Re: [AlbClub] Holokausti
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Nuk eshte hera e pare qe Lubonja hedh balte mbi shqiptaret. Dhe balten si dhe mjalten sot ta ruan Interneti te fresket, per kedo qe eshte i interesuar ta verifikoje. Dhe cdo njeri ka rrugen e tij te nxjerrjes se kafshates. Lubonjes duket se i eshte lezetuar te qenit shqiptar "ndryshe", ashtu sic e kerkon modha "globaliste," apo fondet OJQ-iste. Dhe une as nge e vuxhut s'kam te merrem me kete pune. Por nga ana tjeter ne kete shkrim te Lubonjes une kam nje problem te vogel me te verteten apo faktet historike qe ai e shtremberon, mbulon apo dhe krijon. Apo thene me qarte, pse genjen more njeri? Mire e kishe duke share nga nona rracen tende, s'je as i pari as i fundit. Pse ngaterrohesh kot me fakte? Apo thuaj, burri i botes dogji Romen per t'i dale emri. Lubonja mohon mbrojtjen e hebrenjve gjat LIIB ne Shqiperi, nga populli qe nuk i spiunoi apo dhe i fshehu, dhe autoritetet "kuislinge" qe paten kurajon t'i kundervihen jo njehere, por disa kerkesave te pushtuesve. Keto te dhena historike jane shoshitur nga te zotet e punes, jo nga hebrenjte, te cilet nuk mbahen per budallej, por nga institucionet e specializuara te tyre. Po ashtu ne Kosoven pro-gjermane, te zotet e punes prap thone se shpetuan rreth 60% e hebrenjve, nderkohe qe ne Jugosllavi paten ate fat te mire vetem 10% e tyre. Por, Lubonja zgjedh t'i injoroje keto fakte banale. Keto dy genjeshtra historike ma bejne te pamundur te rri te merrem akoma me Lubonjen. Kur ai s'ka cipe te ndryshoje faktet, eshte e kote per mua te analizoj filozofimet e tij mbi temen apo per rreth saj. Megjithate fantazia nuk i mungon Lubonjes. Pse kufizohesh me armenet? Filllo qe me dinosauset. Po pse s'thua, si populli me vjeter i botes, te gjitha te keqijat i kemi shpikur ne, por futem mik tek hebrenjete e nuk na vune emrin ne librat e shenjte. Dhe kjo eshte arsyeja e vertete, pse shpetuam, si shperblim, ca prej tyre. I dashur Faruk, Nuk e di se c'te paska treguar Obama ty. Aman mos me thuaj se te dehu dhe ty globailzmi. Mos te duket me pak amerikan Obama se Kondoliza e hekurt? Çun Tirone > Date: Fri, 8 Feb 2008 16:34:21 -0500 > To: [email protected] > From: [email protected] > CC: [email protected] > Subject: Re: [AlbClub] Holokausti > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > > Jam shume dakord me ju, Pellumb Kulla, > por... > > ju duhej te shkruanit tere kete mesazh, per te qartesuar ato qe duhet te > shkruante Fatos Lubonja! > > Nuk se kalojne shkarazi arsyet e paarsyeshme te atyre qe gjejne nje rast > me shume per t'ju kundervene qendrimeve te mehershme te Lubonjes; kercasin > kritikat e tyre, dhe duken shkoqur qe me shume rrahin diku tjeter. Nuk > mbrohet e verteta dhe e drejta ne menyren e tyre, dhe Fatosi i pret keto > gjera. > Eshte shaka e madhe, e pa paster, t'i kerkosh Lubonjes deklarimin e > kombesise, eshte anakronizem i skaduar, sidomos ne kete bote te sotme, por > edhe berjen per "gjynah" te atyre qe logjikojne e shkruajne ne ate menyre. > As lajmet nuk i degjojne: Obama, afrikano-amerikan po garon per tu bere > Njesh ne Shtepine e Bardhe, i nderuar poet Bejko, kurse ti...! > Nuk ta heq kurrkush te drejten kur kerkon te shprehesh per poetet e > Librazhdit dhe krimet e tjera te komunizmit, madje ben shume mire qe e > shnderron ne liber tragjedine e tyre, por eshte edhe me mire sikur te besh > paralelen me te tjere qe pikerisht ne ate