[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit
bato ipare <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
-6-
ELEGJIA FUNEBRE E PERIKLIUT
"...Une nuk kam deshire te mbaj nje fjalim te gjate mbi tema qe jane te njohura per te gjithe ju: keshtu, une s`do them asgje mbi trimerite ne lufte me ane te te cilave ne u beme te fuqishem ose mbi betejat ne te cilat ne ose baballaret tane i rrezistuam burrerisht armiqve tane, grek apo te huaj. Cfare dua te bej se pari eshte te diskutoj frymen me te cilen ne perballem sprovat tona dhe gjithashtu kushtetuten tone dhe menyren tone te te jetuarit e cilan na ka bere neve nje shtet te madh. Mbas kesaj une do te flas ne te mire te te vdekurve, duke besuar se ky lloj diskutime nuk eshte i papershtatshem per kete rast te tanishem dhe qe e gjithe kjo asamble, qytetaresh e te huajsh, mund ta degjojne e te mesojne.
Me lejoni te them se sistemi yne i qeverisjes nuk eshte nje kopje e institucioneve te fqinjve tane. Ne jemi me teper model per ta se sa imitues te dikujt tjeter. Kushtetuta jone quhet demokraci sepse pushteti nuk eshte ne duart e pakices por ne ato te te gjithe popullit. Kur vjen puna per zgjidhjen e ceshtjeve private, te gjithe jane te barabarte para ligjit; kur behet fjale per te vene nje person para nje tjetri per pozicione me pergjegejsi publike, cfare ka rendesi nuk eshte perkatesia ne nje grup te caktuar , por aftesite aktuale qe zoteron ky njeri. Askush, persa kohe qe ai deshiron te vihen ne sherbim te shtetit, nuk lihet ne erresire politike per arsye se eshte i varfer. Dhe, sic eshte jeta jone politike e lire dhe e hapur, po keshtu eshte jeta jone e perditeshme, ne maredhenie me njeri-tjetrin. Ne nuk bashkohemi ne nje shtet me fqinjin tone karshi, por as e shohim ate me sy te shtrember, shikim ky qe megjithese nuk demton praktikisht, ai cenon ndjenjat e
njerezve. Ne jemi te lire dhe tolerues ne jetet tona private; por ne ceshtjet publike ne i permbahemi ligjit. Kjo per arsye se ai kerkon respektin tone me te thelle.
Ne iu bindemi atyre te cileve ne veme ne pushtet, dhe ne u bindemi vete ligjeve, sidomos atyre te cilat jane vene per mbrojtjen e me te shtypurve, dhe atyre ligjeve te pashkruara, thyerja e te cilave eshte nje turp i pranur.
Dhe kjo eshte nje pike tjeter. Kur puna jone eshte e mbaruar, ne jemi ne gjendje te shijojme cdo lloj zbavitje te shpirtit. Ka lloje te ndryshme garash dhe sakrificash rregullisht gjate gjithe vitit. ; ne shtepite tona gjen bukurine dhe shijen e mire te cilat na kenaqin cdo dite dhe i shtyjen hallet tona tutje. Madheshtia e qytetit tone ben te mundur qe te mirat nga cdo cep i botes te vijne tek ne, keshtu qe per ne eshte me se natyrale te shijojme si prodhimet e huaja, ashtu edhe ato te vendit...
...Dashuria jone per te bukuren nuk con ne ekstravagance; dashuria jone per gjerat e mendjes nuk na ben ne te qullet. Ne e shohim pasurine si dicka qe duhet perdorur ne menyre te shendoshe e jo si dicka me te cilen mund te mburremi. Sa per varferine, asnje nuk ka se pse te kete turp per ta pranuar; turpi i vertete eshte te mos marresh asnje mase praktike per ti shpetura asaj. Ketu cdo njeri eshte i interesuar jo vetem ne punet e veta, por edhe ne ato te shtetit.: edhe ata qe jane me se shumti te zene me punet e tyre, ata jane tej mase te informuar mbi politiken e pergjithshem - kjo eshte nje vecanti e jona.: ne nuk themi qe nje njeri i cili nuk merret me politike shef vetem punen e vet; ne themi se nje njeri i tillle nuk ka pune fare ketu. Ne athinasit, midis nesh, marrim vendime mbi politiken tone, ose e shtrojme ato per diskutim; sepse ne nuk mendojme se ka nje paperpuethshmeri midis fjales dhe veprimit; gjeja me e keqe eshte te nxitosh ne te vepruar perpara se te
gjitha pasojat te jene marre ne konsiderate. Dhe kjo eshte nje pike tjeter ku ne ndryshojme nga popujt e tjere. Ne jemi te afte ne te njejten kohe tu hyme rreziqeve, dhe ti vleresojme ato para se ti ndermarrim. Te tjeret jane te guximshem per shkak te injorances se tyre, dhe kur ata ndalojne se menduari, ata fillojne te kene frike. Por ai njeri qe mund te quhet i guximshem ne kuptimin e plote te fjales, eshte ai qe e di me mire se kushdo se cfare eshte e embel ne jete dhe cfare eshte e tmerrshme, dhe atehere ai shkon perpara i palekundur per tu perballur me gjithshka qe vjen ne rruge te tij.
