Re: [AlbClub] E leme me kaqe...

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Me kete  shkrim te fundit  Pellumbi prek nje tjeter problem, qe shpesh jemi
te prirur ta harrojme: atmosferen ne te cilen u shkruajten vepart e Kadares.

Disa mendime te mia per kete  une i kam ruajtur per nje kolokium qe
organizon  Universiteti VIII  i Parisit  nga fundi i muajit Mars, por tema
eshte aq e gjere dhe duket e pamundur te mos na kujtohen te gjitheve episode
pothuaj te harruara.

Me vjen ndermend dita e vdekjes se diktatorit. Ne fakt e kam fjalen per te
nesermen e vdekjes se tij.   Sic pritej ate dite shkrimtaret e njohur nisen
te botojne vjersha dhimbjeje e betimesh me lot e qyrra se do te vazhdonin
rrugen e lumturise qe ai na kishte celur etj. Po ja ndodhi qe Driteroi
kishte dale me goxha vjershe, qe ate dite e, Kadareja jo.

Po te permend emra, akush nuk do te besoje cilet ishin ata qe ulerinin neper
koridoret e radiotelevizionit kunder qelbesires Kadare, maskarait,
bukeshkales qe nuk kishte bere nje vjershe per shokun Enver, qe sa kishte
bere shoku Enver per te etij, etj.

Disa dogmatike me te  kualifikuar i qetesonin gorrillat duke u thene se
duhej te duronin, shoku Kadare me siguri qe  eshte  aq i tronditur sa do ti
duhet te pakte 24 ore qe te mbledhe veten. Nuk eshte shaka, humbja eshte e
paimagjinueshme, po ashtu edhe dhembja.

Po ja qe ndodhi qe te pasnesrmen dolen me vjersha edhe Llazar Siliqi, fatos
Arapi e plot te tjere. Kadareja nuk e kishte kerryer ende ate vjershen e
tij.

O zot i madh, ku shkonte hipokrizija, mallengjimi idiot,  histerizmi e
ulurimat kunder Kadarese. Shume deklaronin se me kohe e kishin kuptuar se ai
ishte armik dhe ja kishin shprehur partise dyshimet e tyre.

Diku nja ca dite me vone pastaj edhe Kadareja doli me nje vjershe spirileng,
qe me te vertete ra ne sy per hicgjene e saj.

Me mire te mos e kishte bere fare se ulurimat u ngriten ende me lart kunder
tij. Keshtu me thane se ndodhte edhe ne Lidhje e ne plot institucione
qendrore. U harrua ai qe kishte vdekur, flitej per te pabesin Kadare.
Deklarohej se ajo vjershe ishte prova me e mire se ai ia kishte pasur me
hile shokut Enver, atij qe shkriu shendetin per te miren e atdheut tone e te
proletarve te te gjithe botes...

Pa dyshim, te gjitha keto jane harruar, flas per atmosferen e mesiperme, ajo
qe ka mbetur eshte vjersha. Dhe Kadareja, nuk gjykohet per ate qe nodhi por
per vjershen.

Nuk e di se sa mundesi kishte qe ai te mos e shkruante fare ate vjershe,
praktikisht duket se kjo qe e pamundur, por ajo qe di eshte se nuk e di se
si ai ka mundur ti shkruaje ato kryeveprat e tij te tjera ne ate atmosfere
kriminale, antiatmosfere, ku padituria dhe mediokriteti vendosnin per
gjithcka, ku turma e zagareve nuk prisnin me as shenjen e shefit te kopese,
se ia dinin shijen, e dinin se cfare ai kerkonte, ishin programuar te
shkaterronin cdo qelize qe pulsonte nga jeta.

Ka nje mije arsye, jo per te perligjur mekatet, por per te vene trurin ne
pune per te kuptuar ate antiklime letrare e intelektuale, e mbi te gjitha
per te mos u tunduar nga mendimi elementar, primitiv, nga gjykimi i
siperfaqshem.

Po nuk eshte marrezi te thuhet se edhe vete Krishti nuk mund te kuptohet
jashte epokes se tij, se ndryshe do te trajtohej si i shitur  e pa karakter
kur predikoj ne popull se Qezarit, cfarosesit te pameshirshem popullit te
tij,  i duhej dhene ajo qe i takonte. Se athere ishin taksat shenja me e
madhe e devocionit ndaj fuqise perandorake...  dhe po e le ketu per ta
mbyllur fare gojen per kete teme idiote.






