Re: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?

"HAJRO ?ini" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Zoti Bashkim,

Pa dashur te krijoj ndonje keqkuptim - dhe ne asnje menyre te dal ne mbeshtetje te artikullit te zoti Kulla - po jua them se jam shume i habitur me mbeshtetjen (nje sensacion me vete ky) qe ju i beni ketij artikulli.

Pse?

Sepse ne rast se ka nje shembull tipik qe merret me sensacione shtypi i pari jeni ju, qe nuk keni lene fushe pa lauruar - gje qe eshte e drejta juaj, natyrisht.

Sa per zotin Kulla, ne rast se eshte i njejti person me ate qe Dr. Berisha pat emruar njehere e nje kohe Ambasador ne OKB, ai perben vete nje sensacion.

Emrohet ambasador ne nje vend ku anglishtja ishte domosdoshmeri dhe qe ai nuk e dinte,

dhe se dyti, per 16 vjete jetese ne Kanada nuk kam pare asnjehere qe ndonje ish zyrtar i ndonje presidenti Amerikan, qe ka ndenjur ne detyre sa kohe qe ky president ishte ne Shtepine e Bardhe, te dale e te kritikoje politiken e presidentit qe e kishte emruar.

Kjo shpjegohet me faktin se zyrtaret amerikane kane nje fare integriteti profesional, qe dukshme ne shqiptaret nuk e kemi akoma, ata po te mos jene dakort me presidentin, japin doreheqje, po qe se jane dakort e mbeshtesin dhe jane shume besnike kundrejt tij. Kur mbaron termi i presidentit ata dalin ne pension dhe gjithnje jane nostaligjike per ate president.

Zoti Kulla, qendroi ne detyre gjate gjithe kohes qe Dr. Berisha ishte president, dhe nuk kundershtoi asnje politike te Dr. Berishes. Kur ky i fundit u rrezua nga revolucion greko-jevgjito-komunist-bolshevik, dhe qeveria komuniste qe erdhi ne fuqi me dhunen e armeve e pushoi nga puna, ketu na u shfaq edhe sensacioni i rradhen. Zoti Kulla doli kunder Dr. Berishes. Po te ishte kunder dhe do te ishte shprehur kur ishte ne detyre ose dhe te jepte doreheqjen do te ishte nje gje e respektueshme, po kjo nuk ndodhi.

Kur ushtria ruse kapi Parisin dhe se Napoleoni e quajti mat te persosur, senati frances njofti menjehere rrezimin e Napoleonit.

Mareshal Neji i revoltuar u shpreh:

"Ky senat mizerabel qe heshti kur duhej te fliste, pse flet tani kur duhet te heshte?"

Hajro

----------

From: "Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <[email protected]>
To: "Pellumb Kulla" <[email protected]>, <[email protected]>
Subject: Re: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?
Date: Thu, 31 Jan 2008 09:46:07 +0100
> *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>

Përshëndetje z. Kulla dhe shumica e Alb-Clubësve,

Shkrimi “Kujt i duhen sensacionet?” është një perlë, që duhet botuar së paku në një nga gazetat kryesore të Shqipërisë. Ju lutem z. Kulla, mos u mjaftoni vetëm me Alb-Clubin.

Ju lutem shumicës së Alb-Clubësve, të mos e keqkuptojnë këtë kërkesë: respektoj Alb-Clubin, ju respektoj shumicën tuaj. Pakicën po e le në mjerimin e vet të qenies një pikatore, dhe të zilisë së tyre për ata qe janë pompa.

Nderime.

Bashkimi

Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected] >
optional: <[email protected] >

Please, send important e-mails
on both addresses.

----- Original Message -----

From: Pellumb Kulla

To: [email protected]

Sent: Wednesday, January 30, 2008 4:39 PM

Subject: [AlbClub] Kujt i duhen sensacionet?

