[AlbClub] IMAM VEHBI ISMAIL 1919-2008

[email protected] Wed, 21 May 2008 12:09:02 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




From: [email protected]


 
    IMAM VEHBI ISMAIL
         1919-2008
 
      Ne emer te Kryepeshkopates Orthodokse Shqiptare ne Amerike dhe te
Imzot Nikonit, shprejme ngushellimet tona  te perzemerta per humbjen e
figures se shkelqyer te Imam Vehbi Ismail.  Si i pari udheheqes
shpirteror i komunitetit mysliman ne Sh.B.A, Imam Vehbi ka  perfaqesuar  
besimtaret me nje fryjme dinjitoze, shpresedhenese dhe zemergjeresie. Per
me shume se gjysme shekulli, Imam Vehbiu kontribuoi shume ne peisazhin
tone fetar me aresimin e tij te larte teologjik, intelektualizmin e
thelle, perulesine e sinqerte dhe patriotizmin  kombetar tendershem e te
ekuilibuar, duke ngritur  lart imazhin efese se tij klasike e te lashte
ne kontinentin tone.
 
    Qe nga fillimi i misionin e tij, Imami Vehbiu ka mbajtur lidhje
vellazerore me udheheqes te tjere Shqiptare te besimeve orthodokse,
katolike  dhe bektashiane, si dhe me bashkefetaret e tij pa dalim te
origjines ethnike.  Kujtojme me mallengjim e respekt marredheniet dhe
bashkepunimet shembullore midis Imam Vehbiut  dhe Imzot Fan Nolit ,
Monsinjor Zef Oroshit  dhe Baba Rexhepit.  Se bashku keto prijes
trupezonin fryjmen me te larte fetare dhe njerezore te popullin tone: me
te vertet nje trashegemi te lashte e te vlefshme. 
 
    Ofrojme ngushellimet tona te thella  bashkeshortes se tij shume te
nderuar e tedashur Betty Ismaili dhe familjes se saj, qe i ndihmuan
gjithemone burrit dhe atit  te tyre ne plotesimin e misionin e tij te
denje, si dhe te gjithe besimtareve te Qendres Myslimane Shqiptare ne
Detroit.  Ne panteonin e udheheqesve Shqiptare te Amerikes, Imam Vehbi
Ismaili do mbetet ne historine tone si nje figure e rralle dhe e 
paharruar.
 
 I perjetshem qofte kujtimi i tij. 
 
At Artur Liolin
 Boston

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club