kohe gezonin privilegje te > tjeterta. Dhe, do te behen me te besueshme kritikat ndaj Lubonjes, sikur > te pranosh ne shkrimet e tua, jo vetem tavolinave, se ndokush tjeter, mik > me Todi Lubonjen, e kaloi me autokritike ate qe Lubonjet e paguan me burg > te gjate... > > Ajo qe duhet te qartesonte disi me mire Lubonja ishin pikerisht ndarja e > "modes" dhe politikave ditore, me te verteten njerezore. Eshte artikuluiar > edhe nga te tjere ne bote, ajo qe shkruan Lubonja per qendrimin ndaj > krimeve ndaj hebrejve dhe viktimave te komunizmit, pra Lubonja ka > perseritur tjeterkend ne kete pikepamje. Dhe mire ka bere. Nuk ka ndonje > pakenaqesi apo kundershti te tij ndaj holokaustit, sic mundohet te lexoj > keq, qellimisht, ndokush kunder Lubonjes. > Por Fatos Lubonja do te duhej te bente edhe me shume si vuajtes i > komunizmit: shprehem keshtu se ai te habit ndonjehere kur kerkon Nje te > majte Tjeter ne Shqiperi, kur e majta ia perveloi rinine e tij dhe jeten e > prinderve e me gjere akoma! Ai provoi burgun e gjate, ku deshmohet se ka > mbajtur qendrim te forte, dinjitoz, por a s'mund te investohej kjo ne > kahen e respektimit te te drejtave te atyre qe ai gjeti ne burg dhe e > respektuan, pa ia marre per te madhe ngarkesen e mbiemrit qe kishte gezuar? > Kush mund te kerkonte me shume per respektimin e ish te denuarve dhe > vuajtesve nen komunizem se ai? > > Me duket se, pa patur motive te forta qytetare, Fatosi shtyhet ne kahen > tjeter: ne vend t'i qartesoje i ngaterron gjerat. Njelloj si Kuvendi qe i > ben njesh vuajtjet e njerezimit me ato te shqiptareve, kur dihet se per > keta te fundit asgje nuk ka ndryshuar. Mos ka edhe kryetarja e sotshme e > kuvendit idene se meqe zoti Pjeter Arbnori filloi pune ne zyren ku kishte > punuar diktatori, ishte shlyer gjithcka?! > > Faruk Myrtaj > > > > On Fri, 08 Feb 2008 08:19:45 -0500, Pellumb Kulla > wrote: > >> *** AlbClub Discussion List *** >> >> >> >> Artikulli i Fatos Lubonjës mbi përkujtimin në Tiranë të >> martirizimit të hebrejve gjatë Luftës së fundit Botërore, më bëri t'i >> kthehem një shkrimi tim mbi temën, bash me këtë rast e bash një vit më >> parë e të botuar në gazetën Bota Shqiptare, të Sejkos. >> E përsëris se, populli izraelit dhe komuniteti i hebrejve >> nderojnë veten, kur mblidhen për të shprehur mirënjohjen për veprën >> modeste, por me vlerë historike të mikpritjes shqiptare: strehimin e >> hebrejve, mbajtjen e tyre fshehur për t'i mbrojtur nga gjuetia >> çnjerëzore naziste, dhënien e ndihmës së gjithanshme, që nga miqësia >> deri tek vendi rreth sofrës familjare. Këtë vepër të bukur asnjë nuk e >> mohon dot. Asnjë nga këto bëma nuk ishte e vështirë për njerëz që një >> gjest të tillë e kanë patur dikur një nga virtutet më të përmendura. >> Ata e kanë bërë këtë bujarisht edhe më parë, për grekët, armenët, >> italianët dhe për këdo, që e ka patur të nevojshme ndihmën e tyre. >> Zoti Xhozef Jakohel në librin me kujtime, "Hebrejtë në Shqipëri" >> e shpjegon këtë tipar të shqiptarëve duke cituar Kanunin e Lek >> Dukagjinit në të thënmen e lashtë "shtëpia e shqiptarit i përket Zotit >> dhe Mikut" >> Nuk besoj të jetë e tërë merita e Dukagjinit në edukimin e këtij >> virtuti tek shqiptarët, por kam mendimin se popujt e vuajtur i gjenden >> pranë njëri tjetrit më shumë se sa i gjenden popujt, që nuk kanë >> patur ngërçe të mëdha në historitë e tyre shekullore. Them se >> shqiptarët janë të gjendur ashtu, nga