Tri sekuenca

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 4 Mar 2013 00:42:38 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFk31R-RLbq+ZiUJ_=tvFv1Ys+2f7zu_UQVMNn_xFL2O3Q@mail.gmail.com>
 Tri sekuenca <http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2013/03/tri-sekuenca.html>
http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2013/03/tri-sekuenca.html


 *Hamdi Nuhiju*

 Jeta e Pejgamberit alejhi selam është plot e përplot urtësi. Ajo na është
servirë neve besimtarëve, me qëllim që të mësojmë dhe të përmirësohemi. Në
jetën e tij gjejmë me miliarda sekuenca urtësie e mësimi. Po ne do të
shkoqisim tri prej tyre dhe do të reflektojmë pak në to.

 Sekuenca e parë- Keni lexuar e dëgjuar se Pejgamberi a.s. qysh si fëmijë
është marr me punë? Ai kulloste bagëtitë dhe i milte dhentë. Jeta e tij
reflektohej nga puna. Me kalimin e viteve, shtohej pjekuria e tij, po edhe
u ndërrua edhe nuanca e profesionit. Nga bagëtia kaloi në tregti. Aty bëri
revolucion të madh për vetveten po edhe për karvanët tregtare që i
udhëhiqte. Si rezultat i kësaj  lindi dëshira dhe dashuria e nënës tonë
Hazreti Hatixhes r.a. ndaj Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s.
 Në çka fshihej suksesi i tij në punë? Përgjigja e kësaj pyetje është shumë
e lehtë. Sinqeriteti, modestia, drejtësia deri në skajshmëri janë shtylla
të suksesit të tij në punë. Po mirë, prej këtyre cilësive a mos duhet edhe
ne, ndjekësit e tij ta privojmë veten? Apo ndoshta detyrimisht duhet të
jetojmë në kurriz të tjerëve , ndërsa ne të merremi me ‘përhapjen’ e fjalës
së Allahut?
 Nga jeta e Pejgamberit Muhammed a.s. mësojmë se njeriu me i urryer tek
Allahu është dembeli.  Dembelia dallon nga fatkeqësia. Por e njëjta nuk
arsyetohet me fatkeqësinë. Paramendonin fatkeqësitë e myslimanëve të Mekës
me rastin e shpërnguljes së tyre të dhunshme në Medine. Të gjithë që kanë
mend e kuptojnë se ajo ishte vërtet një fatkeqësi e madhe. I lanë të gjitha
në Mekë, pasurinë, shtëpitë e tyre, bizneset dhe u nisën në një botë të re
ku nuk kishin asgjë. Zgjidhje e fatkeqësisë së tyre ishte vëllazërimi i
mekasve me medinasit. Po dembelia nuk ka zgjidhje tjetër përveç punës. Ne
jemi ummet i punës. Abdurrahman ibën Aufi r.a., njëri prej dhjetë të
përgëzuarve me xhenet ishte edhe ai pjesë e fatkeqësisë mekase. Po edhe pse
iu ofrua një pjesë e pasurisë nga ana e një medinasi, madje ju afrua edhe
një grua e tij, ky kërkoi vetëm një informatë: ku është tregu?
 Pyetjen e Abdurrahman ibën Aufit r.a. duhet që ta bëjnë të gjithë të
diplomuarit tanë mysliman që presin me radhë para dyerve të partisë për t`u
punësuar. O ju vëllezërit e motrat e mia. Dyert e punësimit dhe furnizimit
i kemi ngatërruar. Nuk na punësojnë kërkesat për punë , po përgatitja
profesionale, kualiteti, përzierja me shoqërinë, ndihma e lloj llojshme që
mund t`i bësh shoqërisë. Nuk na furnizon askush tjetër përveç Allahut. Ai
është Furnizues i përhershëm. Pyetja e Abdurrahman ibën Aufit r.a. duhet të
jetë një prej kushteve tona të ekzistencës. Ajo pyetje metaforike nuk duhet
interpretuar vetëm për pazarin. Njeriu duhet vrapuar dhe hulumtuar pas
rrizkut, po jo të mbyll shpresat e tij pas një partie të caktuar e cila
skajshmërish të dhunon intelektualisht. Nuk ka punë të turpshme e
nënçmuese. Allahu xh.sh. e përgatiti Pejgamberin e tonë, Muhammed Mustafanë
a.s. për një mision shumë të lartë, duke i ruajtur bagëtitë. Në sytë e
