[AlbClub] Shifeni me vemendje ! (dhe gjykoni si te jet me mir)
Alban Guri <[email protected]> Wed, 19 Mar 2008 16:36:41 +0000 (GMT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Pyetesor: -A mendoni se kjo tragjedi ishte rastesi? -A nuk ju ben te mendoni fakti se dy ore para shperthimit, me Sali Berishen, ne kryeministri u takua Menduh Thaçi, i cili pa diskutim i ka parashtruar Berishes nje platforme zgjidhjeje per çeshtjen mbarkombetare?! -Asnje media nuk foli per kete takim sekret por mjaft te rendesishem. Peshen e ketij takimi e eklipsoi startegjia e tensionit, shperthimi, masakra njerezore. -Ne fokus keto dite eshte perparimi i hapave te çeshtjes shqiptare: 1) Shqiperia ne Nato dhe pa viza me BE; 2) Kosova e pavarur dhe njohja e saj nga shtetet e OKB; 3) Pjesa shqiptare e Maqedonis merr pozicione force per t`iu imponuar shovinizmit maqedonas; 4) Greqia (me maqedonin) dhe Serbia (me shqiptaret dhe gjith komunitetin nderkombetar) ne veshtiresi objektive per shkak te zhvillimeve rajonale dhe nderkombetare, ku si rrjedhim deduktojme se shqiptaret do fillojne te shohin dite me te bardha, pasi armiqtë e tyre historikë po ulin brekët; 5) Ndarja e Maqedonis nga nje enderr ne realitet; Keto jane zhvillimet e fundit. A nuk duhet, pikerisht per keto motive, te filloje nje dosjer publik, ne gazeta, radio e tv, mbi keto fakte dhe te merret seriozisht ne hetim teza e nje komplloti serbo-grek?! Apo politika shqiptare, mediat, radiot, tv, sherbimet inteligjente, ishin jugosllave (pra serbe) para 1990-ës dhe më pas iu shitën Greqisë, "për një copë buke"-si i thonë llafit. Ose për "mbijetesë egoiste" te individëve pa personalitet. Ku janë liderët "spiritualë" shqiptarë, "politikanët" apo "patriotët"? Cfarë burrash janë këta që kanë frikë edhe të flasin e jo më të përballen?! Apo kanë "ngjyer kafshatë" si Juda në pjatën e Jezusit që më pas e shiti per 30 sesterca. Keshtu me sa duket edhe keta "lidere" kane ngrene ne pjaten e korruspionit, te trafiqeve, te kontrabandes, te naftes e te armeve, te femijeve e te klandestineve. Po amabasadori amerikan, i plotfuqishmi i kudogjendur, pse na u fsheh pas gardhit tani qe kemi me shume se kurre nevoje per doren e forte te SH.B.A.-ve aletate?! Sepse, me sa duket aleate nuk jane perderisa ne keto vite pensjonet mbeten ne nivelin 8600 leke te reja dhe u promovuar modeli gangsterit ne politike, ne ekonomi dhe ne mbare jeten publike. Kush eshte morali qe iu meson popujve Amerika?! Koka e qethur e gangsterit, supermakinat e erreta furistrada, femrat lap-dencer dhe modeli konsumist me prapashtesen "rrofte Amerika"! Kjo eshte nje S.O.S. qe theret ne ndihme qyteterimin. Jo triunfin e fshatareve bashkangjitur me korrupsjon, dhune, shkaterrim! Keto kohra therresin per revolucjon, pavarsisht se un jam i bindur ne suksesin e pakundershtueshem te zhvillimit gradual, me qyteterim, te cilin nuk e sjell dot as Serbia, as Greqia, e madje as Amerika, qe si tregohet qarte gjith keto vite, ka prure nje model superdeficitar ne moralin publik dhe etiken individuale. Kthejini syte nga Qyteterimi Europjan, pjes e te cilit keni qene dhe desheroni te jeni! E sigurisht, do ndiheni me mire ! Shkeputuni, TANI jo neser, nga erresira bizantine, nga injoranca dhe prapambetja e stepave te Azise. Injorojeni modelin Western te