2008/2/15, Pellumb Kulla <[email protected]>:
>
>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>      E zgjatëm pa lezet, temën e mjeshtrit Kadare… Dhe më duket se i
> ngatërrojmë me dashje, vlerën e trashëgimisë letrare, marrëdhënien e
> tij me diktaturën dhe politikën e tij të pasdiktaturës…
>     Pas purgave të Stalinit, shfarrosjes së bashkëpunëtorëve dhe
> gjeneralëve të tij, pas shtërngimit të darës diktatoriale në BS, Ilia
> Ehrenburgu, shkrimtar e publicist zbriti në Nju Jork aty nga vitet 50.
> Në Amerikë atmosfera mbytëse e repressive e Rusisë staliniane njihesh
> mirë. Ehrenburgut iu drejtuan shumë gazetarë i bënë pyetje provokuese.
> Njëra ishte mjaft interesante dhe e pacipë: -  Zoti Ehrenburg, ne e
> dime se ç'heqin njerzit tek ju e tani tek të shohim këtu në Nju Jork
> na vjen të të pyesim: ty a nuk të vjen turp që ke mbetur gjallë?
>      Cfarë i kërkohet Kadaresë? I kërkohet që ta kish tronditur
> diktaturën me penën e tij. E bënte dot?! I kërkohet të mos fuste
> figurën e diktatorit në veprat e veta (të cilat as një gram nuk e
> shtuan dashurinë për Enverin, siç edhe nuk e pakësuan urrejtjen për
> të. I kërkohet ajo që nuk i kërkohet Agollit, Siliqit, Al;eks Cacit,
> Skënder Bucpapës, Arapit e të tjerëve. I kërkohet ajo që nuk i
> kërkohet Gëtes, Molierit e plot të tjerëve. I kërkohet që të mos
> vepronte si ne të tjerët, që kur ndonjë shoku të ngushtë i dërgonim
> ndonjë anekdotë kundër Enverit (dhe këtë në vitet e para!), mbi zarf
> deshim nuk deshim, do lëpinim e ngjisnim një pullë me fytyrën e
> Enverit, që të shkonte letra!
>        Të jemi të drejtë e të ndershëm! Pas ndërgjegjësimit të plotë,
> pas 1973, Kadareja nuk shkroi  një rresht për Enver Hoxhën. Në temat e
> tij nuk u panë kurrë kooperativistët e lumtur dhe Sekretarët e Parë si
> heronj vetmohues. A nuk është vënë re se Kadareja i vërtetë u tërhoq
> nën strehën e temave historike, duke u munduar të gjejë alegori të
> holla, tepër të holla e bile të rrezikëshme që i rrinin ngushtë
> diktaturës? Si mund të kërkojmë  t'i përjashtohet nga trashëgimia edhe
> "Koncerti"?! Nuk ka një vepër aq të bukur e të mprehtë sa ajo kundër
> diktaturës! Kadarenë nuk e mori malli për kinezët. Në atë roman vjen e
> plotë kinezëria shqiptare e shoqërisë socialiste të Enver Hoxhës. Këtu
> në vend të thellësive historike, Kadareja u strehua në Kinë e foli për
> përgjimet, për cienticitë (mikrofonat përgjues) për hierarkinë e
> emrave në Byronë… kineze! Në krahasim me Koncertin, Dimri është
> diletantizëm i gjallë dhe vërtet, për mua, ajo është një nga veprat më
> të dobëta të Ismailit. Lexoni parathënien e Migjenit, (1988),  ku
> Kadareja merr guximin të shajë malësorët që vrasin njëri tjetrin pse i
> bien lopës së tjetrit, me pëllëmbë në vithe dhe (citoj:) "në historinë
> e tyre mbeten një popull që nuk ka bërë asnjë vrasje e atentat
> politik". Ishte e kollajtë kjo?
>        I kërkohet të Kadaresë të sillej si Pasternaku, në Bashkimin
> Sovjetik, si Saharovi e Sozhellnicini të cilët kur e mbushnin kupën,
> Byroja Politike i dëbonte … e shumta… i dëbonte jashtë kufijve të
> Bashkimit Sovjetik! Megjithë familje! Kurse Kadareja tek ne e kish të
> sigurtë plumbin. E kish të sigurtë vdekjen në një vend, ku nuk kish
> asnjë këmbë zhurnalisti të huaj që të verifikonte dhe kundërshtarët e
> regjimit ose "vrisnin veten", ose "vriteshin nga burrat xhelozë që i
> zinin në flagrancë me gratë e tyre"
>      Ismail Kadarese, ne, ulur në një kolltuk interneti i kërkojmë
> tani që të kish dhënë jetën! I themi siç i tha ai gazetari
> Ehrenburgut: "Të te vijë turp qe nuk vdiqe!" Bukur! Të vdiste!" E për
> kë? Për ne të kulltukut të internetit. Po ç'bëmë ne të kulltukut të
> internetit më shumë se ai, kundër diktaturës, gjatë diktaturës?
>
> pk
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.