkup, 4 shkurt - *Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë prej me datë 25.01.2013 deri më datë 02.02.2013 realizoi me sukses projektin ‘ Rreze drite’. Projekti në fjalë përbëhet prej karrocave dhe disa mjeteve shtese për personat me aftësi të kufizuara fizike. Këto karroca dhe mjete shtesë janë të siguruara nga një fabrikë e prodhimit të njëjtave në Gjermani, me të cilën fabrikë Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Gjermani ka bashkëpunim të ngushtë. Të njëjtat janë të destinuara për Komunën e Kumanovës dhe Komunës së Likovës.Por, për shkak të jehonës së madhe të aktivitetit në fjalë dhe kërkesave të shumta në terren për karroca, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë ndërmori edhe një aksion të veçantë jashtë Komunës së Kumanovës. Ajo lidhi bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, ku iu dhanë si donacion dhjetë karroca për invalid, që Komuna e Hanit të Elezit më pastaj në mënyrë vullnetare të bëj shpërndarjen e tyre për personat që kanë më së shumti nevojë.Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Komunës së Likovës bëri edhe shpërndarjen e katër karrocave në Komunën e Likovës. Për aktivitetin në fjalë u kujdes Kryqi i Kuq, ndërsa Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë e furnizoi me karroca të njëjtin.Si vazhdimësi e aktivitetit ishte edhe shpërndarja e pesë karrocave në bashkëpunim me Agjencionin Turistik Mimoza në Kumanovë, ndërsa tre karroca u shpërndan në Komunën e Haracinës.