mëshira instinktive, nga >> natyrshmëria e të gjykuarit pa mbifaktorë turbullues, siç mund të jenë >> urdhëresat shtetërore, apo udhëzimet e rrepta, që ndalojnë ndihmën >> ndaj individëve, grupeve, apo klasave të caktuara. >> >> Fatos Lubonja dhe holokaustet >> >> Mua më duket se shkrimi i Fatos Lubonjës tek "Korrieri" ishte një >> vëzhgim mjaft i mprehtë. Ishte një kritikë e ashpër dhe unë do ta >> nënshkruaja atë, pavarësish nga reagimet që flitet, se paska >> shkaktuar. Fatos Lubonja, sipas mendimit tim, është nga të paktët >> subjekte vërtet të pavarur, që gjenden në opinionin publik shqiptar >> Nuk jam i sigurtë në se janë të faktuara pjesëmarrjet e shqiptarëve në >> gjenocidin armen, por edhe atje do ta besoja Lubonjën pa mëdyshje. Se >> kam përpara syve, të dukshme dhe të pakundërshtueshme pjesëmarrjen e >> shqiptarëve në gjenocidin shqiptar! Nuk do të thotë aspak se figura e >> shëmtuar ndërkombëtare na qënka më e papranueshme se figura e shëmtuar >> në rrafshin kombëtar. Imazhi i egërsisë nuk dallon aspak >> Lubonja bën mirë që ridikulizon atmosferën festive, për të cilën >> qarqet e politikës shqiptare bëjnë kujdes, që fishekzaret, të ngrihen >> aqë lart sa të duken edhe përkëtej oqeanit. Ai me të drejtë tallet me >> gjuhën e fryrë, folklorike plot dithirambe, për virtutet që u >> atribuohen shqiptarëve në grup e që kësisoj bën të mbajë kokën lart >> çdo lloj horri në truallin arbëror.. Ata që janë kundër Lubonjës, >> kërkojnë me ngulm që ai, popullin, ta marrë toptan, dhe shkumbëzojnë >> kur ai ndërmerr "guximin anipatriotik" ta ndajë grurin nga egjëri, ta >> seleksionojë popullin, në njerëz të ndriçuar dhe injorantë, në të >> civilizuar dhe të pagdhëndur, në të çartur dhe të zhburrëruar, në >> myslimanë dhe të krishterë, në idealistë dhe të babëzitur, në >> mendimtarë të lirë e në të zënë peng nga dogmat. Ngulmi i tyre vjen i >> trashëguar. Dhe jo vetëm nga Enver Hoxha, që demagogjikisht fliste me >> veneracion për popullin, paçka se tre të katërtat e tij, po t'i >> kërkohej t'i specifikonte, i numëronte për armiq. Mënyra se si e >> mbrojnë ata tërë këtë popull, u jep shijën e të dukurit patriotë të >> thekur. Dhe me kaq mbyllet loja. Te këta lloj njerëzish kanë një >> ndikim të pafiltruar edhe plot shkrimtarë, të cilët popullin e japin >> gjithnjë në unitet, dhe flasin për të si për një personazh të vetëm, >> që merr vendime referendumesh, që nuk janë zhvilluar kurrë. "Populli >> ynë e ndjeu" thonë ata. Ose: "shqiptarët iu përgjigjën drejt asaj që >> po ndodhte në skenën europiane". Ose: "populli ynë ka shije estetike >> të hollë" Dhe këtu e kanë fjalën edhe për shijen e Fan Nolit edhe për >> atë të Ramo Lopçarit! Kjo mënyrë joselektive e ve popullin në podium >> nderi, dhe dëshmon patriotizëm katërmbëdhjetë karatësh, pa një pa dy! >> Tani ka hequr dorë, por tingëllonte më konstruktiv Ismail Kadareja, në >> fund të viteve 80, kur në parathënien për Migjenin i skanonte realisht >> bashkëkombasit e tij, që shfaqeshin sypatrembur në konfliktet me njëri >> tjetrin dhe servilë e respektmëdhenj në dhunën që u vinte nga shteti. >> >> Vlerat e hebrenjve dhe holokausti i tyre >> >> Saga e hebrejve meriton të nderohet institucionalisht në >> Shqipëri. Rënia dhe përngritja e tyre është një libër mësimi për >> shqiptarët, që aq shumë kanë vuajtur gjenocidin, spastrimin etnik, >> përndjekjet, plaçkitjet dhe shpronësimet, sikurse ndodhi në Kosovë për >> dekada të tëra