Morfium identiteti

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 2 Mar 2013 15:10:16 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkc-oatDEaah=GJTmrTzm5T+Bmy0LG1T4BMLDXen0zxaA@mail.gmail.com>
Morfium identiteti
http://www.zhurnal.mk/content/?id=13311134827
  <http://www.zhurnal.mk/image.aspx?img=hamdi-nuhiu-210x210_30.jpg>
*Hamdi Nuhiju*

Skena politike në vend është bërë teatër. Po jo teatër aktrimi profesional.
Njerëzit mendojnë se kanë arritur suksese të mëdha në karrierat e tyre
politike me mashtrimin e disa masave të caktuara.

Të tjerët shpresojnë se do të thellojnë hendekun e veprimeve dhe
mashtrimeve të njëpasnjëshme politike. Të tretët lundrojnë në ëndrrën
vetjake pa mos përmendur oazën e shpëtimit. Vijëzimi i këtillë do të
vazhdonte nga njëri skaj i botës e deri në skajin e fundit të mendimeve.

Në këtë krizë identiteti e lirie, njeriu detyrohet që të mendoj për të mos
menduar. Ai detyrohet që të veproj për të qëndruar në vend. Dhe detyrimi
detyrohet që të humb kuptimin e tij. Bota sillet rrotull. Para disa vitesh
kishte kuptim qëndrimi në krah të një mendimi dhe përkrahja e tij për shkak
të bërjes së padrejtësisë. Sot ka marr kuptim zhgënjimi i pjesës dërmuese
të popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Dalja nga ky qorrsokak
sa i vështirë të jetë, po duket edhe i pamundshëm.

Lapsi i publicistit në vend që të ngjallë shpresa dhe optimizëm po
detyrohet që të shpreh zhgënjimin e kritikën. Për të mos u linçuar nga
kërbaçi politik, e gjuajmë gurin dhe fshehim familjen. Kjo është bota e
monopolit ku të gjithë kanë të drejtë, por vetëm njëri jeton.
Edhe pse ekziston ‘ Deklarata universale e lirive dhe të drejtave të
njeriut’ ajo është e pavlefshme për qytetarët shqiptarë e maqedonas kur
është në pyetje mbrojta e tyre prej monopolit të energjisë elektrike.
Deklaratën në fjalë askush nuk e mohon, ndërsa në vepër respektohet vetëm
kur janë në pyetje interesat e ndonjë grupi të caktuar.

Edhe pse ekziston Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila duhet të veproj
njëjtë për të gjitha shtetet, ajo bëhet shurdhe dhe memece karshi krimeve
sioniste në Palestinë. Burgu më i madh i tragjedisë njerëzore, ai në Gaza,
prej në 2006 mbulon mbi 2 milion njerëz të cilët nuk gëzojnë asnjë të
drejtë që gëzojnë njerëzit normal në botë, ndërsa OKB, organizata që
detyrohet për të drejtat e popujve në botë, bëhet e shurdhër dhe memece
para kërkesave të tyre.

Në Siri po përjetohet një tragjedi njerëzore ku për çdo ditë po vriten e
masakrohen fëmijë, vajza, gra, pleq e të rinj, ndërsa organizatat
ndërkombëtare nuk po e shohin të arsyeshme të veprojnë njëjtë ashtu siç
vepruan në Gjeorgji. Invazioni i Francës në Mali, në vend që të gjykohet
dhe pengohet nga organizatat ndërkombëtare, ai po amnistohet bile edhe po
përkrahet në mënyra të ndryshme direkt e indirekt.

Bota nuk është ashtu si duket, nga që ne, njerëzit, po e bëjmë që të duket
ashtu si duam ne. Në vend që të krenohemi me vlerat e vërteta njerëzore ne
thirremi në principe dhe rregulla që çojnë kah degjenerimi.

Omer ibën Abdulazizi ka thënë:” Shpirti im është i etur. Kur i jepet diçka
prej kësaj bote, etet për diçka që është më e madhe se e mëparshmja.”
Njëri prej probleme thelbësore i shoqërisë njerëzore është edhe
korrupsioni. Varfërimi i njerëzve është si rezultat i vjedhjes së njerëzve
të pasur dhe marrjes së hakut ndaj njerëzve të varfër. Shtetet po
korruptojnë shtetet, popujt po korruptojnë e po vjedhin popujt e caktuar,
njerëzit po i vjedhin njerëzit e caktuar, grupet e interesit po vjedhin
grupet e interesit. Aq shumë është shtresuar kjo dukuri fatkeqe saqë është
shndërruar në sëmundje. Pasojat e saj janë të vështira.
Paramendoni shoqërinë multietnike në Maqedoni, ku një djalosh i ri,
shqiptar mysliman, 13 vjeçar, detyrohet që të puth kryqin vetëm pse ligjet
i bën më i forti dhe nuk japin siguri edhe për më të dobëtin? Edhe pas
puthjes ai rrihet brutalisht nga huliganët maqedonas.

Këto ditë u arrestua një polic maqedonas me burg të përjetshëm për shkak të
vrasjes së dy të rinjve shqiptar. Ky lajm pati jehonë të madhe triumfalizmi
në të katër anët e shqiptarisë. Mendoj se duhet të kishte jehonë frikë dhe
tmerri. Në këtë shtet të padrejtë t`i si shqiptar mund të vritesh në çdo
kohë dhe në çdo moment, dhe vetëm nëse vritesh, mund të ndërgjegjësohet
shteti, për­ndryshe deri në pesë minuta para vdekjes e ke shtetin kundër
teje.

Me plot të drejtë mund të më akuzoni për termin morfium identiteti të
përdorur në titull të këtij shkrimi. Askush nuk ka të drejtë t`ua mohoj
këtë të drejtë edhe nëse do të ishte qasje ndryshe.

Identiteti maqedonas, ose edhe identiteti politik, eko­nomik, social,
kulturor e kombëtar në këtë shtet të popujve nëse nuk fshihet pas termit
morfium që nënkupton varshmërinë, atëherë me plot të drejtë do ta qaj
vetën. Ky identitet është i varur edhe i lidhur pas korrupsionit të
skajshëm, pas premtimeve boshe, pas honorarëve të këtij shteti ku pagesa e
tyre zgjat me vite, pas punës se marrjes së rrogës duke qëndruar në shtëpi,
etj.