[AlbClub] The idiot culture

"D. K." <[email protected]> Fri, 29 Feb 2008 18:31:33 +0100
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Me 1973 Carl Bernshtejni u nderua me cmimin Pulitzer se bashku me Bob
Woodward in, per skandalin e njohur te Watergate.

Por ketu eshte fjela per gjesendi tjeter.

 Me 1992, Bernshtejni botoi nje artikull te famshem te titulluar The idiot
Culture me te cilin denoncon rende disa fenomene te shtypit amerikan, qe
jane verejtur ne menyre uluritese edhe ne shtypin shqiptar, duke filluar
vecanerisht aty nga viti 2000, edhe pse fenomeni nuk ishte. anodin qe me
pare.

Ne thelb ai jep idene, qe e kemi diskutuar edhe ketu, se prania e shume
mediave ne treg e ka kthyer shtypin ne nje fabrike marrezish dhe idiotesie
kulturore.

Ne kete liste Pellumb Kulla pati sjelle nje sere titujsh qe ngjanin sikur
zbrisnin nga nje planet surrealist e jo nga shtypi i perditshem me te cilin
ushqehet populli martir  i  Tiranes.

E keqja eshte se po te behet i njohur artikulli i Bernshtajnit, ai do te
perdoret si nje leve per te thyer dhembet e atyre qe kerkojne nje nevel me
te larte moral e profesional te shtypit. Ja, kur ndodh ne Amerike....

Vecanesia tjeter e Shqiperise, pra e The  idiot culture e shtypit te saj,
eshte se ai nuk eshte aq idiot sa duket. Kjo kuptohet kur veren se mediat
kryesore jane vetem pjesa e dukeshme e disa grupeve te fuqishme ekonomike,
te cilet shtypin qe financojne e perdorin si qen te terbuar me mbrojtje apo
ne sulm te kujtedo qe prek pjesen e hallves se tyre.

Te tjere shajne qeverine kur ajo nuk u hedh kocken e premtuar e te tjere
akoma hidhen ne  mbrojtje te saj, per te siguruar dicka me shume se ajo qe
tashme kane ne gavete.

Ne keto kushte kam pershtypjen se ka ardhur koha te flitet per mbylljen e
nje etape romantike e idealiste te shtypit dhe fillimin e nje ere te shtypit
si mjet debilizimi social dhe shantazhi politik

Dihet qe artikulli i sipercituar i Bernshtejnit dhe kolegut te tij jo vetem
qe tronditi shoqerine amerikane, por edhe ndikoi ne ligjet e saj.

Deri ate cast shtypi amerikan mbeshtej ne ate qe njihet Freedom of
Information Act, nderkohe qe pas skandalit ne fjale doli edhe ligji i njohur
me emrin Privacy Act, qe praktikisht hapi dyert e administrates per shtypin.




DK

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club