në shekullin që shkoi e që kulmuan me mënxyrat e >> llahtarshme të muajve të parë të vitit 1999. Pa le pastaj, të >> përmendim çamët, që një gjenocid më i egër se ai nazist, paçka se jo >> në shifrat e hebrejve, gati i shoi fare. Dëbimi masiv nga trojet, >> pronat dhe shtëpitë e tyre dhe sidomos shurdhëria e gjithanshme që >> vihet re sot ndaj dënimit dhe ndreqjes së padrejtësisë ndaj çamëve, e >> bën edhe këtu përvojën e hebrejve më të çmuar se kurrë. Edhe vetë >> shqiptarët e Shqipërisë kanë se ç'të mësojnë tani, kur pas një >> vëllavrasje gjysmë shekullore dhe një përvoje të hidhur me një mal >> gabimesh në vendosjen e demokracisë, i shohim të marrin rrugët e botës >> e të trokasin në porta greke, italiane e deri australiane, ku nuk >> njohin fare Dukagjinin e as se ç'ka thënë ai për mikpritjen. >> Por edhe ne duhet te falenderojmë atë fat që i solli hebrejtë të >> trokasin në portat tona! Shumë shqiptarë, që kanë patur miq hebrej, >> ruajnë kujtime te bukura prej tyre. Shëmbujt që sot u jepen fëmijëve, >> që të mësojnë qysh të rriten të fortë, qysh t'i kapërcejnë >> vështirësitë, si dhe ku ta gjejnë frymëzimin për punën, qysh ta kenë >> parasysh, se me studime këmbëngulëse arrihen të gjitha sukseset, janë >> marrë më së shumti nga hebrejtë, të cilët prindërit shqiptarë patën >> rast t'i njohin në jetën e tyre anekënd Shqipërisë. Kështu mysafirët, >> që në nevojë rendën e gjetën strehë tek ne, na e kanë shpërblyer me të >> tepërt, pritjen që i u dha atyre në vatrat tona, ndihmë që ata, >> lumturisht, nuk e harrojnë. >> Ata janë të hapur e nga ata ne duhet të mësojmë akoma mbi mënyrën >> se si i zhvillojnë aleancat, se si bashkohen e si përkrahin njëri >> tjetrin në shtetin e tyre e sidomos në diasporë. Kultura e tyre e >> biznesit është më e larta dhe më e pasura. >> >> Holokausti shqiptar >> >> E sidomos ne duhet të mësojmë nga individët dhe organizatat e >> hebrejve se si janë përpjekur e po përpiqen që ta bëjnë holokaustin >> pjesë të ndërgjegjes së vrarë të njerëzimit botëror. Kjo do të na >> ndihmonte që edhe ne të gjenim hapësirë e të pasqyronim holokaustin >> tonë. Si nuk u pa e mundur, vallë, që kalvari i çamëve, të marrë jetë >> në teatër një apo në një nga filmat tanë? Është çështje me ndjeshmëri >> të lartë?! Zemërohen perënditë në Olimp?! Flas për çamët, që kanë më >> pak mundësira se kosovarët, të cilët megjithatë kanë bërë e bëjnë >> shumë për përjetësimin në veprat artistike të holokaustit të tyre. Më >> tej, si do t'ia gjejmë anën që shteti paskomunist të merret seriozisht >> me holokaustin shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi? >> Dhe në këtë pikë bashkohem tërësisht me zemërimin e të >> persekutuarit Lubonja. Ai revoltohet me shmangien e gjyqit të >> komunizmit dhe qepjen e kësaj teme në bisht të holokaustit të ebrejve. >> Është e pranuar botërisht se praktika kriminale e komunizmit ishte më >> shkatërrimtare dhe më gjenocidale në Shqipëri, se në vende të tjera. >> Për shfarosjet e Tivarit, për gjyqet e shtresave intelektuale e >> nacionaliste, për kampet shfarrosës pranë kënetave, për gratë e huaja >> që u martuan me shqiptarë, ka shumë për të thënë. Por në mëmëdheun >> tonë të dashur keqardhja për ata që e pësuan është sipërfaqësore dhe >> hipokrite. Ende, kryehetuesit gjakatarë, komandantët e kampeve dhe >> burgjeve shqiptare kanë mjete dhe forca që ta pengojnë atë gjykim, >> sado ta kërkojë Këshilli i Europës! Familjarët e