Re: [AlbClub] Shqiptaret dhe komunizmi:)!

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <00cc01c86235$a361e630$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

E përkryer kjo analiza e Abaz Ermenjit!

Ju faleminderit për citimin (qenka dhe i gjithë libri në internet!).  Nuk e dija se Abaz Ermenji kishte hyrë në këto lloj analizash të sinqerta dhe realiste: gabimisht e mendoja të ngurtë, që nuk arrinte të kritikonte/diagnostikonte gjënë më të dashur të tij, atdheun, siç janë shpesh nacionalistët.

Natyrisht që ky virtyt i Abaz Ermenjit, e bën edhe më të madh, edhe më patriot, edhe më nacionalist, sesa ata që me "patriotizmin" e tyre qorr ose hipokrit, nuk arrijnë të bëjnë diagnoza të sakta, e për pasojë nuk jepen as edhe kurat e duhura.  E pra, kurimi (shërimi) i sëmundjeve tona kombëtare, është patriotizmi më i lartë.

Përshëndetje.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: [email protected] 
  To: [email protected] 
  Sent: Tuesday, January 29, 2008 12:59 AM
  Subject: Re: [AlbClub] Shqiptaret dhe komunizmi:)!


                    *** AlbClub Discussion List ***






------------------------------------------------------------------------------


  In a message dated 1/28/2008 7:12:40 A.M. Central Standard Time, [email protected] writes:
    .

    Xhaxhai (koheve te shkuara) ka pasur guximin te pyese (madje, deri diku edhe te pergjigjet, por jo ta elaboroje gjate e qarte) se a jane kompatibel shqiptaret me demokracine perendimore?
  Abaz Ermenji shkruan per kete problem dhe meqenese shqiptaret po manifestojne te njejtat vese qe kishin atehere ia vlen te citohet:.
   "...Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptazi se as populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një evolucioni shumë të gjatë. E pamë sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937, (përveç vitit 1920 ku Shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidarësi të vërtetë kombëtare) s'shihej as dëgjohëj tjetër veçse trubullime, kryengritje, çohu ai kundër këtij, pikërisht si në kohën e Turqisë, kur çdo krahinë, çdo bajraktar, çdo kapedan, ishte një shtet më vehte. Prandaj, në kushte të këtilla, t'ia hedhish të gjithë përgjegjësinë e fatkeqësivet kombëtare një njeriu të vetëm - dhe ky njeri të jetë Zogu - nuk na duket gjykim historiani. Zogu ka përgjegjësitë e tija, po edhe kombi shqiptar, në përgjithësi, kishte mungesat e tija, të cilat nuk ishin më të vogla. Dhe mbasi çdo populli i vjen një regjim pas kokës sikurse çdo njeriu që i vjen një kësulë, duket se populli shqiptar në tërësi, nuk ishte i pjekur për një regjim më të mirë. Dhe kjo jo për mungesë energjie, zgjuarësie e cilësish morale, po për shkaqet historike që kemi treguar gjatë këtij studimi. Shqiptarët, në përgjithësi, kishin mbetur ndoshta populli më anarkik i Evropës, popull që s'pranonte asnjë autoritet shtetëror, dhe botëkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të delte përtej rrethit të krahinës të fisit a të bajrakut. Kujtonin se qeveritë dhe regjimet politike duhëshin ndërruar sipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa ç'mund të ndërrohet këmisha. Çdo bajraktar që çonte më këmbë 300 veta, çdo oficer që mund të bënte me vehte 20 gjindarmë, kujtonte se ishte mjaft i fortë për të marrë në dorë Tiranën dhe shtetin. Dhe gati të gjitha ato që kemi quajtur "kryengritje" kanë qënë të kësaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje fatkeqe e atij populli të mjerë, pas zogizmit, solli komunizmin. Prandaj, përveç përgjegjësivet historike që Zogut mund t'i ngarkohen edhe prej brezavet t'ardhshëm, kur të jenë shuar pasionet e kohës sonë, le të shikojmë nëse regjimi i tij mund të ketë pasur edhe ndonjë anë pozitive..." http://membres.lycos.fr/ballikombetar/historia.html 





------------------------------------------------------------------------------
  Start the year off right. Easy ways to stay in shape in the new year. 


------------------------------------------------------------------------------


  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.