E perseri, ne ate qe ka te beje me te ndjerit mire, ka nje kontrast te madh midis nesh dhe pjeses me te madhe te popujve te tjere. Ne bejme miq duke u bere mire te tjereve, jo duke marre te mirat nga ata. Kjo e ben miqesine tone akoma dhe me te qendrueshme, sepse ne kerkojme te mbajme gjalle mirenjohjen e atyre te cilet jane ne borxh ndaj nesh, duke treguar deshiren e mire tonen ndaj tyre: ndersa ndjenjave te atij qe na ka ne ndonje borxh, i mungon i njejti entuziazem, sepse ai e di qe kur ai na ripaguan ne miresine tone, eshte me teper si pagimi mbrapsh i nje borxhi se sa dhenia e dickaje ne menyre spontane. Ne jemi te vecante ne kete. Kur e bejme nje te mire, ne nuk e bejme ne baze te llogarive se cfare do fitojme e cfare do humbasim: ne i bejme ato pa ndonje prapamendim, duke u bazuar thjeshte ne lirine e liberalizmit tone. Te marra te gjitha se bashku atehere, une deklaroj se qyteti yne eshte nje edukim per Greqine, dhe une deklaroj se ne opinionin tim, secili
prej qytetareve tane, ne te gjitha aspektet e shumta te jetes, eshte i afte ta tregoje veten si zot i vetvetes, dhe per me teper, ta beje kete me fisnikeri te jashtezakonshme dhe me zhdervjellesi te jashtezakonshme. Dhe per te treguar qe keto s'jane fjale boshe per rastin e tanishem, por fakte te prekeshme, mjafton qe te merrni ne konsiderate fuqine qe zoteron qyteti yne, fuqi e cila eshte fituar nga vete keto cilesi qe permenda. Athina, e vetmja nga te gjitha shtetet qe njohim, vjen ne proven e kohes me nje madheshti qe e kalon ate cka ishte imagjinuar prej saj. Ne rastin e saj, dhe vetem ne rastin e saj, asnje armik pushtues nuk ndjehet i turperuar sepse eshte mundur, dhe asnje subjekt nuk mund te ankohet se po qeveriset nga njerez te paafte per pergjegjesine e tyre. Jane madheshtore ne fakt gjurmet dhe monumentet e perandorise sone qe ne kemi lene kudo. Epokat e ardhshme do te mrekullohen me ne, po ashtu sic edhe epoka e tanishme mrekullohet me ne tani. Ne nuk kemi
nevoje per lavded e Homerit apo te cdokujt tjeter, fjalet e te cileve mund te na kenaqin per momentin, por vleresimi i tyre i fakteve nuk arrin nivelin e se vertets. Sepse shpirti yne i aventures ka hapur shtigje ne cdo det e ne cdo toke ; dhe kudo ne kemi lene mbas nesh permendore te pashlyeshme te se mires qe ne u kemi bere miqve tane dhe te vuajtjeve qe ne u kemi shkaktuar armiqve tane.
Ky eshte pra lloji i qytetit per te cilin keta burra, qe nuk mund ta duronin dot idene e te humburit te tij, luftuan fisnikerisht dhe vdiqen fisnikerisht. Eshte vetem e natyrshme qe cdonjeri prej nesh qe mbijetoi, duhet te jete i gatshem te pranoje veshtiresite ne sherbim te tij. Dhe eshte pikerisht kjo arsyeja qe une fola kaq gjate per qytetin tone, sepse une doja ta beja te qarte se cfare eshte ne loje per ne eshte shume me e madhe se sa ajo e atyre te cileve u mungojne avantazhet tona.; une doja gjithashtu qe fjalet e mija lavderuese per te vdekurit te viheshin nene driten ndricuese se fakteve. Dhe tashti pjesa me e rendesishme e ketyre fjaleve u tha. Une i kendova lavdise se qytetit tone; por ishte kurajo dhe burreria e ketyre burrave, e njerezve si keta qe e ka bere ate te lavdishem. Ju nuk do ta gjeni kete ne rastin e shume grekeve te tjere se sa c`eshte rasti i tyre, ku fjalet nuk flasin dot me teper se sa veprat.