diktatorit Hoxha ca >> muaj më parë deklaruan se po marrin masa që 100 vjetori i Hoxhës të >> përkujtohet me madhështi anekënd Shqipërisë, gjë që përbën një >> provokacion të poshtër e që dëshmon se në Shqipëri, o është e përsosur >> demokracia, o vazhdon të jetë e përsosur diktatura! Qeveritë tona, >> kryesisht të mbushura me pasardhës të drejtpërdrejtë nga hierarkia >> komuniste, nuk duan ta bëjnë e nuk do ta bëjnë gjyqin e mizorive >> komuniste.. Në favor të pasqyrimit të mizorive enveriane, ndihet tek >> tuk ndonjë zë, por ata janë zëra sporadikë dhe aspak të vendosur. Nga >> njerzit me peshë në botën publike shqiptare janë pak, - për të mos >> thënë mjerisht tepër-tepër të rrallë – që të jenë të interesuar >> seriozisht për këtë. >> Hebrejtë kanë financuar e mbështetur fuqishëm kryevepra >> kinematografike, nga të cilat në kujtesë të lexuesit, unë do të sjell >> prej tyre vetëm dy nga e kaluara e freskët, "Jeta është e bukur"- një >> gjetje madhështore për mbrojtjen e fëmijës nga egërsia e përfytyrimit >> dhe "Listat e Shindlerit" mbi një oficer SS, Shindlerin, me ndjenja >> njerëzore që rrezikoi veten për të shpëtuar qindra e qindra çifutë nga >> furrat e djegjes. >> Nisur nga ky subjekti i fundit, përse nuk i kërkojmë, t'i gjejmë >> e t'i bëjmë të njohur Shindlerët tanë, që mbrojtën shqiptarë, gjatë >> kalvarit komunist? Mirënjohja për ta do të ishte gjithaqë e >> lavdërueshme. A ka të tillë? Duhet të ketë, po ku janë? Duke gjetur >> ata e duke evidentuar bëmat e tyre, do të ishte, një rrugë tjetër, si >> ajo që merret në të kundërt të rruzullit, për të shkuar tek e njëjta >> pikë, tek holokausti vetë. Në rastin e ferrit stalinist, ama, masa e >> familjeve shqiptare u tregua më pak bujare e mëshirëmadhe se me >> çifutët. Përse? Çfarë ndodhi me këto virtute shekullore që përmend >> Jakoeli në librin e tij?! Sepse zonja Topalli nga lartësia e >> parlamentit nuk e thotë dhe as Lubonja në shkrimin e tij nuk e thotë, >> se shteti "kolaboracionist" shqiptar ka një meritë të pamohuar për >> mbrojtjen e çifutëve atje. Se administrate "kuislinge" e inkurajonte >> mbrojtjen e mysafirve të përndjekur dhe nxorri dokumente me emra false >> shqiptarësh për hebrejtë që gjendeshin në Shqipëri. Se ndryshe, kur >> dhe si pas Dyzetekatrës humbën virtutet e edukuara nga Dukagjinët? Nuk >> kishin kaluar veç dy vjet nga shëmbulli i bukur i fshehjes se >> hebrejve, që evidencojnë me mirënjohje ndaj shqiptarëve, organizatat e >> tyre nëpër botë. Si avulluan, humbën e u zhdukën ato virtute për të >> ndihmuar gratë dhe fëmijët e pafajshëm të shqiprëve kundërshtarë të >> komunistëve?! U harrua kodi dukagjinas brënda dy vjetëve?! Apo këto >> virtute shfaqen më shumë sapo rreziku duket më pak?! A thua frika nga >> nazistët ishte shumë më e pakët, se ajo nga qentë e ndërsyer të luftës >> klasore enveriane? Ishin pra më mizorë besnikët e Enverit, se vetë >> hitlerianët? Pa shiko se ç'na del po t'ia zhdredhësh fillin temës! >> Kjo temë në atdheun tonë të dashur, nuk hapet. Ajo, atje, zihet në >> gojë vetëm për demagogji! >> >> pk >> ______________________________________________________________ >> If you wish to unsubscribe, send a blank message to: >> [email protected] , or visit Alb-Club's page at: >> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Helping your favorite cause is as easy as instant messaging. You IM, we give. http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club