[AlbClub] Te flasim mire per te vdekurit

"Rozali B" <[email protected]> Wed, 28 May 2008 17:23:34 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <df49e93e0805280823i549e650eg20e50e07ee40b1c2__47234.9798227244$1212044094$gmane$org@mail.gmail.com>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Eshte zakon qe per ata qe ikin nga kjo bote te flitet mire. Dhe mire behet.


Keshtu une nuk e mora fare per keq qe u fol aq shume mire per Dritan Hoxhen,
padronin e ndjere te Top Medias. Por mu desh te vras mendjen gjate te kuptoj
pse lindi konflikti me zedhenesin e qeverise. Natyrisht, jo me ndonje
dashamiresi te dukeshme, zedhenesi protestonte pse nuk ishte thene as edhe
nje fjale per nja vajze qe ishte ne te njejten makine, ne castin e
aksidentimit dhe qe kishte vdekur bashke me Hoxhen.

Ne doni mendimin tim ai eshte se zedhenesit dhe qeverise bashke me te as qe
i takonte te perzihej ne kete pune dhe me te drejte te gjithe u versulen
kunder zedhenesit, por natyrisht me shume kenaqesi nuk thonin zedhenesi, por
Berisha, i cili  po masakron shtypin dhe nuk ka fare respekt per Tanin e
vdekur, se se po i tejkalon te gjitha standartet e sulmeve kunder shtypit se
Tani etj, etj...,

Mu duk se kishin te drejte gazetaret per ate qe thonin, edhe pse ishin po
ato gazetare si Mero Baze e kompani qe vetem pak kohe me pare kishin shkruar
e sjelle fakte se Dritan Hoxha ishte vetem nje mafioz, qe ka kryer vrasje ne
seri deri sa mori monopolin e Lori kafese. Keto i kam lexuar ne gazeten e
Meros me firmen e Mero Bazes. Por te tjere, nga lista e gazetareve te
revoltuar kane shkruar edhe me rende per duart me gjak te Dritan Hoxhes.

Megjithate, per te  vdekurin duhet folur mire dhe  me sa kuptova nga
artikulli plot vaj i Monika Stafes, Tani ne kohen, e komunizmit ka ndihmuar
popullin e Laprakes te caje terrrin informativ te diktatures e te beje
kanoce televizori, per stacionet e huaja e te tjera pune qensh te gazetarise
shqiptare qe vajtojne gaveten e humbur te groshes...

Por ditet kalojne dhe po merren vesh pune te cuditeshme. Ajo vajza, per te
cilen nja pesedhjete gazetare e bazetare protestuan rreptesisht qe te mos i
permendej emri, dhe kjo ne emer te privacise, nuk paska qene nje tip aq i
thjeshte. Ajo paska nje aktivitet jo te vogel si prezantuese e gazetare,
paska shkruar skenare,ka marre pjese na filma te ndryshem, e kane ftuar ne
studio te njohura te shqiptarve te Amerikes si modele e te tjera gjera si
keto.

Natyrisht une e kuptoj se zedhenesit te qeverise nuk eshte se po i bie te
fiktit per kete veprimtari te sajen, por pikerisht kjo veprimtari e nxjerr
ne nje drite perverse protesten e gazetarve shqiptare.

Si eshte e mundur qe ata u bene aq keq per vdekjen e bosit dhe jo vetem qe
nuk thane asnje fjale per kolegen e tyre, por u revoltuan kur ua vune ne
dukje nje gje te tille?

Per me teper u deshte thene e kunderta: *Pra vdiq nje gazetare e artiste me
emer e mbiemer dhe qelloi qe rastesisht me te ne makine ishte edhe nje fare
Dritan Hoxha, qe pervec kafese fitonte para edhe me reklamat e televiziont
dhe mediave te tjera qe kishte si prone te tijen? *

Ku eshte morali i praktikisht gjithe shtypit shqiptar  para nje ngjarje te
tille te shemtuar, e qe nuk ngurroi edhe nje here te mbulonte imoralitetin e
tij duke u hequr si viktime? Ku ka nje shtyp tjeter ne bote qe perkulet kaq
shemtuar ndaj pasurise dhe masakron e vret nje kolege te tyren me heshtjen
prej servili?
Me thoni nje!

Rozi

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club