shumë të diplomuarve tanë mysliman, puna e blegtorit është punë shumë
nënçmuese, po ja këtë punë e ka bërë vet Pejgamberi ynë a.s.
 Sekuenca e dytë- Me siguri keni dëgjuar dhe lexuar se si është sjellë
Pejgamberi a.s. me fëmijët. Zejd ibën Harithe i cili më vonë u bë Zejd ibën
Muhamed, dhe pas rënies së traditës së birësimit u kthye prapë në Zejd ibën
Harithe dhe u keqinterpretua shpesh nga ana e orientalistëve perëndimor për
shkak të martesës së tij, ishte një fëmijë, dhuratë, rob në shtëpinë e
Pejgamberit a.s. Këtë rob e bleu Hatixheja r.a. për ta gëzuar burrin e saj
Muhammed Mustafanë a.s. para se ky i fundit të bëhej pejgamber.
 Familja e Zejd ibën Harithe e kuptuan se djali i tyre gjendet tek
Muhammedi a.s. dhe shkuan ta kërkojnë. Pejgamberi a.s. i priti mirë të
njëjtit dhe lirinë e vendosjes ia dha vet Zejdit. Ndërsa, edhe pse Zejdi
ishte rob e shërbëtor në shtëpinë e Pejgamberit Muhammed a.s. prapë se
prapë ai ma mirë dëshiroi që të qëndronte me të sesa të kthehej te
prindërit e tij.
 Çka e bëri Zejd ibën Harithen që të zgjedh Muhammedin a.s. para prindërve
të tij? Sjellja e Pejgamberit a.s. ndaj fëmijëve ishte e tillë që krijonte
dashuri dhe lidhje të ndërsjellët. Ai nuk i trajtonte fëmijët pa respekt,
dhe respekt nuk d.m.th vetëm plotësimi i dëshirave të fëmijëve, po edhe
respektimi i mendimit të tyre. Çdo fëmijë ka pasur të drejtë ta shpreh
mendimin e tij para Pejgamberit a.s. dhe ta ndjeje veten të lumtur për
shkak të pranimit të mendimit.
 Xhaxhai i Pejgamberit a.s. Ebu Talibi kishte shumë fëmijë, ndërsa ishte në
gjendje shumë të varfër. Për ta zbutur sadopak brengën e tij, Pejgamberi
a.s. vendosi që të marr nën përkujdesje fëmiun e vogël Ali ibën Ebu Talibin
r.a., ky i fundit i keqinterpretuar skajshmërisht nga shiiat dhe llojet e
shumta të dervishëve.
 Historinë e Pejgamberit a.s. me Aliun r.a. dhe pranimin e Islamit nga ana
e Aliut r.a. besoj se e dini të gjithë. Pejgamberi a.s. i tha të lutem
mbaje sekret këtë porosinë që po a thamë. Kujt ia tha këtë fjalë? Një
fëmije dhjetë vjeç, duke iu lutur.
 Këto dy shembuj nuk janë vetëm kënaqësi për leximin e tyre po edhe mësim
për ne. Çfarë raporte ne ndërtojmë me fëmijët? Ose ia plotësojmë deri në
fund të gjitha dëshirat e tyre duke i bërë të padëgjueshëm, ose mundohemi
që t`i mbajmë nën kontroll duke i frikësuar. Termi respekt ka kuptim më së
shumti në raportet midis të madhit dhe fëmiut.
 Sekuenca e tretë- Keni hasur në librat e historisë për rastet kur
Pejgamberi a.s. i ka kritikuar shokët e tij për ndonjë gabim të caktuar. Më
thuani ju lutem, një rast të vetëm kur Pejgamberi a.s. ka dhënë ndonjë
kritikë dhe dikush prej shokëve të tij të ishte lënduar?
 Ai u soll butë me beduinin i cili kreu nevojën fiziologjike në xhami, po i
dha shenja që beduini në fjalë i kuptoi se atë gjë që e ka bërë ishte gabim.
 Ne sot, ose i lëndojmë njerëzit duke i kritikuar, shpesh herë i rëndojmë
duke i thënë po të jap një këshillë, disa herë i irritojmë duke i hulumtuar
mangësitë e tyre, e ndoshta edhe i mbysim shpirtërisht duke i provokuar.
 Njerëzit janë me të meta. Allahu i ka krijuar gabimtarë. Çdo të ndodhte
nëse për çdo gabim që e vërejmë tek rrethi jonë gjithmonë imponohemi,
bërtasim e irritojmë të njëjtët? A mos do të zgjidheshin gabimet në këtë
formë?
 Forma e edukimit është metodologjia e Pejgamberit a.s. në përmirësimin dhe
mënjanimin e gabimeve në shoqëri.