Kur n? Montreal b?hen bashk? tre arsye p?r t? festuar ...

Ajet Nuro <[email protected]> Tue, 06 May 2008 09:37:56 -0700
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <20080506093756.df39ae4eb38f346792be16a6b64fcff4.228e6b7975.wbe@email.secureserver.net>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

E-mail [email protected]

Klikoni këtu për të parë foto nga mbrëmja

http://news.albemigrant.com/canadiens/foto.php

Më
datën 3 maj 2008 nuk kishte vetëm një arsye apo vetëm një sebep për të
festuar apo për të mbledhur mes miqsh në një restorant shqiptar në
Montreal. Arsyet ishin tre. Të shtunën ekipi i hokejit « Canadiens » i
Montrealit luante ndeshjen e pestë të turit të dytë eleminator të ligës
NHL dhe pas eleminimit të Bostonit montrealezët ëndërronin të
eleminonin Filadelfian. Me një rezultat negativ 3 me 1 në katër
ndeshje, ndeshja e së shtunës ishte ... liri a vdekje për Montrealin.
Kjo përbënte njê arsye për ta parë ndeshjen në një resorant, e pse jo
në një restorant 100 për qind shqiptar ?!

Prej katër ditësh ndodhej në Montreal për një konferencë, Drejtor
Ekzekutiv i Institutit te Çeshtjeve Kombetare zoti Shpëtim Cami. Që
pa u nisur nga Tirana ai na kishte shkruar mesazhe dhe na kishte
shprehur dëshirën të takohej me pjestarë të komunitetit shqiptar këtu
në Montreal. Një arsye e dytë për të t'u mbledhur mes miqsh në një
resotant në Montreal. E pra, në këto raste ku ka më mirë se një
restorant shqiptar.

Më 3 maj kishte ditëlindjen Lulzim Laloshi ish drejtuesi i komunitetit
shqiptar të Kebekut në Montreal. Por si duket një ditëlindje nuk
mjaftonte. Në të njëjtën ditë kishte festën dhe ai që mori para dy
muajsh stafetën nga Lulzimi, drejtuesi i sotëm i komunitetit shqiptar
të Kebekut në Montreal, Albi Nushi. Ja pra një arsye e tretë për tu
mbledhur së bashku për të festuar.

Ndoshta
çdonjëra nga arsyet e mësipërme do na kishin mbledhur më 3 maj së
bashku por ja që arsyet ishin tre dhe resoranti « Varka » një restorant
100 % shqiptar ishte vendi më i përshtatshëm për tu mbledhur dhe
festuar. Restoranti Varka, që ndodhet në 5258 avenue du Park, është
hapur vitin e kaluar dhe një pjesë e shqiptarëve që kishin festuar
vitin e ri 2008 aty, e kishin pëlqyer. Për mua ishte hera e parë që
shkelja në atë restorant dhe nuk ngela i zhgënjyer.

Ndeshja e hokejit filloi ashtu siç donim ne dhe ashtu siç i shkonte për
shtat ambientit. Ekipi i Montrealit ishte në avantazh. Të gjithë
filluam të festonim fitoren... Por aty nga fundi miqtë e ardhur nga
Filadelfia, na e shkitën... dhe na e morën fitoren dhe i nxorën
montrealezët në « pension » deri në fillimin e sezonit tjetër. Zhgënjim
por ... aty lozet me një rondele rrumbullake... dhe mbi akull. Ja pra
që fitorja shket kollaj për të shkuar ...në Filadelfia...

Dy arsyet e tjera qër të cilat ishim mbledhur nuk kishin rondele në
mes. Ato ishin vetëm burim dëfrimi. Muzika, birra, vera dhe ushqimi i
mrekullueshëm i « Varkës » e bënë mbrëmjen të mrekullueshme. Për ata që
nuk e dinë Albi Nushi është nga Gjakova dhe ndoshta do ishte e udhës të
kish sjell me vehte muzikë nga Gjakova. Jo, Albi kishte sjell këngë që
tek shumë kush ngjallin nostalgji. Ai kishte në CD këngë të festivaleve
shqiptare në RTSH, festivale të viteve '80. Jo vetëm kaq. Ai i këndnte
këngët e Tonin Tërshanës si të ishte vetë autori. Nga kurioziteti e
testova nëse dinte tekste nga ato që nuk ishin në CD. Dhe Albi e kaloi
testin. Ndoshta një Pierre-Pandeli Simsia i Kosovës...

