Re: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen...
"Drenusha" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club,gmane.spam.detected |
|---|---|
| Organization | Protec |
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** E diela nuk eshte zgjedhur rastesisht. Ka shume arsye pse do shpallet pavaresia te dielen, por njera nder ato eshte qe qysh te nesermen, eshte mbledhja e ministrave te jashtem te BE dhe ndoshta menjehere mund te filloje njohja e Kosoves si shtet prej anetareve te saj . Ne Kosove po behen pergatitje te medha, manifestime, koncerte, parakalime ku ta di, ndonese shume gjera nuk jane gati, madje mendoj shume te rendesishmet. Do te kendohet himni evropian, meqe ende nuk kemi nje zyrtar. Sidoqofte, shpresoj se sindromen " Kadare- komunist apo jo, janulla, iksi, ypsiloni, " e perfundojme per te milionten here deri te shtunen, meqe ndoshta koha eshte, kur krejt bota flet per Kosoven , edhe alb clubi ta fuse ne diskutim. uruar qofshi edhe ju per shtetin me te ri shqiptar Drenusha ----- Original Message ----- From: D. K. To: [email protected] Sent: Friday, February 15, 2008 7:25 PM Subject: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen... *** AlbClub Discussion List *** ------------------------------------------------------------------------------ Mediat kryesore elektronike frankofone njoftuan se po pergatiten ti kushtojne Kosoves emisione te posacme te djelen qe vjen. Duket se dicka do te ndodhe. Nuk e di nese Sef Kosharja, p.sh. kishte pritur qe kjo te ndodhte nje te djele, nje dite kur edhe vete Perendia u ul te bente pushim. Nje fillim jave dukej si me interesant. Sepse, me te bere deklararaten, ata askush nuk do ti besonte, por, gjithsesi, perpara do te kishin nje jave te tere per ta perseritur dhe mbrojtur ate qe kishin thene. Por e thene nje te djele, duket sikur ka ndodhur nje keqkuptim, sikur, pas nje dite te merziteshme dikush i ka dhene folesit te Tv dicka gabimisht. Por, mbase eshte zgjedhur me qellim qe ata qe e kundershtojne te mos gjenden ne numer te madh, te grumbulluar ne qendra pune, universitete. I rrezikeshm eshte impulsi i pare, kjo eshte e njohur. Pastaj perpara eshte nata. Ajo ose te shkallmon trurin fare ose te ndihmon te mbledhesh vete E para ka me shume te ngjare dhe nese ndodh gje, ajo do te ngjase diku ne te gdhire. Vetevrasjet ndodhin ne ate kohe. ai qe kupton serbokroatishten le te na njoftoje. Po ka edhe nje kusht tevogel. E gjitha kjo nuk duhet te merret si loja e atij televizionit belg, qe shpalli se Belgjika nuk egziston. Ne kete rast shprehja do te jete: Shteti i Kosoves ka lindur. Duket aq e jashtezakoneshme dhe i tejkalon aq shume temat tona te perditeshme, sa shume vete parapelqejne te heshtin. Por mbase edhe te presin. Por per mjaft te tjere ai shtet ka egzistuar gjithnje ne perfytyrimin e tyre dhe vetem se habiten pse vonoi kaq shume, qe kete ta kuptojne edhe te tjeret. Per aktin e nje te diele paska qene puna? Ne rregull atehere. Do te te behet edhe nje akt per ata qe u ka munguar perfytyrimi! Te DIELEN! ------------------------------------------------------------------------------ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club