[AlbClub] Ne vend te festes, reflektim mbi ftesen!
Alban Guri <[email protected]> Thu, 3 Apr 2008 14:02:52 +0000 (GMT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Cfare pres un nga N.A.T.O. ?! nga Tirana, ora 12:30, dt. 03-04-2008, Alban Guri Kronika e ores se pare pas marrjes se fteses se Shqiperise per ne N.A.T.O. Ndoqa lajmet ne tv deri ne oren 12.00. Cdo hapesire televizive po komentonte me disa “komentatore” plus “gazetaret” perkates, situaten dhe zhvillimet nga samiti i Bukureshtit. Pasi degjova broçkullat retorike dhe lajmin aspak te desheruar mbi ikjen e delegacionit maqedonas, u befasova me refuzimin e vendeve anetare kundrejt Ukraines dhe Gjeorgjise. Epo, mendova, ketu plasi patatja. Tension dhe demostrim muskujsh nga ana e dy boteve, perendimi industrialo-ushtarak dhe lindja feudalo-bizantine. E te them te drejten u trishtova, sepse mendova fatin e keq qe kemi se kur na vjen rradha per t`u gezuar, gjemdet nje shkak per t`u prishur festa. Keto tensjone mendova jane gjithnje “rete qe duken ne qiell para stuhive”. Shpresojme te mos kete stuhi te tilla! E keshtu, dola dhe po ecja me destinacjon biblioteken kombetare. Kur patritur, fillojne te degjohen zhurma pistoletash dhe kallashnikovesh. Un kam jetuar rreth 15 vjet ne Europe, prandaj kur degjoja fillimisht krisma, preokupohesha per ndonje sulm me pasoje vdekjen e personave kalimtare. Por tani…eeeee, tani…! Tani ja kam doren edhe une. E kam kuptuar qe kjo eshte shenje gezimi! Megjithese e kam kuptuar se shprazja e armeve eshte kthyer ne nje ritual qe shpreh gezim, un merzitem. Dhe motive eshte i thjeshte. Un festoj ndryshe. Kjo lloj feste me duket tribale dhe shenje prapambetjeje. Pra, edhe ne kete moment, pasi kuptova se krismat donin te thonin se Shqiperia kish marre ftesen per ne N.A.T.O., un u pezmatova. Jo nga ftesa, te cilen personalisht e enderroja dhe prisja qe para viteve 90-te, un antikomunisti i pandreqshem, por nga tribalizmi i “atyre” qe nuk te lene rradhe te festosh vertete. Sepse ata duke dashur te festojne, me gjestet e tyre thellesisht arkaike, te prishin, qejfin, festen, dasmen. Te prishin edhe anetaresimin ne N.A.T.O., siç e kane prishur dhe vonuar me dekada. Ketu fillon preokupimi im, qe nuk eshte i panjohur per miqte dhe forumet ku jam shprehur edhe me pare. Tani ftesa u morr, pas shum zvarritjesh dhe mundimesh. Pas gati njemij vjetesh lindje bizantine dhe 600 vjet pushtim-shkaterrues ottoman e komunist, sot, un patroti shqiptaro-perendimor, e ndej veten fizikisht pjese te familjes Euro-Atllantike. Por problemin e kam tek perkatesia shpirterore, kulturore dhe ekonomike e ketyre qe jetojne ketu me mua, ne Shqiperine e sapoftuar ne shtepine miqve. Keta, filluan te shtinin arme si ne kohrat e Turqise, filluan te festonin festen e tyre tribale, me buri makinash dhe flamuj, me kaos dhe dhune barbare neper rruget e Tiranes. Keshtuqe, ne vend qe te gezohesha e te nisja festen, me kapi trishtimi. Ne ate moment ndezi altoparlantin edhe hoxha i xhamise se Etem Beut, tek sahati dhe po pelliste me sa kishte fuqi. Fillova te trishtohem trefish. Isha i detyruar te pranoja festen tribale te disa barbareve me makina dhe buri te leshuara ne kup te qiellit, me krismat e atyre qe sfidonin shtetin dhe qellonin ne mes te kryeqytetit sidhe me hoxhen qe kish leshuar ne maksimum zerin e tij kumbues, si per te thene “prit or beg se ka hendek!”