Nisur nga kënaqësia që na solli ky rast i të qenit së bashku aty për
aty u hodh ideja të mblidhemi shpesh me njëri-tjetrin dhe të flasim
shqip, të këndojmë shqip, të shohim njëri-tjetrin edhe më shpesh. Pse
të mos ta quajmë « Mbrëmje shqiptare ». Le të shpresojmë ti rivijmë
kësaj ideje pasi të mos jemi nën efektin e ...verës... po të
adrenalinës së momentit...

Në
atë mbrëmje 100 % shqiptare, ndonëse në festë kishte dhe shumë e shumë
miq të huaj (duhet thënë se të ftuarit jo shqiptarë ishin pothuajse 100
% mikesha...) nuk ngeli pa u prekur dhe « agenda » e verës 2008. Në
fakt unë i njoftova të pranishmit për një nismë të komuniteteve
shqiptare në New York për të organizuar një « Paradë Shqipatre » në
qershor. Pse të mos organizojmë dhe ne një paradë të tillë. Dhe jo
vetëm ne por kudo ku ka shqiptar. Pse të mos shprehim krenarinë e të
qenit shqiptar?! Nisma u mirëprit.

Siç
e tham dhe më sipër një arsyet e të mbledhurit së bashku ishte dhe
vizita në Montreal e zotit Shpëtim Cami. Takimi me komunitetin shqiptar
ishte në programin e tij dhe dy arsyet e tjera shërbyen si garniturë.
Zoti Cami ishte i ftuar në një konference organizuar nga IPSA (Shoqata
ndërkombëtare e shkencave politike) me pjesmarrës nga e gjithë bota.
Pasi shprehu gëzimin që takohej me pjestarë të komunitetit shqiptar në
Montreal që nuk i njihte më parë me fytyrë, por për veprimtarinë e të
cilëve ishte njohur duke hulumtuar në internet, ai shprehu kënaqësinë
që pjestarë të komunitetit shqiptar këtu në Montreal paraqiten me
sukses në politikën kanadeze. Kështu një shqiptar (Bëhet fjalë për
Lulzim Laloshin që ka fituar investiturën për tu paraqitur si kandidat
për deputet në Outremont) që vjen në Kanada fiton të drejtën për tu
paraqitur si kandidat për deputet. Mendoni një kanadez që vjen në
Shqipëri a do të mundet ta bëjë një gjë të tillë. Ai shprehu në vazhdim
përshtypjet per konferncën në të cilën ai mori pjesë. Konferenca u
cilësua nga zoti Cami tejet interesante sidomos për ne përfaqësuesit e
Shqipërisë dhe vendeve të tjera që janë duke ndërtuar institucionet
demokratike. Në konferencë referuan profesor nga universitetet më
prestigjioze të botës. Për ne shqiptarët është e domosdoshme shkëmbimi
i eksperiencës me të tjerët.

Dy
fjalë së fundi për restorantin Varka. Ndoshta ngaqë ndiheshim në një
ambient shqiptar dhe gjithshka na u duk e përkryer. Por përveç faktit
të qenit një restorant shqiptar, ushqimi ishte i shkëlqyer dhe një gjë
të tillë e shprehën shumë nga të pranishmit. Le të shtojmë dhe faktin
që i gjithë personeli kujdesej që gjithçka të shkonte mirë. Me një
shërbim të tillë ke dëshirë të rikthehesh përsëri...

Ajet Nuro

[email protected]

Montreal me 4 maj 2008

lajme / news albemigrant : Ne nuk prodhojmë lajme, ne transmetojmë lajmet tuaja ...

Tribuna Shqiptare | albemigrant | Kosova | Lajme / News

Shkoni direkt tek faqja : http://news.albemigrant.com/canadiens/

_________________________

http://www.albemigrant.com/

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club