Ferman i Sulltan Mustafes III, viti 1733

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 10 Feb 2013 12:48:58 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFm1zOuYoB5OgYSbgsKF4yiHsY2AmuMekFWqwVeqem2huA@mail.gmail.com>
Sipas Fermanit te Sulltan Mustafes se III te vitit 1733, ferman i leshuar
per zejtaret dhe nxenien e zejeve:

1. Nxenesi, te mjeshtri eshte i obliguar te mesohet dhe t`i adaptohet
qetesise, karakterit te mire, urtesise, ndegjeses dhe sjelljes se mire,
vetive pa te cilat nuk mund te behet mjeshter dhe te hape dyqanin e vet te
pavarur si edhe te kete tryezen e mjeshtrit.


2. Pas kesaj, pasi nxenesi do te pervetesoje vetetite e lartpermendura dhe
mjeshtri do te bindet ne pjekurine e tij, ne aftesine per udheheqje te
pavarur te zejes, per te mesuerit e se ciles ai i ishte kushtuar, nxenesi
behet kallfe. Ne pranine e disa kallfeve dhe te mjeshtrit, si mirenjohje
mjeshtri ia ngjeshte nxenesit kushanmen ( perparsen).


3. Mjeshtri, tek i cili nxenes ose kallfe ushtronte mesimin dhe kishte
mesuar zejen, i leshonte deftesen me shkrim, me te cilen vertetonte
ndershmerine, pervojen, diturine dhe aftesine ne zeje me ngjeshjen e brezit
te mjeshtrit. Keshilli i esnafit ne baze te asaj deftese i leshonte
nxenesit te aftesuar deftesen zyrtare, e cila ishte nenshkruar ne menyre
kompetente dhe e vertetuar me vulen kryesore te esnafit.

Dhe 4. Duke pasur deftesen esnafore, nxenesi kallfa kishte te drejte te
hape dyqanin e vet te pavarur, te vinte tryezen ne dyqan te vet dhe te
regjistrohej ne regjistrin kryesor te sekretarit te esnafit si mjeshter.

Burimi: Jehona ( reviste per ceshtje shkencore, artistike, letrare e
kulturore) Shkup, 8/9 1980 viti XVIII, f.772