Re: [AlbClub] E leme me kaqe,le ta gjykoje shumica.
"Faruk Myrtaj" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Dash, te lutem, mos u nxito... Mesazhi i Pellumbit per shkrimtarin Ismail Kadare eshte e mesmja e nevojshme. Nga ana tjeter, sic pohon arsyeshem Pseudonim nga Halli, edhe Genc Koka ka te drejten e tij: ai ka gezuar e vuajtur dhe ngule kembe te respektoje jeten e tij; secili nga ne e ka kete te drejte. Kur koha te jep te drejte dhe ti i ke paguar kohes nje Çmim, te qenit kokelart eshte edhe privilegj. Ndokush nuk e konceptonte jeten pa shokun enver, ishte fati i tij! Dikush tjeter qe vuante burgjeve, dhe e lexonte kadarene atje brenda, kishte, besoj arsye per te pasur rezerva. Sepse ishte koha kur per nje fjale te peshperitur hyje me jete brenda hekurave. Kadare, besohet, pati mencurine qe ia hodhi diktatures: shkruajti vepra te tera disidente dhe ata nuk e kuptuan. Ne lidhje me citimet dhe perdorimin e opinionit te te tjereve: Do te ishte mire edhe per ne te tjeret qe s'e dime endè, te merrnim vesh se kush e si i eshte lutur Kadarese per parathenien e "Rrno per me tregue"? E ke lexuar At Zef Pllumin, Dash?! Po ti ofroj tere ç'ka shkruar Pllumi (At Zef Pllumi, jo Pellumb Kulla!)ne tekst per Kadarene (dhe pastaj dedukto se kush ka qene i interesuar per te qene parathenesi): Për Ismail Kadarenë: f. 642 “...kurbanet e njerëzve nuk patën kurrë të sosur, pa u shuar jehona e një spastrimi, vinte spastrimi tjetër, edhe ma i bujshëm. Këto konsideroheshin suksese...dhe shkrimtarët e realizmit socialist botojshin novela e romane policeske që frymëzoheshin dhe frymëzonin kastën e hetuesve mizorë për ti vu në jetë mbi shpinat e atyre njerëzve rrezikzez që u kishte zënë rrota bishtin... ...të gjithë quheshin sabotatorë, armiq e agjentë të shërbimeve të huaja, për të cilat u shkruan edhe vepra artistike, si triptiku “Ura me tri harqe” etj. Ndërkaq ne, aty pas hekurave të burgut, kqyrshim me i lexues e me i kuptue ngjarjet mes rreshtave të gazetave të Partisë, e cila tashmë ishte përfshi në luftën e pamëshirshme për trashëgim të pushtetit, që përfundoi vetëm me vdekjet, gjithnjë misterioze të M Shehut, K Hazbiut etë tjerëve shërbëtorë të Partisë...(pse ndjehej i rrezikuar IK kur u arrestua MSH?!fm) f. 660 .”..një hero i fshatarësisë, kundra feudalëve, pra si paaradhës i denjë i revolucionit proletar. Me këtë problem u muer shkenca shqiptare. Ndërkaq letërsia e realizmit socialist e paraqet këtë epokë sa epike aq problemtaike me veprat “Nji koncert në fund të dimrit” dhe me një nga novelat “Kush e solli Doruntinën”, e cila, tue dhunue visaret kombëtare don të provojë se shqiptari edhe mbas vdekjes i mbetet besnik marksizëm leninizmit.... f. 685 (At Zef pllumi citon Trebeshinen:..) “...Por ja që tek ne, shteti ose Enver Hoxha, bëri Ismail Kadarenë; ashtu si Ismail Kadare bëri Enver Hoxhën. Mjerimi vjen sot Shqipërisë nga këta të dy, për kultin e të cilëve shpenzohet një pjesë e mirë e gjithë buxhetit shtetëror...” Nga keto me siper, kam frike se kadarese ia kane pasur me hile: ia kane propozuar parathenien pa e lexuar librin. Mbase njelloj sic e yshtnin dikur qe bente parathenien e Shefqet Peçit apo te "Heronjve te Heshtur". Ne kete kuptim, shkrimtaret gjithnje jane viktima. respekte, Faruk Myrtaj On Fri, 15 Feb 2008 07:57:26 -0500, D. K. <[email protected]> wrote: > *** AlbClub Discussion List *** > > > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club