Re: [AlbClub] Lufta e Lumës

Cun Tirone <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Mua me duket si nje burim relativisht i sigurte ky: http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_14.php.
Ku nder te tjera, thuhet:

"Gjeneralët serbë pranonin haptazi atëherë se “ne i linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ç'qenë shqiptarë”. Deviza e ushtrisë serbe ishte: “Të shfarosim shqiptarët!”.
Kudo që shkelën, në fshatrat e qytetet e Kosovës dhe të të gjithë Shqipërisë, serbët mbollën vdekje e shkatërrime. Vetëm në dy muajt e parë të luftës, në tetor-nëntor 1912, u vranë 25 000 shqiptarë. Vrasja e shqiptarëve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, që kishte urdhëruar “të mos lihej asnjë gjurmë shqiptare në ato vise”. "

"Pasi shtypën qëndresën e 2 000 lumjanëve, serbët, në tetor 1912, masakruan popullsinë e Lumës, 700 veta, duke përfshirë pleqtë, gratë, fëmijët e madje edhe ata të sapo lindur që u therrën ose u dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre, dogjën e rrafshuan me tokën thuajse të gjitha fshatrat e Lumës."



________________________________

From: [email protected]
Date: Wed, 6 Feb 2008 01:37:12 -0500
To: [email protected]
Subject: [AlbClub] Lufta e Lumës



Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve ne nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj:

"...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po kështu studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë.
-Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë.
-Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri në 18 mijë.
-Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën”Shqiptari i Lirë”dhe shumë studiuesve
tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12 mijë.12..."

Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne Lume ishte rreth 30 mije.

Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet eshte ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e bene krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje burim historik te provoje kete fitore te bujshme?










________________________________

Who's never won? Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music.

_________________________________________________________________
Need to know the score, the latest news, or you need your Hotmail®-get your "fix".
http://www.msnmobilefix.com/Default.aspx
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.