. Te pakten, kete mesazh mora un. Me pas vazhdova i shqetesuar nga sheshi Skenderbej, ku sapo kishin dale ne shesh e po kercenin disa valltare me costume popullore. Muzike qaramane, qe vetem ndjesi feste nuk me percolli. Eca drejt parkut Rinia per tek “Taiwani”. Kur, ja. Befas para kembeve te mija del banda e Ministrise se Mbrojtjes. M`u duk nje grup bashibozukesh qe nuk dinin as te encnin me ritem ushtarak, siç e kerkon protokolli, e jo me te jepnin mesazhin e gezimit dhe sigurise ushtarake qe na ofron ushtria jone (e Natos). Keta muzikantet ushtarake, pa pike sensi glorifikues apo thjesht estetik, me kujtuan me zor filmin e Sajmir Kumbaros “Koncert ne vitin 36”. U ndjeva ne situaten qe pershkruan filmi per Lushnjen e sakatosur te viteve 36, ku perziheshin, pluhuri, balta, morrat, varferia, turqia, prapambetja dhe anarkia. Sapo mberita tek “Taiwani”, takova nje mikun tim dhe i percolla atij te gjithe ndjesine e pezmit qe kasha akumuluar ne ate gjysem ore. Ai e bashkndau me mua dhe tashme ishim dy. Duke ecur bashke me te, filluan ten a parakalonin makinat me flamuj shqiptare dhe flamuj te N.A.T.O.-s. Burite me kupe te qiellit. I thashe mikut tim: “Ore, pot e gezuar jemi dhe ne nuk po trazojme njeri! C`eshte kjo e keqe e madhe me keta idiote?!” “Eeee…”-m`u pergjigj ai, “keta ketu i ka nxjerre ai, sepse do te marri fleta lavderimi per kete event. Do ta pervetsoje sikur te ish merite e tija”. E kishte fjalen per kryeministrin. Dhe ne fakt, kishte te drejte miku im, I cili punon per admnistraten shteterore aktuale, qe s`i le gje mangut personazhve te filmit “Koncert ne vitin 36”. Them kishte te drejte, sepse te dy bashke, un dhe ai, pame se si autokolona e makinave shqetesuese, qe perfaqsonin tribalizem dhe qyteterimin ne feste, kryesohej nga nje djalosh me mjeker qe rezulton ne krye te forumit rinor te Partise “Demokratike”. Ky çuni, me nje goxha fuoristrade Touareg, kryesonte autokolonen qe na “kishte future ne N.A.T.O.”. Fytyra e tij m`u kujtua sepse e shoh shpesh neper sheshet e Tiranes, para xhamise, ulur ne gjunje mbi nje tapet, duke u lutur bashke me myslimanet e tjere qe kremtojne ritet fetare. Normalisht, autokolona myslimane, me ne krye te devotmshmin rinor te Partise “Demokratike”, beri xhiron nga “Taiwani”, pergjate Lanes, u kthye tek Drejtoria e Policise, ne rrugen “Myslym Shyri” dhe me siguri drejt e ne seline e Partise… Partise “Demokratike”. “Ore!” i thashe vetes, “po sa gjate do vazhdoje kjo genjeshter ne kete vend?!”