[AlbClub] Ej, flitet per te djelen...

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Mediat kryesore elektronike frankofone njoftuan se po pergatiten ti
kushtojne Kosoves emisione te posacme te djelen qe vjen.
Duket se dicka do te ndodhe.
Nuk e di nese Sef Kosharja, p.sh. kishte  pritur qe kjo te ndodhte nje te
djele, nje dite kur edhe vete Perendia u ul te bente pushim.
Nje fillim jave dukej si me interesant. Sepse, me te bere deklararaten,  ata
askush nuk do ti besonte, por, gjithsesi,  perpara do te kishin nje jave te
tere  per ta perseritur dhe mbrojtur ate qe kishin thene.

Por e thene nje te djele, duket sikur ka ndodhur nje keqkuptim, sikur, pas
nje dite te merziteshme dikush i ka dhene folesit  te  Tv dicka  gabimisht.

Por, mbase eshte zgjedhur me qellim qe ata qe e kundershtojne te mos gjenden
ne numer te madh, te grumbulluar ne qendra pune, universitete.
I rrezikeshm eshte impulsi i pare, kjo eshte e njohur. Pastaj perpara eshte
nata. Ajo ose te shkallmon trurin fare ose te ndihmon te mbledhesh vete
E para ka me shume te ngjare dhe nese ndodh gje, ajo do te ngjase diku ne te
gdhire. Vetevrasjet ndodhin ne ate kohe. ai qe kupton serbokroatishten le te
na njoftoje.

Po ka edhe nje kusht tevogel. E gjitha kjo nuk duhet te merret  si loja e
atij televizionit belg, qe shpalli se Belgjika nuk egziston.

Ne kete rast  shprehja do te jete:  Shteti i Kosoves ka lindur.

Duket aq e jashtezakoneshme dhe i tejkalon aq shume temat tona te
perditeshme, sa shume vete  parapelqejne te heshtin.

Por mbase edhe te presin.
Por per mjaft te tjere ai shtet ka egzistuar gjithnje ne perfytyrimin e tyre
dhe vetem se habiten pse vonoi kaq shume, qe kete ta kuptojne edhe te
tjeret. Per aktin e nje te diele paska qene puna?

Ne rregull atehere. Do te te behet edhe nje akt   per ata qe u ka munguar
perfytyrimi!
Te DIELEN!

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.