[AlbClub] Kadareja si shkrimtar
Ulysse <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C3DB5F0E.2AAA%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Kadarene e njohim si shkrimtar. Asnje njeri nuk do te fliste per ate po te kishte qene druvar apo fshesaxhi. Si shkrimtar merita e tij ne fushen e letrave shqipe eshte e padiskutueshme. Me stilin dhe formen e romaneve te tij ai qe disident i mirefillte duke u shkeputur nga metoda e realizmit socialist. Ne vitet 90 turmat bertisnin « E duam Shqiperine si Europa ! », Kadareja me mjeshterine e tij si shkrimtar e kishte sjelle Europen tashme ne bibliotekat tona, jo vetem aq, Europa e beri te veten vepren e tij duke bere te njohur njekohesisht shqiptaret dhe Shqiperine. Askush si ai pergjate 45 viteve diktature nuk zbertheu me art cmendurine e diktatures (kujto Nenpunesi i pallatit te enderrave). Vlerat e tij si shkrimtar (profesion, per te cilin e njohim) nuk varen as nga nostalgjite tona, as nga urretjet tona. Ndoshta Koha mund te denoje me harrese disa nga veprat e tij sic ka ndodhur dhe me te tjere po aq te medhej sa ai, por jo vlerat e tij si shkrimtar qe jane ; stili, gjuha, forma. YD ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club