[AlbClub] Demonstrim

Arbër Fetiu <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***






Te nderuar bashkeatdhetare te bashkesise se Quebecut, uroj qe kjo leter te ju gjej shendosh e mire,
 
Pas lajmeve te fundit mbi daten per shpaljen e Pavaresise se Kosoves e cila sipas shume gjasave do te jete te dielen me 17 Shkurt, mendoj se komuniteti i yne nuk duhet te jete gafil karshi nje dite kaq shume te pritur. Une propozoj qe po ate dite, pas shpalljes solemne te Pavaresise nga Parlamenti i Kosoves edhe ne t'i bashkangjitemi  diaspores e cila do te demonstroj solidaritetin e tyre me po kete dite. Duke qene se kjo dite e shumpritur per shqipetaret do te refuzohet nga disa shtete, pesha e te cileve nuk merr anen e shteteve te cilat kan shpallur se do pranojne Pavarsine, besoj se eshte mese e rendesishme qe ne si pjese e diaspores te trregojme se sa pozitiv jemi dhe se sa e rendesishme eshte dhe ka qene kjo dite per ne. Kjo mund te behet permes nje marshi drejt nje institucioni te rendesishem ku do t'u jipet rasti edhe mediave kanadeze  qe te bejne jehone me kete rast. Solidariteti yne ne kete ceshtje duhet te buroj nga ndergjegja e jone. Pasi qe demonstrrime te tilla pro-Pavaresise do te behen edhe ne Toronto e edhe nje shumicen e vendeve evropiane ku ka nje numer te rendesishem te diaspores shqipetare , mendoj se edhe ne ne Quebec, me gjegjesisht ne Montreal, duhet te trregojme se kjo Pavaresi eshte vet vullneti i popullit shqipetar dhe se ai vullnet eshte i kahmotshem, duhet te trregojme se kjo ceshtje na takon edhe neve dhe se shteti nikoqir, Kanada, duhet qe te pranoj kete Pavaresi te Kosoves.  
 
Duke shpresuar se kjo leter do hase ne mirkuptimin tuaj dhe ne vullnetin tuaj te mire, uroj qe dita e Pavaresise se Kosoves t'i gjej shqipetaret me te bashkuar se kurdohere.
 
Bej apel qe keshilli i Bashkesise Shqipetare te Quebecut te jete vigjilent me kete rast dhe te shqyrtoj me seriozitet kete propozim.
 
Me rrespekt,
Arber Fetiu
Ville de Quebec
 
_________________________________________________________________

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.