Dashuria ndermjet poetit Abdulbaki dhe robines se s.Sulejmanit

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 9 Feb 2013 00:02:37 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkiwe6W8zdBxMPqBA12eou5OnkajXbzCnExrHcWgN58Pg@mail.gmail.com>
DASHURITË E MËDHA NË HISTORI 1
Dashuria ndërmjet poetit lakmitar të oborrit Abdylbaki dhe robinës së
Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=444116f7-718f-4aa2-b547-f4771eda5c91
[image: Dashuritë e mëdha në histori 1]
               Postuar më 14.01.2013 09:39:17 UTC
 Përditësuar më 14.01.2013 09:39:17 UTC

Dashuria, ndoshta është fjala për të cilën është folur dhe shkruar më shumë
përgjatë historisë. Dashuria ka qenë edhe lumturi, edhe dhimbje.
Ngandonjëherë ajo kishte kuptimin e bashkimit, e ngandonjëherë të vuajtjes
nga malli për dikë. Ajo ka ndryshuar sa e sa fate, të shkruar apo të
pashkruar, madje ajo ka orientuar edhe rrjedhën e historisë.

E kur thua dashuri, Lejlaja me Mexhnunin ishin një legjendë, ndërkohë që
historia turke ka njohur sa e sa dashuri të vërteta. Dhe njëra prej këtyre
dashurive të mëdha ka qenë dashuria mes poetit otoman lakmitar, Abdylbaki
dhe robinës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, Tuti.

Historia e tyre provoi atë që bashkimi i dy të dashuruarve mund të arrihet
edhe kur duket si i pamundur.

Abdylbaki Efendiu ka qenë poeti më i madh që ka jetuar në kohën e Sulltan
Sulejmanit të Madhërishëm dhe njihej me emrin “Sulltani i Poetëve”.

Ai ishte djali i një muezini. Kur ishte i ri u bë i njohur me vjershën
lirike “Odeja e Sulltanit”. Një ditë e mblodhi guximin dhe me një vjershë
në dorë shkoi në dyqanin e librashitësit Zati Efendiu. Por poeti i madh i
kohës, Zati nuk e kishte besuar që vjershën ta kishte shkruar Abdylbaki.
Dhe kur Baki e vërtetoi që vargjet me një renditje të jashtëzakonshme ishin
të tij, Zati u mahnit me talentin e nxënësit të tij dhe filloi të kujdesej
me të duke i mësuar se si duhej ti shkruante vjershat.

Me kalimin e kohës vjershat e tij, njëra më impresionuese dhe prekëse se
tjetra, filluan të recitoheshin nëpër kuvendet e grupeve elitare të
shoqërisë. Emri i tij kishte nisur të kalonte nga njëri vesh në tjetrin
madje edhe brenda pallatit të Sulltanit. Duke u nisur nga përparimi i
shpejtë në rrugën për tu bërë një poet i madh Bakiu ishte përfshirë nga një
mendjemadhësi aq sa e shikonte veten më të madh se Fuzuli, poeti më i madh
i Pallatit. Me natyrën e tij ambicioze ai donte të zinte postin e kadiut
(gjykatësit). Për këtë arsye mundohej tu qëndronte afër atyre që mendonte
se do tu shërbenin interesave të tij. Ngandonjëherë bënte edhe hile për
t’ia arritur këtij qëllimi.

Bakiu ishte i famshëm në sintaksë dhe metrikë, ishte një burrë i zgjuar.
Por ndërkohë ishte edhe shumë i shëmtuar me shtatin e shkurtër dhe hundën
si kërrabë. Por çfarë ti bësh lojës së fatit. Erdhi një ditë dhe ky poet ra
në dashuri me një femër të pamshme dhe shumë të bukur.

Një ditë ndërsa Baki Efendiu po largohej nga zyra e Sulltan Sulejmanit,
pasi këtij të fundit i pëlqenin shumë vjershat e Bakiut, pranë tij ishte
duke kaluar një grup me robina të shoqërura nga eunuku i haremit. Bakiu u
kishte liriuar atyre rrugën dhe e kishte ulur kokën. Pikërisht në atë
moment një erë, që nuk dihet se nga fryu ashtu papritur, i rrëzoi perçen
prej tyli njërës prej bukurosheve të pallatit. Për bukurinë që i panë sytë
atë çast Bakiu mendoi se ishte një mashtrim i ëndërrimeve të tij. Pa u
ngopur ende duke parë në atë çast aq të shkurtër buzët ngjyrë qershie,
faqet e kuqe në fytyrën e bardhës të vashës, bukuroshen e thirri njëri nga
eunukët e haremit. Kur robina mbuloi me shpejtësi fytyrën Bakiu dëgjoi
eunukun ta thërriste në emër, Tuti.