Mua me duket se konsumimi qe i mori keta burra na tregon neve kuptimin e burrerise ne shfaqjen e saj te pare dhe ne proven e saj te fundit. Disa prej tyre, pa dyshim, kishin te metat e tyre; por ajo cfare ne duhet te kujtojme me perpara, eshte trimeria e tyre kunder armikut ne mbrojtje te qytetit. Ata e mbuluan te keqen me te mire, dhe i bene me shume te mira komuntiteti se sa c'e demtuan ate ne jeten e tyre private. Asnje nga keta burra nuk u ndje i dobet sepse ai donte te shkonte e te shijonte pasurine e tij: asnje nuk e shmangu kete dit te keqe me shpresen se ai nje dite do te mund ti shpetonte varferise e te behej i pasur. Duke e deshiruar me shume se sa keto gjera, ata i bene balle krenarise se armikut. Kjo, per ata, ishte nje rrezik me i lavdishem, dhe ata e pranuan, te gatshme per te goditur armikun e per te hequr dore nga cdo gje tjeter. Sa per suksesin apo deshtimin , ata e lane ate ne duart e dyshimta te Fatit, dhe kur realiteti i betejes ishte para fytyres
se tyre, ata vune besimin e tyre ne vehten e vet. Ne luftim, ata menduan se eshte me e ndershme te qendronin aty ku ishin e te vuanin vdekljen se sa te dorezoheshin e te shpetonin jeten e tyre. Keshtu ata i iken qortimeve te njerezve, duke i bere balle me jete e me trup ashpersise se betejes; dhe ne nje moment te shkurter te kohes, ne maje te jetes se tyre, ne kulmin e lavdise, jo te frikes, ata u fshine prej nesh.
Keshtu e te tille ishin keta burra- te denje per qytetin e tyre. Ne qe mbetem mbrapa mund te shpresojme qe ti shpetojme fatit te tyre, por duhet te jemi te vendosur qe te mbajme te njejtin guxim kunder armikut. Nuk eshte fjala per te llogaritur thjesht avantazhet ne teori. Une mund tu tregoj juve nje histori te gjate (dhe ju e dini po aq mire sa edhe une) se cfare mund te fitohet duke e mundur armikun. Cfare do te doja eshte qe ju ti ngulni syte perdite ne madheshtine e Athines ashtu sic eshte ne te vertete, dhe te bini ne dashuri me te. Kur ta realizoni madheshtine e saj, atehere te reflektoni se cfare e beri ate madheshtore ishin njerez me shpirtin e aventures, njerez qe e diten detyren e tyre, njerez qe paten turp te binin nen nje fare niveli. Ne qofte se ata deshtuan ndonjehere ne ndonje sipermarrje, ata ishin te bindur se sido qe te ishte qyteti nuk do te shihte se ata ishin pa kurajo ndaj saj, dhe ata i ofruan atij kontributin me te mire qe ata munden. Ata dhane
per te jeten e tyre , per te e per te gjithe ne, dhe per veten e tyre ata fituan lavde qe asnjehere nuk behen te vjetra, varrezat me madheshtore - jo varrin ku prehet trupi i tyre, por ai ku lavdia e tyre mbetet e perjetsheme ne mendjen e njerezve, gjithnje aty, ne momentin e duhur, per ti bere te tjeret te flasin ose te veprojne. Sepse njerezit e famshem kane te gjithe token si permendore te tyren: nuk eshte vetem varret e shkruara ne vendin e tyre qe i ben ata te dallohen; jo. ne toka te huaja gjithashtu, kujtimi i tyre, qendron jo ne forme te dukshme, por rritet ne zemrat e njerezve. Ju duhet te perpiqeni te jeni si ata. Bindeni veten se lumturia e secilit varet nga te qenit te lire, dhe liria mvaret nga te pasurit kurajo. Le te mos kete asnje lloj leshimi perballe rreziqeve te luftes. Njerezit qe kane me shume arsye per ta urryer vdekjen nuk jane te mjeret e te pafatet, te cilet nuk kane asnje lloj shprese per veten e tyre, por ata qe rrezikojne nje permbysje te
plote te jetes se tyre, te cilet do ta ndjenin ndryshimin ne menyre me intensive nese gjerat shkonin shtrember per ta. Cdo njeri inteligjent do ta shihte turpin e shkaktuar nga pasja frike e tij me te dhimshem per tu duruar se sa vdekja vete, kur vdekja vjen tek ai ne menyre te papritur , ne beteje, dhe ne vrullin e patriotizmit.
