*** AlbClub Discussion List ***
In a message dated 1/24/2008 2:24:00 P.M. Central Standard Time,
[email protected] writes:
E kuptoj, ne kushtet e mungeses se tmerreshme te proteinave, per kombin tone
kjo periudhe duhet zgjtaur pak, por me tej, kushdo qofte nje here duhet te
bente ate pyetje qe benin edhe te krishteret e pare, per te mos qene larg
temes se kaluar, pra: cfare kishte me pare ose cfare do te ndodhte po te mos
zgjidhnim komunizmin si, ideologji, fe shteterore?
DK
Reagimet e disa disleksikeve qe dine e shkrim e kendim po nuk dine te
lexojne i prisja po nga reagimi juaj jam zhgenjyer pak.Fraza qe perdora pak a shume
ishte:te pakten prinderit e tyre ndertuan dicka keta s'kane bere
asgje.medemek po qeverisin me keq se prinderit e tyre.Nuk e di se cila pjese e ketij
mesazhi te ben ty dhe te tjereve te beni keto diskutime bajate te stilit te
mbledhjeve te Frontit ne lagje.Atehere te kryqezonin po te vije ne dukje ndonje
ane pozitive te regjimit te Zogut.Me ben nje pyetje hipotetike per te cilen e
kam veshtire te spekulloj sepse historia nuk behet me "sikure".C'kishim para
komunizmit?Me aq sa kam lexuar kishim nje klase politike e cila kishte
ekzaktesisht te njejtat vese qe u pershkruan ketu per ate te sotmen.c'do te
ndodhte po te mos kishim zgjedhur komunizmin?Nje mundesi eshte se mund te ishim
bere vend i perparuar si greqia apo italia.Nje mundesi tjeter eshte se
shqiptaret do te kishin gjetur nje sebep tjeter per ti rene njeri tjetrit.Pra mund te
kishim shkuar either way.
DK
"
Hidrocentralet? Per cfare hodocentralesh e ke fjalen? Per ato qe mezi na
lejonin te mbanim ndezur nje llampe te dhjere nga mizat mu ne mes te dhomes se
ftohte? "
"Biles, fakti qe kur ra komunizmi, ne nuk mund te ushqenim me rryme as ato
elektromenaxheret turke qe bleme, tregoi qarte se ata qe ju quani prinderit
tane, nuk e kishin bere detyren e tyre as si komuniste, se vendeve te tjera
komuniste rrotull nuk u doli fare problemi krizes energjitike, aq egersisht sa
ne!"
Ju keni halucinacione i nderuar.Ne asnje rast nuk i jam referuar si
prinderit tane.E kishim fjalen te prinderit e pushtetareve.Persa perket fuqise se
ulet te rrjetit problemi nuk ishin HC.Problemi ishte ne rrjetin
shperndares(transformatoret, linjat kabllore etj) i cili nuk ishte projektuar te mbante
ngarkesa te medha.Te njejtat hidrocentrale sot fuqizojne pajisjet
elektroshtepiake te shqiptareve(sigurisht kur liqenet jane plot me uje)
.
DK
"Po te mos ishte komunizmi, ju mendoni se ai komb, do te rrinte duke u
ngrohur me shkarpa e ndricuar me qiri? "
Nuk thashe se vetem komunizmi mundet te ndertoje HC (ky eshte spekullimi
yt).Mundet qe punet te kishin shkuar me mire po sot ai komb po ndricohet me qiri
.Une vete familjarisht kam kaluar nete te tera rreth qiririt.Dhe kjo ne mes
te Tiranes.Ka 17 vjet qe nuk po ndertohet asnje veper energjitike.
DK
"
Po ajo shkolla dhe ai universiteti i bijve te popullit e ku ta di une? Po
pse, mik, nuk mendon ate tjetren, se po te mos i kishin mbytur te gjitha
qelizat demokratike qe u dhane jete amerikanet e anglezet me 1946, atij vendi, a
nuk do te kishim ne sot diploma te njohura nga e gjithe Evropa?
A nuk do tw kishim nje pasaporte me te cilen do leviznim si agallare te
vertete?
Me jep nje prove te me mbushesh mendjen se nuk do te qe keshtu. Me jep nje
prove, se amerikanet e anglezet, kur nxisnin nje lloj opozite demokratike ne
zgjedhjet e 46 es, kishin per qellim, jo te ndertonin nje sistem si ai qe
funksiononte ne vendet e tyre, por te na mbanin ne mjerim, diktature, injorance,
semundje e ku ta di une"
DK
Me jep ti nje prove se keto gjera qe mi pershkruan une i kam permendur ne
mesazhin tim.edhe njehere tema ishte qe keta udheheqesit e sotem jane pasardhes
te prinderve te tyre dhe po qeverisin me keq se ata.Ti fillon e hidhesh dege
me dege.sikur anglezet te na kishin marre nen sqetull, sikur te mos kishte
ndodhur kjo e ajo, c'do te ndodhte sikur ,a mendoni se sikur halla te kishte
...
DK
"Kujt mutin i sherbeu ai universitetit , pervecse per te indoktrinuar
fshataret! Po afroheshin vitet 90 dhe kryeinxhinieri i RTVSH, hynte ne zyren time,
mbyllte deren nga pas e ulerinte: Jene kokderra, nuk duan te ndryshoj asgje.
Ne 90 perqind te teksteve dhe leksioneve te deges se elektronikes, ku jepte
mesim, u kushtohen llampave, nderkohe qe ne industri perdoren vetem
tranzistoret dhe qarqet e integruar"
Nuk e di per deget e tjera por ne inxhinierine e ndertimit jepeshin pothuaj
te njejtat njohuri qe jepen edhe ketu ne Amerike.I kam krahasuar tekstet.Vete
fakti qe objektet e ndertuara nga inxhinieret shqiptare jane ende ne
shfrytezim tregon se nuk ishte fare pa vlere.Te gjitha ato te meta qe ju permendni
dihen edhe diheshin.E keqja eshte se pas 17 vjeteve UT nga nje nivel nen
mesatar ka vajtur ne pothuaj zero.Nje pedagog i inxhinierise me ankohej se
studentet e tij nuk jane ne gjendje te zgjidhin asnje ekuacion te grades se pare.
DK
"Pastaj ju vini ate togefjaleshin prinderit tane,dhe mendoj se gaboni.
Nderkohe qe ne terthorazi i akuzojme, ata vetem se iu pershtaten fatalisht frymes
kriminale te nje klike uzurpatoresh e banditesh dhe gjithcka tregon se...
kete e bene per ne. "
Me ngaterron me ndonje tjeter i dashur.Kontrollo posten e shiko kush e ka
permendur ate togfjalesh.
**************Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music.
(http://music.aol.com/grammys/pictures/never-won-a-grammy?NCID=aolcmp003000000025
48)
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.