Që nga ajo ditë Bakiu vjershat nisi ti shkruajë për këtë robinë. Për këtë
vashëz i qante zemra. Për atë thoshte se ishte një bukuroshe që kishte dalë
nga parajsa. Ditë e natë Bakiu ëndërronte robinën, tani i ishte shuar madje
edhe ambicja e dikurshme për pushtet. Dëshira e vetme e tij ishte si të
njihej e bashkohej me këtë vashë kaq të bukur. Por për realizimin e kësaj
ëndërre kishte shumë pengesa.

Bakiu nuk kishte asnjë pikë bukurie. Poetët rivalë në pamundësinë për ti
kthyer përgjigje me fuqinë e fjalës vjershave të Bakiut talleshin me hundën
e tij dhe hakmerreshin duke i thënë “Baki Hundëkërraba”. Kurse Tuti për nga
bukuria ishte si zogëza më delikate dhe me shije të hollë, ajo ishte naive
dhe lozonjare. Por gjëja më e tmerrshme ishte se Tuti ishte njëra nga
robinat e haremit të Sulltan Sulejmanit. Rënia në dashuri me një nga femrat
e haremit mund ti kushtonte jetën Bakiut.

I mbetur pa shpresa Bakiu vendosi të shkojë në Halep me qëllim për të
harruar kështu Tutin, të dashurën e zemrës së tij. Mendonte se do ta bindte
zemrën e tij duke vrapuar edhe një herë pas ëndrrave e ambicieve të vjetra
për ofiqe. Por Tutin nuk e harroi dot edhe pse kishin kaluar dy vjet që nga
vajtja në Halep. Kështu u kthye në Stamboll dhe nisi të kërkonte një ilaç
për hallin që e kishte zënë. Më në fund arriti në përfundimin se
rrugëzgjidhja e vetme ishte të fitonte dashurinë e Sulltan Sulejmanit,
kështu mund të kërkonte prej tij që ti falte robinën.

Por në fund të kësaj mund të humbiste edhe dashurinë e Sovranit, mund të
humbiste prestigjin e respektin që gëzonte në popull dhe në rrrethin e
letrarëve të kohës, madje mund ti pritej edhe koka. Vetëm se Bakiu ishte i
gatshëm të sakrifikonte çdo gjë.

Një ditë behari Sulltan Sulejmani doli për shëtitje bashkë me haremin e
tij. Jeniçerët dhe policia ushtarake ishin në gatishmëri të plotë ndërsa
Sulltani dhe rrethi i ngushtë i tij ishin duke hypur në barkë. Pas sovranit
në barkë hipën me radhë ministrat (vezirët) dhe paria e shtetit që e
shoqëronte. Tani e kishin radhën pjesëtarët e haremit, kur Baikut i zunë
sytë Tutin.

Bakiu u afrua edhe më shumë për të shijuar edhe një herë këtë çast, për ta
parë Tutin edhe një herë më nga afër pas kaq shumë vitesh dhe për ta
vlerësuar këtë shans. Dhe ajo çfarë ndodhi, ndodhi në atë moment.

Kur Bakiu pa që Tuti, që kishte hedhur hapin për të hipur në barkë, ishte
gati për tu rrëzuar zgjati krahët dhe e kapi. Vetëm se të prekje një nga
robinat e haremit të Sulltanit ishte një gabim i rëndë.

Ndërsa turma që kishte mbushur sheshin pas kësaj ngjarjeje, që binte në
kundërshtim me edukatën e rrënjosur, shikonte ashtu e heshtur Baki Efendiun
dhe Tutin e bukur. Sulltan Sulejmani iu drejtua atyre që kishte përreth dhe
thirri pranë për tu këshilluar Shejhulislamin, që ishte autoriteti më i
lartë teologjik e administrativ i fesë islame në Perandorinë Osmane.
Sulltani nuk donte të abandononte as robinën e tij e as Baki Efendiun,
vjershat e të cilit i pëlqente shumë. Me një zë basi Sulltani tha: “Bëhuni
dëshmitarë! Robina Tuti i është dhënë njeriut tonë Bakiut. Qoftë për
Hajër!”.

Që nga ajo ditë e deri sa vdiq poeti Baki Efendiu thoshte shpesh “Pronari,
Sovrani im Sulltani më fali mua një perlë...”. Duke qenë se tani ishte
bashkuar me të dashurën e tij Baki Efendiu mbante një qëndrim indiferent
ndaj poetëve të tjerë që e poshtëronin atë. Sepse ai tani kishte pranë
Tutin e tij të dashur, malli për të cilën e kishte djegur për shumë vite.
Tani vjershat më të bukura ai i shkruante duke pasur pranë Tutin e bukur
dhe vargjet e para ia lexonte në fillim asaj, i këndonte asaj ode të
pafundhme.