NACIONALIZMI!

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Fri, 8 Mar 2013 14:10:58 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFntQCW8jZg597BzZFJEANopPRsHy3UJ7Ah4FXSyKRNOnQ@mail.gmail.com>
NACIONALIZMI!

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=58d1d8c1-66d2-4a90-83da-6a6061f60533
Nacionalizmi është një temë që gjendet në rendin e ditës botërore për
afërsisht 200 vjet.
[image: Nacionalizmi!]
                Postuar më 07.03.2013 13:02:24 UTC
 Përditësuar më 07.03.2013 13:02:24 UTC

Nacionalizmi është një temë që gjendet në rendin e ditës botërore për
afërsisht 200 vjet, është një lëvizje ideologjike dhe politike që herë pas
here humbet në ndikimin e saj, por që shumë shpesh del në pah në mënyrë të
fuqishme. Nacionalizmi, që është i lidhur me Revolucionin Francez në
histori, është një dukuri për të cilën disa edhe kanë luftuar e disa të
tjerë kanë dalë kundër gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Së bashku me këto dy
veçori nacionalizmi vazhdon të tregoj efektin e tij edhe në shekullin e
21-të. Ndërkohë që disa teoricienë pretendojnë se nacionalizmi gjatë
procesit të globalizimit do të humbet rëndësinë e tij dhe se i gjithë
njerëzimi do të integrohet edhe matanë kufirit, disa të tjerë janë të
mendimit se nacionalizmi gjatë periudhës së globalizimit do të dalë në pah
me reflekset reaksionare dhe proteksioniste. Ndërkohë që vazhdojnë debatet
mes teoricienëve në lidhje me nacionalizmin, ai vazhdon të shfaqet në
rajone dhe vende të caktuara.

Do të ishte e dobishme që të sqarohet disa koncepte themelore me qëllim të
qartësimit të këtyre debateve dhe konfuzioneve. Në krye të këtyre
koncepteve gjendet nocioni i “kombit” që është thelbi i nacionalizmit.
Fillimisht të cekim se në literaturën politike nocioni i kombit nuk është
një gjendje e natyrshme e njerëzve dhe njerëzimit, por është një model i
socializmit politik i dalë në shekullin e 15-të paralel me modernizmin dhe
kapitalizmin. Kombi është një grup njerëzish me cilësi politike. Sepse
gjendja e natyrshme ose ontologjike e njeriut si gjuha, gjaku, feja dhe
lidhjet tradicionale, ka edhe grupime të bazuara në veçoritë ontologjike.
Edhe gjatë perceptimit të kombit i referohet në gjuhën, fenë dhe traditat e
përbashkëta, por këto referenca mbështeten në ndërgjegjen dhe dëshirën e
përbashkët për të jetuar në bashkësi. Për këtë arsye preferencat në të
kaluarën dhe të ardhmen, si ndërgjegjja e përbashkët dhe dëshira për të
jetuar në bashkësi, janë shumë të rëndësishme tek fenomeni i kombit.

Gjatë gjithë historisë njerëzit janë socializuar në mënyra të ndryshme.
Njerëzimi hyri në kallëpe të ndryshme funksionale dhe politike duke filluar
nga themeli ata nga klani hynë në një nivel më të avancuar në qytet-shtet,
nga feudalizmi në perandori dhe së fundmi nga fisi në komb. Fenomeni dhe
ideja e kombit doli në pah dhe u forcua pas feudalizmit nga aspekti
ekonomik, ndërsa nga aspekti fetar nga unioni fetar, pra nga umeti nga
pikëpamja e islamit dhe nga unioni katolik nga pikëpamja krishtere. Në këtë
aspekt kombi doli në pah si një shoqëri njerëzish që jetojnë brenda kufijve
të një shteti modern që udhëhiqet me modelin kapitalist ose atë laik. Në
këtë formacion pjesërisht ndikuan faktorët patriarkal, pra veçoritë
natyrore si gjuha dhe kultura, por pjesërisht ndikuan edhe faktorët e
modernizimit.

Këtë mund ta shpjegojnë edhe kështu: Disa kombe kanë lindur nga nevojat e
natyrshme, ndërsa disa të tjerë si një nevojë e botëkuptimit të shtetit
modern. Pa marrë parasysh se në çfarë mënyre kanë lindur këto kombe, ato
çdoherë kanë qenë të përbëra nga grupe të ndryshme etnike dhe kulturore.
Për këto arsye kombet e sotme (përveç një pjese të Japonisë) përbëhen nga
grupe të ndryshme etnike dhe kulturore. Pra, nuk ka kombe ose shtete kombe
të pastra dhe homogjene.

Nëse procesi i formimit të kombeve ka dalë nga nevoja dhe kërkesa atëherë
ato në përgjithësi sjellin me vete edhe rezultate pozitive, por nëse janë
formuar me presion të forcave të jashtme ose të brendshme, atëherë ato
zakonisht sjellin rezultate të shumta negative dhe fatkeqësi të ndryshme.
Nëse shikojmë në histori, formimi i shteteve-komb në Evropën qendrore, si
në shembullin e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Anglisë zakonisht u
zhvillua në mënyrë natyrore, ndërsa formimi i kombeve posaçërisht në Azi
dhe Afrikë, për shembull kombet e dala gjatë procesit të shpërbërjes së
Perandorisë Osmane dhe më pas zakonisht janë formuar me politika të jashtme
dhe brendshme.

Nocioni i kombit dhe nacionalizmi kanë një lidhje të ngushtë mes vete.
Nacionalizmi në thelb, krijohet për të formuar dhe udhëhequr një
shtet-kombit. Faktori që luan rolin kryesor në procesin e formimit të
kombeve janë ideologjia nacionaliste dhe lëvizja politike. Nacionalizmi ose
lufton për ndërgjegjësimin e një kombi aktual dhe për të formuar një
shtet-komb, ose lufton për të fituar vetëdijen kombëtare të popullit të një
vendi të formuar.

Pavarësisht se cili përkufizim zbatohet, procesi i kombit dhe nacionalizmit
në disa rajone dhe situata solli edhe rezultate pozitive, por në disa
rajone dhe situata tjera solli rezultate shkatërruese dhe shumë të dëmshme.
Rezultatet pozitive që solli kombi dhe nacionalizmi janë dashuria për
atdheun, solidariteti mes popullit, bërja e veprave të mira në emër të
shtetit, mbrojtja kundër kërcënimeve nga jashtë dhe fitimi i një identiteti
dhe pozitës ndërkombëtare.

Por, në situatat kur kombi dhe nacionalizmi mundohet të vendos epërsi ndaj
njerëzve të tjerë, përjashtojnë dhe tjetërsojnë ata që nuk u ngjajnë ose që
nuk kanë veçoritë e tyre, mbajnë nën presion grupet e ndryshme etnike të
kombit të vet, bëjnë kryengritje kundër një shtet-kombit të formuar dhe
përdorin dhunën, bëjnë diskriminim mes njerëzve dhe më e rëndësishmja
zbatojnë terrorin, ato shkaktuan edhe përleshje shoqërore por edhe luftëra
në marrëdhënie ndërkombëtare.

Autor: Prof. Dr. Ramazan Gozen