[AlbClub] Ogg:Janullatos, perfaqesues fetar?? ....
sali bollati <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Ne, shqiptaret, ne ndryshim nga shume kombe te tjera, vecanerisht nga greket, kemi nje tolerance fetare te admirueshme,e cila eshte mire per te sherbyer si shembull nga te gjithe, sidomos sot kur fete padrejtesisht komandohen nga ndjenja antifetare te urrejtjes reciproke dhe jo te dashurise e respektit ndaj njeri tjetrit.
Persa i takon fese ortodokse shqiptare, mund te themi pa frike se nder atdhetaret me te perkushtuar te shqiptarrizmes, kane qendruar dhe sherbyer shume te krishtere ortodoks. Ketu ne Amerike, Fan Noli,Kristo Floqi, Kristo Kirka e shume te tjere, krahas ngritjes se Vatres, ngriten Kishen Shqiptare dhe meshuan ne gjuhen e embel shqipe qe para 100 vjetsh
Kur me 1908 Noli mbajti ne Boston meshen e pare ne gjuhen shqipe, Faik Bej Konica shkruajti " Kjo eshte nje dite e shenuar e Rilindjes Kombetare, eshte nje pike kthese ne historine e Shqiperise. Kete ne nuk mund ta harrojme dhe nuk do t'i lejojme te tjeret ta harrojne"(N. Kirka- "Per Memedhene").
Me poshte atdhetari i mirenjohur Z. Niko Kirka vazhdon: "Kisha e jone ortodokse shqiptare u krijua me mundime, me sakrifica dhe ne lufte kunder kishes greke. Rruga e saj u la edhe me gjakun e klerikeve shqiptare, si Papa Kriso Negovani, at Stath Melani, Papa Llambro Ballamaci dhe me dhjetra laike shqiptare si Spiro Kosturi, Petro Nini Luarasi e tj,"
Dergimi i Janullatosit ne Tirane me 1991(dhe aqe me shume kurorezimi i tije me 2gusht 1992 -ata qe nuk e dijne 2 gushtin e 1949 me provokacionet greke ne kufirin tone), jane veprime te qellimta me pabesine karakteristike bizantine greke, dhe nuk kane asgje te perbashket me fene e vertete!
Une kam pasur rastin ta takoje Janullatosin me 1994. Ne ate kohe shume misione bamirese kishin hapur veprimtarine e tyre ne Shqiperi.Ne, nje grup drejtuesish te Shoqates se Jetimeve Shqiptare, ne takim i kerkuam atij qe meqenese organizatat islamike filluan te japin ndihma mujore ne te holla per jetimet edhe ortodokes, a do te kete deshiren qe edhe Kisha Ortodokse te ndihmoje jetimet kryesisht ortodoks. Per habine tone ai na u pergjegje se kisha e tije ishte e varfer ne te holla, por ne rast se donim mund te ndihmonte qe 20 vajza,vajza jo me shume se 15 vjecare, ti dergonte ne Greqi per ti edukuar?!
Ndersa ne shkurtin e 2001, ne nje tubim te organizuar kryesisht te krishterve shqiptare ne Amerike, kemi protestuar qe pse Janullatosi nuk eshte zevendesuar ende nga nje peshkop shqiptar.
Po sot, mbas 17 vjetesh si eshte e mundur qe te mos jete pergatitur nje shqiptar per te zene kreun e Kishes Autoqefale Shqiptare?!
Te gjitha keto kane nje aresye, aresyeja e vetme qendron ne ate greket kane te rrenjosur nga kisha e tyre, qe cdo ortodoks duhet te jete grek??!
Z.Janullatos, si ka mundesi qe para 125 vjetesh, peshkopi i Camerise me 1877, detyrohet te perktheje pjese te Dhjates se Re ne gjuhen Shqipe ( S.Muselimi-"Istoriko Peripato ana tis Thesprotia", botim i 1997 ne Janine), sepse te krishteret e Camerise-Thesprotise, nuk kuptonin asnje fjale greke gjate meshes?! dhe sot kur ne Athine punojne mijera shqiptare, nuk ka asnje kishe ne gjuhen shqipe??!
Cilen Kishe shqiptare perfaqesoni juve, kur nuk lejuat para dy muajsh te promovohet libri i Th.Gjikes- "Kur dhe ku u shkrua Dhjata e Re" ne kolegjin ortodoks te Durresit dhe aqe me teper nuk denjuat as te merni pjese ne promovimin e tije ne Tirane??!
Dihet boterisht se Dhjata e Re eshte ne fakt si nje Abetare e kishes, atehere kuptohet qarte
qe kjo dhjate e shkruar ne shqip eshte ne kundershtim me qellimet tuaja greqezuese!
Dhe dicka tjeter, si juve kundershtoni identifikimin e eshtrave te shqiptareve te cvarrosur qellimisht ne Kosine te Permetit dhe nuk keni guximin te merni pjese ne meshen e pershpirtjes te martireve came, te cilet u masakruan dhe u lane pa varre ne tokat e tyre etnike shqiptare?? .
Ku gjenden sot miliona euro, per tu veshur me kapele, kryqe e qyrqe te arta dhe aqe me shume per te bere ndertime kishtare shume te kushtueshme, jo ne stilin kristian shqiptar,
kur para disa vjetesh nuk deshet t'u paguani jetimeve ortodoks as nga 20 dollare ne muaj??!
Keto dhe shume fakte domethenese te tjera tregojne qe Janullatosi nuk eshte i derguar fetar dhe aqe me pak "shenjtor" sic i pelqen ta quaje vehten.
Prandaj sa me pare qe te vendosen ne vend kerkesat e Statutit Perfundimtar te Kishes te miratuar ne Kongresin e KOASH me 1929 qe shprehimisht nenvizohet se " te gjithe kleriket e hierarkise kishtare dhe zevendesit e tyre duhet te jene me gjak, gjuhe e shtetesi shqiptare", aqe me me besim do shkojne ne kishe shqiptaret e vertete ortodoks per te ndegjuar fjalen e vertete te ZOTIT dhe ne asnje menyre ate te DJALLIT te sotem
S.Bollati New York, 25 janar 2008
---------------------------------
Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club