Re: [AlbClub] E leme me kaqe,le ta gjykoje shumica.
"D. K." <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Z. Koka, Kam frike se perseri ka dicka qe ju del nga dora kur thoni: *nuk kam lexuar,nuk kam ndigjuar asnje te persekutuar nga terori i kuq qe te thote qofte edhe **gjysem fjale per vleren e Kadarese*. At Zef Pllumbi e Pjeter Arbnori, qe ne syte e mi kane qene emblema me e plote e refuziimit me bindje te qarta te diktatures komuniste, ishin ne te njejten kohe edhe adhurues te njohur te Kadarese. Ata ndjeheshin te nderuar kur ai shkruante per ta. Ne mos gaboj, Kadareja ka qene i lutur te shkruante edhe paratheniet e veprave te tyre. Me siguri, keta dy burra me vlere, do te jene kthyer permbys ne varr nga sikleti i opinioneve tuaja, nese atje ka drita dhe interneti funksionon edhe ne anen e pertejme te pasqyres. Nderkohe, ate pjesen tjeter te mendimi tuaj, ku thoni se nuk keni njohur ndonje te kuq apo femijet e tyre qe te mos e pelqejne Kadarene, une kam frike se Enver Hoxha do ta perdore si alibi per te kerkuar zbutjen e denimit dhe per ta ngritur ndonje rreth me lart atje ne Ferr, ku si rregull duhet te jete. Them si rregull, se ketyre puneve nuk u dihet e verteta. Mbase, ai qe u shfaq ne Shqiperi me emrin Enver Hoxha ka qene thjesht kamxhiku i perendise, i mandatuar per te ndeshkuar ate popull mosmirnjohes, qe hedh gure mbi vlerat e veta. Po qe se nuk eshte keshtu dhe Enver Hoxha ka qene me tamam Enver Hoxha, ai do te kerkoje ti rishikohet denimi, do te thote se mori ne dorezim nje popull barinjsh dhe analfabetesh dhe e ngriti deri ne ate lartesi sa te shijojne e vlersojne veprat letrare te dikujt, qe jo vetem nje here jane krahasuar me ato te Shekspirit. Zgjidh e merr:-)) DKokonozi 2008/2/14, Genc Koka <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > Zoti D.Kokonozi. > E leme me kaqe,dua vetem tu them qe ate te Parisit me Zotin X,ma tregoi i > ndjeri Jusuf Vrijoni > kur ishte gjalle dhe perfaqesus i Shqiperise ne nje forum me rendesi.Atedhe shume te tjera qe > spo i permend. > Megjithate,une nuk e hedha poshte Kadarene si shkrimtar , ay qendron > lart si edhe Fadejevi, > Gajdari,Ostrovski dhe i madhi Gorki,per Rusine dhe ish Bashkimin > Sovjetik,per Bollsheviket > dhe regjimit qe ata i sherbenin.Keshtu edhe Kadareja eshte krenarija > letrare dhe fari i realizmit > socialist per te gjithe ata qe ushtruan per 45 vjet me radhe terorin e kuq > te papare ndonjehere > ne historine e kombit shqiptar. > Pra vleresimin le ta bejne shumica , per Kadarene shkrimtar i diktatures > dhe terorit te kuq > dhe Kadarene arivist paskrupull,smirzi, dashakeq etj.etj. > Une e thashe ,Kadareja eshte piramida,kufiri qe ndan teroristet dhe te > terorizuarit.Une nuk kam pare > nuk kam lexuar,nuk kam ndigjuar asnje te persekutuar nga terori i kuq qe > te thote qofte edhe > gjysem fjale per vleren e Kadarese.Ashtu sic nuk kam lexuar,pare apo > ndigjuar nga ndonje > ushtrus i terorit te kuq apo femijve te tyre qe te thone gjysem fjale > kunder Kadarese si njeri. > Pse ? " Ognuno preferire suoi simili ". > > Pac gjith te mirat dhe respekte. > GK. > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club