| Newsgroups |
gmane.recreation.alb-club |
| Message-ID |
<[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve ne
nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj:
"...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe
taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet
konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit
serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po
kështu studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët
historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë.
-Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë.
-Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri në 18
mijë.
-Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën”Shqiptari i Lirë”dhe shumë
studiuesve
tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12 mijë.12..."
Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne
Lume ishte rreth 30 mije.
Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore
e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet
eshte ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e
bene krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje
burim historik te provoje kete fitore te bujshme?
**************Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music.
(http://music.aol.com/grammys/pictures/never-won-a-grammy?NCID=aolcmp003000000025
48)
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club