Shen Sofia dhe Aventurat
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 9 Feb 2013 00:17:06 +0100
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkOdw1nAz66u+mnxKMZh9_s=ZKKj727gtu02yZMgcpQ+w@mail.gmail.com> |
STAMBOLLI 06
Shën Sofia dhe aventurat që ka kaluar nga e shkuara në të tashmen.
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=ab881753-750b-42ad-8407-67d821db4aed
[image: Stambolli 06]
Postuar më 05.02.2013 09:24:49 UTC
Përditësuar më 05.02.2013 09:24:49 UTC
Sulltani Mehmeti i Dytë Ngadhënjimtari, i cili hyri në Stamboll në 29 maj
1453, fillimisht së bashku me shoqëruesit e tij, u drejtua për në Shën
Sofi. Madhështia e faltores së drunjtë e kishte mrekulluar sulltanin e ri.
Menjëherë dha urdhër, Shën Sofia të kthehet në xhami dhe namazi i parë i
xhumasë të mbahet këtu.
Do të vazhdojmë tju flasim për historinë e Shën Sofisë , e cila ka ndikuar
kaq shumë në ngadhënjimin e Stambollit, për karakteristikat e saj
arkitekturore dhe për ndryshimin e përjetuar, pra shkurtimisht do të
mundohemi të sqarojmë aventurat që ka kaluar nga e shkuara në të tashmen.
Historianët bizantinë, Theophanes dhe Nikephoros, kanë shënuar se Shën
Sofia e parë ishte ndërtuar në vitin 330, në kohën e Perandorit
Konstandinit të Parë. Kjo strukturë bazilike me çati të drunjtë, pasi ishte
djegur gjatë kryengritjes së Nikasëve në vitin 532, ishte meremetuar nga
Perandor Justiniani, me anën e dy arkitektëve anadollakë, Anthemiosin nga
Ajdëni dhe İsidorosin nga Sëkeja. Këta mjeshtra punuan mbi një plan të
papërdorur më parë në atë periudhë dhe dizenjuan që mbi një bazilikë
klasike të vihej një kube me diametër rreth 33 metra, e bazuar në 4 trarë
mbështetës të trashë. Me qëllim për të mbajtur peshën e kësaj mase të madhe
ata ndërtuan gjysmëkube mbi boshtin e Perëndimit dhe të Lindjes si dhe kube
më të vogla mbështetëse. Por me qëllim që të përballohej tensioni i
ushtruar nga kubeja e madhe duhej që edhe në veri dhe në jug, të ndërtohej
i njëjti sistem. Duke qenë se kjo gjë ishte e pamundur për tu realizuar
Shën Sofia po ashtu si gjatë gjithë të shkuarës së saj edhe gjatë periudhës
turke mundohej që të mbahej në këmbë me anë të këmbëve mbajtëse nga të dyja
anët.
Perandori Justinian i derdhi të gjithë shtyllat dhe gurët e mbledhur nga
veprat antike në të katër anët e Anadollit, përpara themeleve të Shën
Sofisë. 8 shtylla katërshe që mbartnin nefet anësore në ambientet e
brendshme i mori nga Tempulli i Artemisës, një nga 7 mrekullitë e botës.
Rreth 10 mijë punëtorë ju vunë punës ditë e natë. Shën Sofia filloi të
ndërtohej në 23 dhjetor të 532-ish dhe përfundoi në 27 dhjetor 537.
Shën Sofia nëqoftëse analizohet nga ana arkitekturore, shihet që përbëhet
nga një hapësirë e madhe në mes, dy ambjente anësore, nefet, boshtet dhe
nortekset e jashtme. Ambjenti i brendshëm ka përmasa prej 100 me 700
metrash dhe mbulohet me kubenë me një diametër prej 33 metrash dhe me një
lartësi prej 55 metrash, e mbajtur nga 4 këmbë të mëdha. Përveç
arkitekturës së Shën Sofisë një rëndësi të madhe mbartin edhe mozaikët e
saj. Mozaikët më të vjetër janë ata të larë me flori dhe me motive
gjeometrike dhe bimore, të gjendura në norteksin e brendshëm dhe në nefet
anësore. Mozaikët figurativë të bërë në shekujt IX.-XII. gjenden në bosht,
mbi derën e jashtme dhe në galerinë e katit të dytë. Shën Sofia ka qenë 96
vjet kishë dhe 481 vjet xhami dhe zë vend ndër veprat më të rëndësishme
ekzistuese të arkitekturës mbarë botërore.
Pas rindërtimit të saj Shën Sofia u bë pre e shumë tërmeteve dhe pushtimeve
dhe në periudhën turke u meremetua sërish, por duke ju ruajtur struktura
bazë. Menjëherë që shtua një minare e drunjtë. Kjo minare, e cila më vonë u
bë prej tullash, është ajo e kuqja dhe e holla në anën lindore. Sërish ju
shtuan faltore të drunjta që shënonin drejtimin e Mekës dhe kleri (tip
katedre), sërish prej druri. Në kohën e Bejazitit të Dytë ju shtua minareja
e gurtë nga ana e Pallatit Topkapi (Sarajit Topkapi). Edhe në fund të
shekullit të 16-të, në kohën e Muratit të Tretë Arkitekt Sinani u urdhërua
që të dizenjonte dy minare me lartësi dhe gjerësi të njëjtë, nga ana e
rrugës së makinave.