*** AlbClub Discussion List ***

Kushdo që ndjek shtypin shqiptar, mahnitet nga shpeshëria e
sensacioneve në jetën publike vëndase. Për dekada me rradhë ishim
mësuar me një pajë mediatike me një uniformitet gjumëndjellës, kur
ekrani qe mbushur në katër cepat me fshat me fusha dhe shtalla, kur
faqet e gazetave bardhezi ishin të mërzitëshme si sfond i një muri me
tulla, pa kamare e dritare, me njoftime edhe më të mërzitëshme akoma,
mbi kubikët e pyllëzimet, me reportazhe të stërgjatur mbi heronj që
punonin për vitet që do të vinin, me botën e jashtme të dhënë "në
rrugën e saj drejt gr
eminës së pashmangëshme". Gazetat ngjanin si
kopje të njëra tjetrës, për 365 me radhë. Në to nuk
kish vrasje e
grabitje, as aksidente, as tradhëtira bashkshortore dhe as helmime
çiftesh. Asnjë nudo!. Asnjë mis! Asnjë ministër hajdut!….
Është marramendëse tani të shohësh tërë ngjarjet që zenë
vend brënda një dite apo një muaji në Shqipëri. Le të them disa:
- Një e treta e deputetëve zbulohen si bashkëpnëtorë të Sigurimit!
- Ministri i transportit përvetëson qindra milionë euro!
- Kryeministri është mafioz dhe transporton drogë me linja të përhershme
autobuzësh. Ka vrarë një njeri nën rrotat e makinës së tij e nuk jep
aspak llogari!
- Kryeministri që e pason e ngre nivelin e korrupsionit më lart. Ka qenë i
interesuar dhe ka dorë në vrasjen e bashkpunëtorit të tij më të afërt!
- Kryetari i partisë
së ish komunistëve është biri i birit illegal të mbretit
Zog, armikut numër një të masës fanatike
të komunistëve që u
konvertuan në socialistë dhe që ky i udhëheq!
Ngjarje që kapërdihen pa përtypje, sensacione, bllofe, kaos… Kujt i
interson kjo?! Dikujt apo disave u intereson ky kaos edhe pse në të
janë përzjerë emri dhe nderi i tyre. Dikujt i vete mbroth kur i le
gazetat të marrin vrapin pa ia tërhequr frerët. Ç'nevojë ka një
deklarim solemn, se nuk do të ketë më ndëshkim për gazetarët? Vetë
autori i kësaj deklarate pa precedent, Sali Berisha, tërthorazi, dy
dit më parë nga një peshkatar, (a shpikës) sensacionesh, një farë K.
Myftari akuzohej pa një pa dy, se "…si Enver Hoxha, ndjek shembullin
e këtij të fundit; ashtu si Enver Hoxha u pajtua dhe në një mënyrë apo
tjetër influencoi që të eliminohet Qemal Stafa, që akuzohej për vrasje
politike,
edhe Sali Berisha, pati një rol pak a shumë të ngjashëm me
duke u pajtuar që të eliminohet "Qemal
Stafa" i tij Azem Hajdari, të
cilin Berisha, e shikonte ashtu si Enver Hoxha Qemal Stafën, si rival
bezdisës". (Sot, 23 janar '08). Unë në këtë rast jam në anën e
Berishës dhe nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Ndihem keq kur mendoj
se teatri i politikës shqiptare të ketë arritur deri në skenarë të
tillë. A nuk i vjen Berishës që ne shqiptarëve na ndyhet kaq keq i
pari i qeverisë? A nuk i takon t'ia kërkojë këtë llogari gazetarit dhe
gazetës? Apo do ta lerë në heshtje, me që ka premtuar që nën
qeverisjen e tij shtypi mund të bëjë hamendje nga më të llahtarshme pa
ferrë në këmbë?
Gazetarit i jepet mbrojtje, por në Shqipërinë e sotme është vrarë
opinioni publik. Nuk gjenden më ganxha ku të lidhet mendimi e të
mbështetet opinioni publik. Edi Rama mund të mos
jetë i një mendje për
përkëdheljen e gazetarëve, siç bën kundërshtari i tij politik dhe po
të
dojë, mund t'i tregojë këtij peshkatari sensacionesh derën e
