Re: [AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...
"Drenusha Zajmi Hoxha" <[email protected]> Wed, 20 Feb 2008 12:26:44 +0100
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Ardian, ma ke lexuar mendjen ,
E kam nje mbese , e cila kur ishte e vogel nuk linte dy gure bashke. Tere diten vraponte, rebelohej per cdo gje, protestonte , kendonte dhe e permbyste shtepine . Por, kur i dukej se i ka mbaruar loja ose psh emisioni i preferuar , ajo gjithmone thoshte: " E tash, cka me ba? " Thuase duhej patjeter me ia nise dickahit, e nuk dinte kah.
Pas delirit, shperthimit te emocioneve dhe euforise se diteve te kaluara kur u beme shtet, e pata edhe une kete ndjenje pafuqie pastaj. U bera maniako- depresive. Tash jam ne kete pjesen e dyte te diagnozes. Jo se nuk kemi per cka e per kend te punojme tani ,perkundrazi, por nuk e dij a dijme se si. Jemi entuziaste per fillime te reja , por po ndjehemi te papergatitur, cuditshem, sikur me nje udhekryq me shume drejtime , ne mes te shkretetires. Nuk kemi ide veprimi.
Psh para dy diteve mora nje mesazh nga nje mikja ime serbe, qe ma uronte pavaresine. Njehere, u ndjeva shume patriotike sikur i kam shtate kobure ne brez , u pyeta pse me shkroi, cka me provokoi, cka deshti me thane, tash ia tregoj une kesaj....dhe pastaj krejt e qete ia ktheva pergjegjen duke iu falenderuar urimit te sinqerte te saj. Por, tash u ndjeva sikur e tradhetova krejt shqiptarine. Jo se merzitem une fort kush cka mendon , por nuk po dij si ta kurdis trurin tim te mendoje ndryshe.Te ndjehem une mire me veten time. Nuk po dua me te jem folklorike , tash ne vend te dajreve po i bie pianos, ama muziken po ma qet popullore.
Po them tash cka dreqi kemi me ba, disi jemi mesuar 30 vjet me protesta, demostrata, lutje, vuajtje , non stop pritje se dicka do behet, sapo shihnim ndonje politikan te huaj ne Tv, ky eshte i mire per Kosoven, ky eshte i keq per Kosoven..Po me duket se haber nuk kemi si te mendojme e veprojme tash ndryshe. Si ta ndertojme kete shtet. Si te mos e vjedhim e shkaterrojme?Ose si te vjedhim pak me kulturuar, nese vec nuk mundemi fare...? Si te kemi rryme , por te mos e paguajme kurre, si ta shaj fqinjen pa i thane qenka si shkine, ose si ta lavderoj nje femer pa i thane prap qenka e bukur si serbe....Si te harrojme, si te ecim rruges pa e kthyer koken prapa?
Te shpresojme bre mik, se keta miq nderkombetare qe i kemi, na e tregojne udhen ose se paku, ketyre qe po na udheheqin. Na i ndjekim pas si delet. Boll qe ma kush nuk na fut nen zgjedhe. Edhe nuk munden se jemi dele te mecme, nuk e hame barin pa na e pertype dikush perpara.
sa i perket flamurit, mos u merzit. Ky i riu ishte shume i bukur, ndersa te parin ( jo te vjetrin) nuk ta ndal kush me e perdore.
hajde tung nga Republika e Kosoves
Drenusha
----- Original Message -----
From: [email protected]
To: [email protected]
Sent: Wednesday, February 20, 2008 03:48 AM
Subject: Re: [AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...
*** AlbClub Discussion List ***
------------------------------------------------------------------------------
In a message dated 2/19/2008 7:45:25 A.M. Central Standard Time, [email protected] writes:
E dyta asht puna e punes. Bre burra, deri tash kam pase kuj me la lane
fajin per cdo deshtim temin. Po tash e tutje? A e dini bre qe e kemi
marre veten n'qafe me ket pavarsi e tash s'ka ma arsyetime, po duhet
me ju perveshe punes?
Per cdo deshtim hidhiani fajin sundimit te gjate kolonial.Ndonjerit qe pergjigjet te gjeje arsyen e vertete mbylljani gojen duke e quajtur spiun te shkjaut.Ne kete menyre mund te shtyni te pakten 20 vjet.Eshte metode qe jep rezultat .e kemi zbatuar ne Shqiperi.Nese ke pyetje te tjera na thuaj.Ne jemi eksperte.
------------------------------------------------------------------------------
Delicious ideas to please the pickiest eaters. Watch the video on AOL Living.
------------------------------------------------------------------------------
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club