[AlbClub] Arta rrezikon palmen...

"D. K." <[email protected]> Wed, 21 May 2008 17:23:09 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Dje vellezerit Dardenne shfaqen dje ne Festivaline Kanes filmin e tyre *Heshtja
e Lornes* . Ne qender te ngjarjes tragjike eshte nje shqiptare, Lorna, e
cila interpretohet nga Arta Dobroshi, qe gazetat frankofone thone se eshte
nga Kosova, nderkohe qe regjisoret thane se i kishin kaluar ne Tirane testet
per gjetjen e personazhit kryesor.

Vellezerit Dradenne,  sot njihen si autoritete te padiskutueshme te filmit
europian. Kam para dy filmat e tyre qe jane nderuar me Palmen e Arte, *
Rozeten* dhe *Femija* dhe ju siguroj se ka art te vertete ne krijimtarine e
ketyre dy belgeve.

Per filmin e sivjetshem pashe nje kronike ne Arte dhe duket se kemi te bejme
me nje evolucion ne artin e tyre. Ne forme e ne permbajtje. Nese ne filmat e
para ata synonin te sillnin subjektin ne trajten e nje reportazhi me kamera
ne dore e ritem dinamik, ne filmin e fundit gjithcka ndryshon. Kamera eshte
me stabel dhe i meshon me fort rrethaneve te renda psikologjike, qe dallojne
jeten e emigranteve pa shume fat. Se harrtova te them qe subjekti eshte i
tille, Lorna vjen ne Belgjike per nje martese te bardhe, sa per dokumentet,
por punet nuk jane aq te thjeshta, mardheniet e saj te kaluara dhe ato qe po
nderton pleksen deri ne vrasje...

Ajo qe desha te theme eshte se ka te ngjare qe interpretimi i Artes  te jete
magjistral. Ne intervisten e tyre vellezerit Dardenne flisnin me shume
pasion me te e dukeshin sikur kishin renen e dashuri, por u habita  kur ne
metro mora  nje gazete dhe ne te lexova se ne se vete filmi i
vellezerve belge nuk merr nje palme edhe kete vit, pra te  trete, Arta
Dobroshi me siguri do te nderohet me cmimin me te mire per interpretim.

I shkofte mbare Artes!



dk

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club