[AlbClub] Flamuri kuq e zi

GH <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Tani që Kosova po shpall pavarësinë ndoshta do të ishte me vend,  
sikur Republika e Shqipërisë t'ja lehtësonte pak ekzistencën këtij  
shteti të ri nga pikpamja formale (duke vërejtur që praktikisht  
Shqipëria nuk mund të bëjë dot më shumë për Kosoven) dhe të bënte  
disa ndryshimë të karakterit formal kushtetues duke ndryshuar  
njëkohësisht flamurin zyrtar të Republikës së Shqipërisë si dhe  
ndoshta edhe hymnin kombëtar, për t'i lënë mundësinë këtij shteti të  
dytë shqiptar t'i përdorë këto dy simbole të rëndësishme për një farë  
kohe, e cila të lëvizë diku nga 20 - 30 deri 50 - 100 vitet e  
ardhshme. Për momentin duket sikur qytetarët e Kosovës kanë më shumë  
nevojë për flamurin kuq e zi, ndërkohë që këtë flamur shqiptarët e  
Republikës së Shqipërsië e përdorin kur shkojnë nëpër stadiume, dhe  
ndonjë herë edhe për gjëra më të turpshme akoma, si për shëmbull kur  
përfaqësuesit e tyre zyrtarë zbukurojnë zyrat bashkë edhe më flamurët  
amerikanë apo të Komunitetit Evropian. Flamuri kuq e zi në Republikën  
e Shqipërisë sot nuk përfaqëson asgjë fondamentale, ndërkohë nga  
c'kam parë e nga c'shoh, në Kosovë ai është shumë më i rëndësishëm.  
Shqipëria mund të vendoste që në shekullin e XXI të përdorë si flamur  
kombëtar dicka që t'i përshtatet më mirë epokës në të cilën jetojmë,  
unë nuk e di se si mund të dukej ai flamur; por gjithsesi mund të  
kishte ngjyra të cfarëdoshme; kam përshtypjen që në Republikën e  
Shqipërisë njerëzve nuk do t'u bëhej fare vonë për këtë gjë. Në  
planin ballkanik Shqipëria mund të bënte një veprim shumë integrues  
dhe cool sikur të bënte ajo hapin e parë drejt një cmitizimit të disa  
simboleve, që në shekullin e XX më shumë kokëcarje na kanë shkaktuar.  
Mbase në këtë mënyrë i lehtësohet disi edhe Maqedonisë rruga për të  
hequr dorë nga emri i vet dhe të gjitha simbolet që lidhen me  
Aleksandin e Madh pa e humbur fytyrën. Të dyja këto shtete (Shqipëria  
dhe Maqedonia) do të ishte mirë sikur të afroheshin duke e përkrahur  
njëra - tjetrën pak për t'u afruar aje ku duan (NATO & EU), dhe  
ndihma që mund t'i jepte Shqipëria Maqedonisë duke u zhveshur nga  
simbole kokëforta - për momentin faktor frenues ne procesin e  
integrimit europian - mund të ishte shumë e madhe. Gjithsesi kjo puna  
me Maqedonine do të ishte nje efekt sekondar i një veprimi tjeter, që  
mua me duket relatisht i përfytyrueshëm dot. Në fund të fundit ai  
flamuri me shqiponjë u përket po aq shumë shqptarëve të Kosovës sa  
edhe atyre të Shqipërisë; eshte si një lloj kujtimi që të ka lënë  
yt'atë, të cilin e përdor herë një vëlla dhe herë një tjetër. Unë nuk  
do të kisha asgje kundra sikur zyrtarisht Shqipëria të përdorte sot  
një flamur të bardhë.

Rrofte Ballkani



GH
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.