gangsterit me kobure ne dore dhe makin super te madhe qe pi wisky dhe shoqerohet me pseudo BabyGirl! I juai, AGUSTINI Da: pavlo pirrua <[email protected]> Oggetto: Re: {QIKSH «ALBEUROPA»} A duhet të mendojme për "Llogari Bankare per te ndihmuar familjet e prekura nga ngjarja e rende ne G A: [email protected] Data: Martedì 18 marzo 2008, 17:57 E lexova thirrjen tende dhe m'u duk pak e cuditshme qe juve pengoni ndihmat per popullin qe pesoi tragjedine.Interesa nt. A mendon ti se ky popull eshte aq naiv per te mos dalluar Saliun,Fatosin, Edin, Taulantin dhe kompani ? Gabohesh shume Fatkeqesia eshte se ne 200 firmat per formimin e" P.Demokratike " shumica ishin pseudodemokrate . Bej nje pyetje vehtes: A nuk do te ishte me mire qe populli, per te cilin ju ha meraku kaq shume ,te merrte njehere ndihmat, vendi yt qe e ke braktisur te hynte ne Nato dhe pastaj te rezohesh qeveria ? Të nderuar bashkëkombas! Do t'ju lutesha të reflektonit mirë, përpara se të derdhnit para në llogaritë e hapura nga qeveria shqiptare: Unë mendoj se ka ardhur momenti që të mblidhemi të gjithë së bashku e të kërkojmë rrëzimin e kësaj qeverie antipopullore, antishqiptare, antinjerëzore, që ka shkelur e shkel ende të gjitha të drejtat e njeriut dhe me paturpësinë më të madhe justifikon mosdorëzimin e pushtetit. Sali Berisha e ka treguar më së miri edhe kësaj rradhe se nuk është vetëm një agjent i regjimit të kaluar, një "komunist antikomunist" , një diktator i orëve të para, por edhe një mafioz i rrezikshëm, që mbron interesat e veta dhe të fqinjëve tanë serbë e grekë. Mos harroni hapjen e depove të armëve në vitin 1997, në prag të luftës në Kosovë; Mos harroni shkeljen e embargos për karburantin që furnizoi makinën luftarake serbe gjatë luftës në Kosovë, nëpërmjet Shqipërisë. Edhe tani, kur shpallja e Pavarësisë së shumëpritur në Kosovë është ende e freskët, ndodhin të tilla ngjarje skandaloze, për ta gjunjëzuar edhe njëherë Shqipërinë e munduar nga diktaturat. Shqipëria ndodhet e tëra mbi dinamit të pashpërthyer dhe qeveria, së bashku me opozitën e dinë mirë një gjë të tillë. Vëndin e ministrave e zënë militantët "besnikë" e jo specialistët e askush nuk do t'ia dijë prej tyre për masën që varfërohet e mjerohet dita-ditës. Ka ardhur momenti që të vetëndërgjegjësohemi e të mos lejojmë majmjen e mëtejshme të xhepave të politikanëve të korruptuar shqiptarë, por të organizohemi si një trup i vetëm, e të ngremë zërin pranë organizmave ndërkombëtarë, kudo që ndodhemi, mbasi opozita shqiptare ka frikë ta hapë gojën e ta nxjerrë popullin në rrugë, sepse xhahili e ish sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha e bandat e tij nuk i ka harruar metodat e vjetra enveriste: por e kërcënon atë me dosjet që ka hapur për sejcilin. Ndësa njerëzit e thjeshtë që jetojnë atje, kanë frikë për jetën e tyre, të fëmijëve e të njerëzve të afërt. Unë mendoj se opozita e vërtetë e politikës së korruptuar shqiptare duhet të jemi ne, gratë, nënat e vajzat shqiptare në mërgim; baballarët, burrat e djemtë e ndershëm që e fitojnë bukën me djersë; ata që e kurojnë dita-ditës ndjenjën e atdhedashurisë dhe formimin e ruajtjen e karakterit të tyre të pathyeshëm ndaj korrupsionit. Le të organizohemi e të dalim në demostrata për rrezimin e qeverisë aktuale në Shqipëri, kudo që ndodhemi, në