[AlbClub] Shkrimtari dhe Diktatori
Ulysse <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C3D88E98.2A91%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Zoti Qesari,
Kam pershtypjen se nuk me keni kuptuar. Kur thoja shkrime pa vlere, nuk e
kisha fjalen per shkrimin tuaj, por per ato fjale, fjali, togfjalesha qe
gjendeshin poshte shkrimit tuaj, nen shkrimin tuaj, qe shoqeronin shkrimin
tuaj. U detyrova qe ti hedh nje sy per te kuptuar revolten tuaj, dhe pashe
pleh.
Prandaj dhe ju thoja se per fat te mire Alb-Club-i i qe shmangur ketij plehu
qe une nuk e di se ku e keni kerkuar. Ai duhet te egzistoje si shume gjera
pa vlere ne internet. Nuk dyshoj, por mendoja qe nuk ishte mire qe t¹a
sillnit ne Alb-Club sepse behej fjale per nivel te ulet. Duhet te kete liste
te tjera qe mund te jene te interesuara per debate te tilla. Ky ishte
mendimi im. Pike.
YD
[AlbClub] Shkrimtari dhe Diktatori
Rrobo Rrogozhina rrogozhina at hotmail.com
Tue Feb 12 18:18:14 EST 2008
* Previous message: [AlbClub] Sulmet ndaj Kadarese
* Next message: [AlbClub] Sulmet ndaj Kadaresë
* Messages sorted by: [ date ] [ thread ] [ subject ] [ author ]
------------------------------------------------------------------------
Zoti Y.D
Nuk kuptoj,ne ç'pozicion jeni ju qe flisni ne emer te Alb-Club-it dhe
pjesemarresve te tij ? Ne kete forum,kam lexuar mesazhe me me pak vlere se
ky i imi dhe une,nuk e kam ndjere veten te trishtuar.Nuk jam i qarte,per
çfare nivelesh e keni fjalen qe ju,me rekomandoni te mos i sjell ketu? Ato
qe shkruaj une poshte shkrimit tim,nuk jane gje tjeter veçse thirrje
ironike,nuk e keni kuptuar ? Nderkohe,une nuk e quaj harxhim kohe te shkruaj
diçka ne mbrojtje te Kadarese,perkundrazi e quaj ate kohe te harxhuar per
nje qellim fisnik.Ne se ju nuk deshironi te lexoni shkrimin tim,fshijeni ate
ose mos u prononconi.Kjo eshte diçka fare e thjeshte.Sa per kritken letrare
qe ju do ta lexonit me deshire,te tilla ka plot,bile edhe mund t'i u
rekomandoj.Sigurisht,ne kete bote,dielli ndriçon per te gjithe,per majat dhe
funderinat. Por kur funderinat shtohen teper e papushim,ato mund te zene
edhe driten e diellit.Kjo eshte e keqja ! ...
Vasil QESARI
---------------------------
Zoti Qesari, Nuk kam asgje kunder shkrimit tuaj, por per fat te mire
Alb-Club-i dhe pjesemarresit e tij i janë shmangur shkrimeve pavlere mbi
Kadarene per te cilat ju revoltoheni. Eshte e drejta juaj, por ju lutem mos
sillni nivele te tilla. (E kam fjalen per ato qe shoqerojne me poshte
shkrimin tuaj). Edhe ju mos e harxhoni kohen me shkrime te tilla. Jeta eshte
e shkurter dhe ka shume gjera me vlere per te lexuar, pare e degjuar. Do te
lexoja me kenaqesi ndonje kritike letrare mbi vepren e Kadarese nese dikush
e merr mundimin, por... Mjerisht, ne kete bote ka vend per te gjithe, per
majat e per funderrinat.YD
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club