Re: [AlbClub] Lehte e keni ju t'Shqipnise...

yd <[email protected]> Wed, 20 Feb 2008 20:58:51 +0100
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C3E2450B.472%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***





> Le 20/02/08 12:26, « Drenusha Zajmi Hoxha » <[email protected]> ka shkruar:
>  
> E kam nje mbese , e cila kur ishte e vogel nuk linte dy gure bashke. Tere
> diten vraponte, rebelohej per cdo gje, protestonte , kendonte dhe e permbyste
> shtepine . Por, kur i dukej se i ka mbaruar loja ose psh emisioni i preferuar
> , ajo gjithmone thoshte: " E tash, cka me ba? " Thuase duhej patjeter me ia
> nise dickahit, e nuk dinte kah.
>  
> Zonja Zajmi, sic duket nga pershkrimi qe beni, mbesa juaj (qe ne shkrimin tuaj
> eshte perdorur si simbol) ashtu si shumica e femijeve i trembej merzise. Para
> disa kohesh lexova nje artikull ku thuhej se sipas studimeve psikologjike te
> bera keto kohet e fundit, studiuesit kane dale ne perfundimin se merzitja
> eshte e domosdoshme per femijet. Ajo i rrit, i ben qe te njohin veten, etj. Me
> kujtohet qe artikullshkruesja e mbyllte shkrimin e saj me keto fjale : ³Tani
> kur te mbyllim deren e dhomes se femijeve do te themi : Sheeet! Mos beni
> zhurme, femijet po merziten.²
> 
> Pas delirit, shperthimit te emocioneve dhe euforise se diteve te kaluara kur u
> beme shtet, e pata edhe une kete ndjenje pafuqie pastaj. U bera maniako-
> depresive. Tash jam ne kete pjesen e dyte te diagnozes.
> 
> Kur e pyeten nje spanjoll se si e kishte ndjere veten gjate diktatures se
> Frankos, ai u pergjegj : ³Nuk di c¹te them, por nje gje eshte e sigurte se
> ndjeheshim te lumtur qe ishim kunder tij.²
> 
> 
> 
> Pershendetje
> YD

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club