Përveç kësaj arkitekt Sinani bëri disa shtesa me mbështetëse të bëra nga
gurë të punuar, me shtylla mbajtëse, në mënyrë që kjo strukturë të mbahej e
qëndrueshme në këmbë. Këto njësi arkitekturore nuk u realizuan në të
njëjtën kohë dhe për qëllim kishin përforcimin e ndërtesës, gjë që shkaktoi
disa probleme estetike. Shën Sofia gjatë gjithë epokës osmane ka qenë
kanakarja e të gjithë sulltanëve. Shumë Padishahë dhanë kontributin e tyre
në këtë vend kulti. Bie fjala shandanët në afërsi të faltoreve janë vënë në
nderim të fitores së Budinit në vitin 1526 nga ana e Sultan Sulejmanit.
Mermeri masiv dhe i paprerë që zë vend në ambjentin e brendshëm, nga i cili
janë të formuara vendet poshtë çesmave në banjot turke për mbajtjen e
abdestit, u soll nga Bergama nga Sulltan Murati i tretë. Në kohën e tyre
nga to mund të pihej edhe ujë. Në vitin 1552 Sulltan Sylejmani e urdhëroi
Kaët Eminin, Haxhiun Xhihan Beun, që të bënte një bibliotekë. Mahmuti i
Parë në vitin 1739 e kthehu bibliotekën në gjendjen që ajo është sot. Mbi
derën e jashtme të bibliotekës ndodhej një trokitëse e bukur ku shkruhej,
‘’Ya Fettah’’. Kjo ishte një traditë e atëhershme. Një nga mbiemrat e
Allahut, ‘’Ya Fettah’’, vendosej në këtë mënyrë përpara dyerve të
rëndësishme. Ndërtesa e bibliotekës, me zbukurimet kineze, dorezat prej
tunxhi, shembujt e ndryshëm të shkrimeve, dollapët e drunjtë, ishte një nga
strukturat më të bukura të shekullit të saj dhe ishte bërë një me Shën
Sofinë. Kur hyjmë brenda faltores menjëherë na tërheqin vëmendjen pikturat
e rrumbullakta dhe të mëdha menjëherë poshtë kubesë kryesore. Nëpër këto
pano të shkruara nga dora e Yesarizâde Mustafa İzzet Efendiut, zë vend emri
i Hazreti Muhamedit dhe i katër profetëve të tjerë. Në Shën Sofi gjenden
gjithashtu edhe varret e Sulltanit Selimi i Dytë, Sulltanit Mehmeti i Tretë
dhe Sulltanit Murati i Tretë, së bashku me ato të konkubinave të tyre.
Në botëkuptimin e qytetërimit turk ekziston tradita e ndërtimit të një
xhamie të madhështore që mbart simbolikën e atij vendi. Në Stamboll nuk u
ndërtua një xhami madhështore. Në këtë drejtim ju tregua respekt Shën
Sofisë, e cila ka mbetur prej shumë vjetësh si faltorja më e madhe dhe më
ndikuese e Stambollit.
Së fundmi le të themi edhe legjendën e Shën Sofisë, e cila në vitin 1935
kishte qenë një muze. Në veriperëndim të ndërtesës të tërheq vëmendjen
karakteristika e djersitjes si direkut katërkëndëshi prej mermeri të
bardhë, qoftë në muajt e verës, qoftë në ata të dimrit. Për këtë arsye që
prej shumë shekujsh ai njihet me emrin “Direku djersitës”. Në ditët e sotme
është shumë interesante vrima e madhe, në lartësinë e një bojë njeriu dhe e
veshur me bronz, e zgjeruar nga të prekurat e miliona vizitorëve, që prej
qindra vjetësh e deri më sot. Këtij direku, që besohet se në brendësi të
tij mbart sharm dhe mirësi i janë vënë emra të ndryshëm si “Direku i
mbarësisë”, “Direku djersitës”... Por kolona e përbërë nga gurë karstikë
(Gëlqerorë dhe me pore), thith me lehtësi lagështirën dhe më pas e lëshon
atë. Ata që i afrohen vrimës së dëshirave të direkut, vënë gishtat e parë
të dorës së djathtë dhe i rrotullojnë brenda vrimës në drejtim të akrepave
të orës që nga pika qendrore. Ndërsa bëjnë këtë veprim mendojnë edhe për
dëshirat e tyre. Ndërkohë nëse gishti tregues ndjen lagështirë besohet se
dëshira do të plotësohet. Vrima e dëshirave të direkt djersitës ka fituar
aq shumë famë në ditët e sotme saqë grupet turistike që vizitojnë Shën
Sofinë, nuk largohen që andej pa shprehur dëshirat e tyre.