gjyqit. Jam i bindur që Myftari, - i njëjti peshkatar, - nuk do të
sjellë dot prova, që Kristaq Rama është pjellë ilegjitime, si fryt i
dashurive të mbretit nëpër sarajet e tij. Si mund të jetohet në një
vend të tillë?
E kam të përsëritur shëmbullin që do të jap, por ama ia
vlen të përsëritet: Deputeti Dritan Prifti, ministër i energjitikës
në qeverinë e Metës, ndodhet në Gjermani, në pritje të një ndërhyrje
kirurgjikale.Ai nuk është më ministër dhe as Meta nuk është më
kryeministër. Këtij ia ka zenë vendin kryetari i partisë Fatos Nano.
Ky në kuadrin e katarsisit (pastrimit shpirtëror) të PS akuzon Priftin
si njeri që ka për
vetësuar miliona dhe shpreh bindjen, se ai ka çarë
ferrën e hap fjalë për kirurgjira, por nuk do
të kthehet më në atdhe.
Dritan Prifti le ndërhyrjen e planifikuar dhe zbret në atdhe
menjëherë. Me një fjalë: ja ku më ke! Dhe që aty, para gazetarëve
deklaron se kryetari i Partisë Fatos Nano, para dy muajsh, i është
lutur Priftit, kur ky ish ministër, që të pastrojë dy milliard dollarë
që do të vinin nga Bostoni! E për këtë, thotë Prifti, ka dijeni edhe
kryeminstri Meta dhe ministri i Financave, Angjeli. Gazetarët vrapojnë
tek Meta. Ky e vërteton se akuza e Priftit është me baza e se Nanoja
vërtet e ka bërë këtë përçapje.Gazetarët vrapojnë tek Angjeli. Edhe ky
pranon se Nanoja e pat kërkuar këtë punë të ndyrë.
E pa konceptueshme: nuk ndodhi asgjë! As Nanoja nuk i hodhi
tre VIP-at e PS në gjyq, as Prok
uroria nuk lëvizi gishtin dhe as
policia prangat. Bile as Opozita e Berishës nuk e zgjati më
këtë
histori.
Është e qartë: tërë këta aktorë janë bërë një mendje që të
sabotohet opinioni publik. Aty të tërë cilësohen bashkëpunëtorë të
Sigurimit, që bashkëpunëtorët e vërtetë të flenë të qetë, se e tëra
kjo është në favor të tyre. Tërë akuzohen për përvetësim milionash, që
përvetësuesit e vërtetë të humbin mes turmës së përvetësuesve fiktivë
e kështu të mos merret vesh asgjë. Kësaj i shërben dhe perdredhja
famëkeqe e kryeministrit të sotëm, që pasi e akuzoi me tërë mëkatet që
mban dheu, kryeministrin pararendës, me qëllimin për të iniciuar
lëvizjen "Nano-ik",dhe pastaj, për të përligjur lëvizjen me kah të
kundërt "Nano-hajde", deklaroi duke zbardhur dhembët, se të gjitha
akuzat e tij për&n
bsp; kundërshtarin nuk ishin të vërteta, por ishin lojëra
elektorale. E kush i ndalon tani
njerëzit të besojnë se i tërë
themelimi i PD-së prej tij nuk ish një lojë elektorale. Retorika
kundër Hoxhës e Alisë ishte lojë elektorale dhe vetë burgimet e
Nexhmies dhe byroistëve, nuk vinin ngase ai distancohej nga e kaluara,
por se të tëra ishin pjesë e lojës elektorale e kësaj loje të fituar,
që na e mban doktorin tropojan në majë të fronit! Lojë elektorale! Nuk
gjendet precedenti në tërë jetëshkrimet e politikanëve botërorë, ku
këta të kenë bërë një përgënjeshtrim kaq të paturpshëm! Po kush mund
t'ia kërkojë llogrinë atij? Opozita ka po aq nevojë, e në mos më
shumë, për ato sensacione
Opinioni publik është i sabotuar e i plandosur përdhe! Fjalët
që shkruajmë nuk kanë më asnjë vlerë!

pk
____________
__________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank
message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

>______________________________________________________________
>If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
>[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.