Europë, Amerikë e gjetkë, për t'i dalë në mbështetje popullit që vuan për bukën e gojës e për çatinë mbi kokë; për ata fëmijë që s'shohin fëmini, që s'njohin lodra e argëtime, por punojnë që në moshë të mitur në uzinat e vdekjes. Kjo do të ishte ndihma më e madhe për Shqipërinë e plagët e saj. Kjo do t'i tregonte edhe botës se ne jemi një popull i vetëdijshëm, që s'e pranojmë më kokuluar shtypjen dhe diktaturën. Le t'i tregojmë asaj se ëndrra e keqe 50-vjeçare e regjimit totalitarist ka mbaruar njëherë e përgjithmonë e ne jemi zgjuar prej kohësh e s'duam ta kthejmë më kurrë kokën mbrapa! Edlira Dedja, një nga 200 firmëtaret e para të krijimit të Partisë Demokratike Shqiptare në vitin 1990. ---------- To: albeuropa@yahoogrou ps.com From: devole@infinito. it Date: Tue, 18 Mar 2008 12:13:35 +0100 Subject: {QIKSH «ALBEUROPA»} Llogari Bankare per te ndihmuar familjet e prekura nga ngjarja e rende ne Gerdec Njoftim nga Qeveria shqiptare I/E Nderuar Zonjë / Zotëri, Në vijim të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gërdec, pranë Vorës, Qeveria Shqiptare ka hapur një llogari bankare pranë “Raiffeisen Bank of Albania”, ku ftohen të gjithë personat, shoqatat apo organizma të kontribuojnë në ndihmë të familjeve të viktimave dhe atyre të dëmtuara nga kjo tragjedi. Llogaria quhet “Ndihma për të prekurit, ngjarja Gërdec”. Informacionet për të bërë të mundur transfertën e fondeve në numrat e llogarive janë: - Swifti i Bankes : SGSBALTX, - Adresa e Bankes: RR."Kavajes" Nr.4, Tirana, Albania - Numrat e llogarive, perkatesisht per monedhen qe do te transferohen: LEKE 8003890900, EURO 8000890900, USD 8001890900, GBP 8002890900. Për çdo paqartësi, Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni “Raiffeisen Bank of Albania” në numrat e mëposhtëm : Mob: +355 68 40 20 579 Tel: +355 4 222 669 / Ext: 25 36 ---------- Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search. __._,_.___ Messaggi sullo stesso tema (4) Rispondi (post su web) | Crea nuovo argomento Messaggi | File | Foto | Link | Sondaggi | Agenda Na dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, që QIKSH Albeuropa të jetë më e pëlqyeshme, më efikase dhe më e dobishme - në shërbim të Mërgatës, të mbarë kombit dhe të atdheut tonë - Shqipërisë Etnike. Nëse e sheh të arsyeshme dhe të dobishme, dërgo shkrimet e ALBEUROPËS në E-mail-et e miqve tuaj dhe i regjistro ata në: [email protected] Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: [email protected] http://it.groups.yahoo.com/;_ylc=X3oDMTJiMjJjZTRiBF9TAzk3NDkwNDg1BGdycElkAzQ5NzYxNwRncnBzcElkAzU1OTAwMDU0MQRzZWMDZnRyBHNsawNnZnAEc3RpbWUDMTIwNTg2Mzg1MQ-- Cambia le impostazioni tramite web (necessaria l'ID Yahoo!) Cambia impostazioni via email: Scegli l'invio giornaliero | Scegli il formato tradizionale Visita il tuo gruppo | Condizioni generali di utilizzo del servizio Yahoo! Gruppi | Annulla iscrizione Attività recenti - 1 Nuovi iscritti Visita il tuo gruppo Mio Yahoo! Passa a Mio Yahoo! Tutti i tuoi feed in una sola pagina Yahoo! Gruppi Crea un gruppo In sole tre mosse E condividilo! Y! Toolbar Scaricala gratis Accedi ai Gruppi in una sola mossa . __,_._,___ ---------- Inviato da Yahoo! Mail . Tanti modi per restare in contatto con chi vuoi. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club