Per keto arsye une nuk do te vajtoj me prinderit e te vdekurve, qe jane te pranishem ketu. Ne vend te saj, une do te perpiqem ti ngushelloj ata. Ata jane me se te vetedishem se ata jane rritur ne nje bote e cila ka shume ndryshime dhe ofron shume shance. Po ky eshte nje fat i mire - per njerezit ta mbyllin jeten e tyre me nder, sic bene ata per te cilet ne jemi ketu sot, dhe per ju qe i vajtoni ata me krenari: jeta e tyre u ngrit ne nje pike ku lumturia dhe vdekja shkojne dore per dore. Une e di qe eshte e veshtire per ju te bindeni per kete. Kur ju shihni njerez te tjere te lumtur, shpesh ju do te kujtoni ate qe ju bente te lumtur juve gjithashtu. Nuk ndjehet i trishtuar ai te cilit i mungon nje e mire, te cilen ai nuk e ka provuar me pare: vuatja me e madhe ndihet me humbjen e dickaje me te cilen ai eshte mesuar. Pavaresisht, ata prej jush qe jane ne moshen e duhur, duhet te durojne e te gjejne ngushellim ne idene e te pasurit me shume femije. Ne shtepite e juaja
keta femij te rinj do tu pengojne ju te mendoni gjithe kohen per ata qe nuk jane me, dhe ata do te jene nje ndihme gjithashtu per qytetin, qofte duke mbushur vendet bosh ashtu dhe duke siguruar mbrojtjen e tij.. Sepse eshte e pamundur per nje burre te ofroje mendime te ndershme e te drejta ne lidhje me ceshtjet tona ne qofte se ai nuk ka, si gjithe te tjeret, femije jeta e te cileve mund te jete ne rrezik. Sa per ju qe jeni tashme te vjeter per te pasur femije, une do t`ju kerkoja juve qe ta shihni si nje fitim pjesen me te madhe te jetes suaj, gjate se ciles ju keni qene te lumtur, dhe te sillni ndermend se ajo cka mbetet nuk eshte e gjate, dhe lerini zemrat tuaja te ngrihen lart me mendimin e fames se merituar te te vdekurve. Ndjenja e nderit eshte ndjenja e vetme qe nuk vjeterohet, dhe kenaqesia e fundit, kur ti je i konsumuar nga pesha e moshes, sic thote poeti, nuk eshte te berit e pareve, por pasja e respektit nga te gjithe te tjeret.
Sa per ju ketu, qe jeni bijte dhe vellezerit e te vdekurve, une shoh nje perpjekje te veshtire perballe jush. Cdonjeri flet mire per te vdekurin, dhe, edhe nese ju ngriheni ne majat me te larta te heroizmit, do te jete gje e veshtire per ju qe te fitoni famen e tyre duke iu afruar ose barazuar standartet e tyre. Kur dikush eshte gjalle, ai eshte gjithnje pergjegjes per xhelozine e konkuruesve te tij, por kur dikush nuk eshte me, nderi qe ai merr eshte i sinqete dhe i padiskutueshem.
Ndofta une duhet tu them nje fjale a dy mbi pergjegjesite e grave per ato midis jush qe jane tashme te veja. Une mund te them gjithshka dua te them me nje keshille te shkurter. Lavdia juaj e madhe nuk ka pse te jete inferioire ndaj asaj cka Zoti ka bere prej jush, dhe lavdia me e madhe e nje gruaje eshte qe burrat te flasin sa me pak per te, qofte kur ata e lavderojne apo e kritikojne. Une tashme , sic kerkonte ligji, kam thene gjithshka kisha per te then. Per momentin ofrimet tona per te vdekurit jane bere dhe per te ardhmen, femijet e tyre do te mbahen me shpenzimet publike nga ana e qytetit, deri sa te arrijen moshen madhore. Kjo eshte eshte kurora dhe cmimi qe ai u ofron te dyve, te vdekurve dhe femijeve te tyre, per sproven e veshtire qe ata perballuan. Aty ku shperblimet per trimerine jane me te medha, aty gjithashtu ju do te gjeni shpirtrat me te guximshem midis njerezve.. Dhe tani, mbasi ti keni vajtuar te vdekurit, ju duhet te shkoni..."
---------------------------------
Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club