[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit
bato ipare <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
-5-
...HISTORIA E PERIKLIUT...
Ne lidhje me bashkepunimin e Pausanias me perset, spartanet derguan nje delegacion ne Athine, dhe ne base te fakteve qe ata kishin zbulura ne hetimin e tyre, akuzuan gjithashtu Themistokliun per te njejtin krim. Ata u kerkuan athinasve qe ta denonin edhe ate ne te njejten menyre (Pausania ishte komandanti forcave spartane dhe atyre te alleateve ne luften Perse, dhe qe denuar me vdekje b.i), dhe athinasit pranuan qe ta benin. Ne te njejten kohe, megjithate, ai ishte perzene nga qyteti dhe jetonte ne Argos, nga ku shpesh udhetonte neper pjeset e tjera te Peloponezit. Per kete arsye athinasit derguan bashke me spartanet, te cilet ishin me se te gatshem per te ndihmuar ne ndjekjen e tij, disa oficere te tyre me urdher per te arrestuar Themistokliun kudo qe ta gjenin dhe ta sillnin ne Athine. Themistokliu i ra ne te se cfare po ndodhte dhe iku nga Peloponezi ne Korkyre, banoret e se cilet e nderuan ate si mireberes te tyre. Por korkyrasit i thane se ata nuk guzonin te
rrezikonin e te perballnin armiqesine e Spartes dhe Athines duke i ofruar atij strehim, dhe keshtu ata e percollen ne anen tjeter te bregut, ne token perballe. Ketu, me oficeret nga Athina ne gjurmet e tij, te cilet e kishin marre vesh rrugen qe ai kishte shkuar, ne nje moment ai u gjend aq ngusht sa iu desh te hynte ne shtepine e Admetusit, mbretit te Molloseve, qe nuk ishte mik i tij. Admetus qelloi qe te mos ishte ne shtepi ne ate kohe, dhe Themistokliu u mesua nga e shoqja e mbretit, te ciles ai iu lut, qe te merrte femijen e tyre ne krahe dhe te ulesh afer oxhakut te zjarrit. Jo shume kohe me pas Admetusi u kthye dhe Themistokliu i tregoi se kush ishte. " Eshte e vertete, i tha ai, qe kur ju kerkuat ndihmen e Athines, une isha kunder teje, por do te ishte gabim sikur ti te merrje hakun mbi mua tani, kur une jam ne mergim. Ne kete moment une jam ne meshire te njerezve shume me pak te forte se sa ti, dhe nuk eshte e fisme te hakmerresh ndaj te barabarteve kur ata
ndodhen ne disavanatazh. Gjithashtu, edhe atehere kur une e kundershtova kerkesen tende, ajo nuk ishte nje ceshtje per jete a vdekje, por thjesht nje kerkese qe ti po beje; por ne qofte se ti me dorezon mua (dhe ai i tregoj atij se kush ishin ndjekesit e tij, dhe se cfare kishin ndermend te benin me te), eshte me se e sigurte se ti do me marresh jeten time.
Admetus e degjoi ate dhe pastaj e ngriti ne kembe, se bashku me femijen e tij, te cilin Themistokliu, sa ishte i ulur, e kish mbajtur tere kohes ne krah- dhe kjo gje ne fakt pati efektin me te madh ne suksesin e lutjes se tij. Jo shume kohe me pas mberriten spartanet dhe athinasit, dhe pavaresisht nga gjithshka cka ata thane, Admetus refuzoi ta dorezonte ate. Meqenese ai donte te shkonte tek mbreti i Persise, ai e dergoi ate me ane te tokes tek qytetit Pydna i Aleksandrit, i cili gjendesh ne Egje...
...Themistokliu ishte nje njeri, gjenia e te cilit ishte pagabueshmerish e dukshme; ne lidhje me kete, ai ishte i jashtezakonshem, dhe me shume se cdokush tjeter meriton admirimin tone. Pa e studiuar nje subjekt me perpara ose pa u marre me te me vone, por thjesht duke perdorur inteligjencen qe i kish dhene natyra, ai kishte fuqine te arrinte ne perfundime te drejta per ceshtje qe duheshin vendosur ne moment, te cilat nuk kishin kohe per diskutime te gjata, dhe duke vleresuar se cfare do te mund te ndodhte, parashikimet i tij per te ardhmen ishin gjithnje me te sakta se sa ato te te tjereve. Ai ishte ne gjendje te spjegonte ne menyre perfekte cdo subjekt me te cilin ai ishte familjar, madje edhe jashte fushes se tij te kompetences ai mund te ofronte nje opinion te shkelqyer. Ai ishte vecanerisht i afte per te pare ne te ardhmen te gjitha mundesite e fshehura ne te , si per te mire, ashut edhe per te keq. Per ta permbledhur ate ne pak fjale, mund te thuhet se me ane te
forces se gjenise se tij dhe nga shpejtesia e veprimit, ky njeri ishte suprem ne te berit ekzaktesisht gjene e duhur ne ekzaktesisht momentin e duhur.
---------------------------------
Be a better friend, newshound, and know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club