. Genjeshtra me gozhduar mua dhe gjithe shqiptaret patriote, te emancipuar dhe shkolluar ne perendim, qe prej vitit 1990. Qe ateher kur menduam se e hodhem murin lindor dhe u bashkuam me familjen tone, Europen. Por, jo. Prej atij viti genjeshtra vazhdon. Ne krye te demokrateve nje ultra-komunist anti-treg dhe antikultur perendimore. Ne krye te institucioneve, vetem fshatare te pagdhendur dhe mafioze, hajdute te pasurive publike dhe private. Hoxha pellet ne mes te Tiranes… Varferia po kthehet ne nivelet e pas luftes se dyte boterore. Papunesia po merr permasa gjigande me hap galopant, pensjonet jane 8.6 apo 10 mije lek te reja por ne jemi ne N.A.T.O. Po, po. Ne jemi ne N.A.T.O., pa buke, pa rroga, pa pensjone, pa ushtri, pa ligje, pa police (sepse jane me rrugaç se rrugaçet e vertete), pa shtet, pa qeveri, pa ndergjegje kombetare, pa moral, pa fe Europjane, pa culture Europjane, pa zemer njerezore Europjane, me instike te dhunshme qe manifestohen me keto detaje qe permenda me lart. Por ne jemi ne N.A.T.O. Dhe e dini?! Ne N.A.T.O. na kane futur ata qe permenda me lart, hoxha qe pellet or e pa or ne mes te kryeqytetit, duke e ngritur nga viti ne vit potencjomentrin e altoparlantit te tij dhe askush nuk i thote gje. Ne N.A.T.O. na kane futur ata barabaret qe festojne duke shprazuar arme ne mes te kryeqytetit. Por edhe ata rioshet besimtare te flakte te islamit qe shtojne dhe forcojne rradhet e Partise “Demokratike”. Ne N.A.T.O. na ka futur ultra-komunisti Berisha, ai qe na ka sjell gjith keto te mira vit pas viti. Na ka afruara dhe future ne N.A.T.O. e gjith klasa politike qe ne njohim, qe s`di te lidh ushkurin e brekeve te veta, perveçse te vjedhe e te sjelle prapambetje Cdo idiot dhe rrugaç, hajdut dhe mafioz i ketij vendi na ka future ne N.A.T.O. Ata do te na çojne edhe ne Europe. Keshtu ka vendosur diplomacia qe gjallon ketyre aneve. Me kete soj nenprodukti njerezor ben marrveshje politike dhe zhbllokon tendera duke i pasuruar padrejtesisht ambasada amerikane dhe shume ambasada te tjera ne kete vend. Cfare shakaje! Ironi therese. Shume therese. E atehere, çfare duhet te pres un nga N.A.T.O.? Un dhe te tjeret si une qe kane lindur neper familje qe aspironin Europen dhe ndjeheshin te tille. Ata si une qe u larguan drejt Europes dhe u kthyen duke dashur ta stolisnin kete vend me permbajtje Europjane e jo me parrula bajate boshe qe u ngjajne propangandave te regjimit komunist. Mos valle duhet te pres qe ketu te vijne disa ushtarake me shume dhe te fillojne te inkurajone modelin e gangsterit qe fiton tendera pa mbarim, siç ne fakt ka ndodhur tere keto vite. Siç e demonstron edhe historia e Delijorgjit qe nga nje rrugaç, u be drejtuesi i nje kompanie qe leviz qindra miliona dollare. Cfare do sjelle N.A.T.O. me ushtaraket e saj, modelin e Italise se jugut, Sicilise, Kalabrise, Napolit, Puglies ? Mafie dhe korrupsion, qe ne fakt ka lulezuar jo keq tere keto 18 vjet ?! Do sjelle suksese dhe vazhdimesi ne karriere te personazheve me antiperendimore dhe me te korruptuar qe njeh ky vend? Le te ma sqarojne publikisht ermafroditet e partive politike, ambasadori amerikan e te tjere ambasadore po deshen! Europa dhe N.A.T.O. ne kete vend jam un dhe te tjeret si une, qe per fat te keq nuk arrime dot as te festojme sepse festojne, drejtojne, dhunojne, pasurohen e trunfojne at ate tjeret. Ata qe permenda me lart. Me leje dhe bekmin e ketyre qe permenda me poshte. Sinqerisht, Albani ---------- Inviato da Yahoo! Mail . La casella di posta intelligente. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club