Re: [AlbClub] Muhabete liftash e vendesh tjera, po kryesisht kriza identiteti

Ulysse <[email protected]> Tue, 06 May 2008 16:59:50 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C4463F06.2D76%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Adrian,

Me pelqyen shenimet tuaja, sidomos qemtimii fjaleve dhe ekonomia e tyre.
Zakonisht te dyja jane te lidhura me njera-tjetren. Ne pergjithesi shkruesit
shqiptare nuk e kane kete kulture. Une do te vecoja Ndre Mjeden dhe Lasgush
Poradecin. Pervec kesaj, gegenishtja juaj letrare eshte nje kenaqesi. Me
shqetesoi pak mendimi juaj a priori qe mesa duket kishte organizuar dhe
shenimet tuaja. (Mendimi im eshte sigurisht subjektiv.)

Sigurisht qe sic i pershkruani ju, aty behej fjale per krize indentiteti,
por mos harrojme qe emrat nuk i zgjedhim vete ashtu si dhe familjaret,
kusherinjte e kusherirat, fare e fis. Ju keni patur fatin qe t¹ju quajne
Adrian, c¹ka ne shume gjuhe te huaja emri juaj nuk deformohet, por si tja
bejne te tjeret ? Me kujtohet se para gati njezet vjetesh ndodhesha ne nje
nga zyrat e bursiereve franceze per arsye admistrative, dhe njera nga
nenpuneset mes te tjerash me thote qe te lajmeroja dhe zotin Byzhar Lapazh.
Nuk e njoh, i thashe. Si ? !!! Nuk e njihni ?!!! ­ u cudit ajo. U mundova te
kerkoj me mendje por nuk gjeja te njohur me emrin Byzhar Lapazh. Eshte shoku
juaj, shtoi ajo, ai dirigjentiŠ Aaaaaaa ! e keni fjalen per zotin Bujar
Llapaj !
Pra, sic e shihni, ne raste te tilla eshte pak e veshtire. Kur e sheh emrin
tend te deformuar ne at fare feje, ne njohjet kalimtare, mund te ndodhe qe
ti biesh shkurt dhe te zgjedhesh nje pseudonim apo emer tjeter. (Kjo nuk do
te thote se Bujari e ndryshoi emrin) Dua te them se kur emri yt deformohet
duke u shqiptuar ndryshe, ai behet tashme krejtesish i huaj.
Ju a tregova kete rast per te thene se nuk e dime vertete se per cfare arsye
X-si apo Y-ni dryshon emrin ne nje rrethane te caktuar.

Pershendetje
YD


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club