Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> Fri, 30 May 2008 05:48:47 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <00d001c8c208$14e814a0$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Po Mirela, lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe përsëritur nga të gjitha mediat. Është reminishencë komuniste, e heshtjes "që mos t'i bëhet qejfi armikut". Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e turpit". Entela duhej nderuar si kolege, si njeri. Por as në vdekje nuk ka barazitizëm: nuk nderohen të gjithë njësoj, në asnjë vend të botës, as në Angli, as në Amerikë e askund tjetër.. Por nuk është kjo kryesorja e asaj që ngjau këto ditë, dhe nuk është ky shkaku i revoltës ndaj Berishës-nuk ka PD më, Mirela, ka vetëm Berishë! Ka shumë të tjera që ti nuk i komenton. Unë nuk e kam njohur Dritanin, por ama kam njohur, si spektator, Top Channel etj., e kam njohur edhe konkurrentët e tij, si Klan etj. TCh e kam parë në avangardë të së vërtetës, sa mund të jetë "e forta jonë" e vërteta. Gjëja më e vështirë në Shqipërinë ku jetojmë ne, është të thuash të vërtetën. Gjëja më e pështirë, por edhe më e rëndomta, është t'i servilosesh pushtetit politik të radhës, ku në vend të parë është tv Klan. Nejse, po kopjoj një shkrim të Mustafa Nanos, që komenton disa nga "të tjerat". Nuk jam aq dakord, për parime etike formale, me "sharjet e cilësimet" që përdoren në shkrim, por jam dakord me përmbajtjen e shkrimit, që është edhe kryesorja në atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të dashur. Bashkim Kopliku Te gezohesh ne mort e te mos duash ta fshehesh kete gezim [Shqip, 28.5.2008] Mustafa Nano Para nja dy ditësh, një idiot me emrin Gerti Bogdani (unë nuk kam njohur në jetën time një njeri më idiot se sa ky), doli e lexoi këtë deklaratë të hartuar nga një i çmendur me emrin Sali Berisha (unë nuk kam njohur në jetën time njeri më të çmendur se sa ky): "PD, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga 'Top Media' dhe të disa simotrave të saj, të lajmit të vdekjes tragjike ta bashkëpunëtores së tyre, Entela Hysko, si një akt primitiv, çnjerëzor e të pashembullt. PD-ja u kujton këtyre censorëve të rinj se vdekja e një njeriu në një shoqëri të lirë nuk mund të jetë kurrë sekret. Vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Në këtë botë mund të gjenden njerëz, që gëzohen nga vdekja e dikujt, ashtu siç mund të gjenden edhe njerëz, që nuk e fshehin këtë gëzim. Sali Berisha është njëri syresh. Atë e gëzoi pa masë vdekja e Dritan Hoxhës, dhe as nuk deshi e as nuk diti ta fshehë këtë gëzim prej nekrofili. E dëshmoi në mënyrë plateale këtë gjë, teksa të nesërmen, në vend të gjente një moment për të heshtur në respekt të një gruaje e të katër fëmijëve të mbetur pa burrë e pa baba, nuk hezitoi asnjë çikë të ngushëllonte në mënyrën e vet. "U dërgoj ngushëllimet e mia të dyja familjeve" - ja, këtë formulë ngushëllimi gjeti, duke qenë kështu i pari, që u dha shqiptarëve lajmin, se Dritan Hoxha kishte qenë bashkë me një vajzë në momentin e vdekjes. Ishte ky qëllimi i Berishës? Donte të shndërrohej në një reporter të kronikës së zezë? Jo, as që bëhet fjalë. Apo mos vallë, nga pozicioni i kryeministrit të një vendi i duhet të ngushëllojë familjen e një vajze të panjohur që gjen vdekjen në një aksident? As kjo nuk duhet çuar nëpër mend, pasi në Shqipëri ka çdo ditë aksidente vdekjeprurëse nëpër rrugët e Shqipërisë, dhe ne asnjëherë s'e kemi parë kryeministrin të ngushëllojë ndokënd. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Kryeministri ishte i gëzuar, jashtëzakonisht i gëzuar (këtë njeri nuk mund ta shohësh kurrë më të lumtur, se sa në momentin e vdekjes së një kundërshtari, ashtu si dhe në momentin e një vdekjeje që mund t'i hapë rrugët drejt pushtetit, apo që mund ta mbajë në pushtet. Njerëzit që kanë qënë afër tij ditën e vdekjes së Azem Hajdarit dëshmojnë, se prapa njeriut që çirrej nga ballkoni i selisë së PD-së, maskohej një njeri që fërgëllonte prej qejfit. Dhe në fakt, ajo vdekje ishte varka e tij e shpëtimit). Po të donte mund ta fshihte gëzimin ditën e vdekjes së Dritan Hoxhës, por ai nuk donte (ca e ca vënë dorën në zjarr, se në fakt ai dëshiron t'i fshehë këto pulsione prej të marri, por është aq i marrë qyqari, sa nuk di e nuk mundet ta bëjë këtë. I del gëzimi nga hundët e nga goja, bash si jargët e si qurret e veta). Dhe kështu, duke mos duruar dot jehonën e shpërpjestuar që po gjente vdekja tragjike e budallaqe - ishte dhe budallaqe kjo vdekje, të kuptohemi - e një njeriu, të cilin e urrente, ai u përpoq ta përqeshte e ta njolloste atë vdekje; për ta njollosur e për ta përqeshur gjeti përcjelljen e një lajmi banal: "Dritan Hoxha nuk ishte vetëm në makinë. Ai ishte me të dashurën". Le të ndalemi pak këtu, për të thënë fillimisht se mass-media duhej të informonte edhe për këtë. Duhej të informonte në shenjë respekti për një jetë humane të ikur në mënyrë tragjike. Dhe në fakt, do gazeta e bënë. Të tjerat kanë gjykuar se më e rëndësishme se sa saktësia e informacionit ka qenë solidarizimi i menjëhershëm me një njeri të botës mass-mediatike; ose ndoshta kanë vepruar kështu me synimin për të mos përfolur një lidhje jashtëmartesore të dikujt bash në momentin e vdekjes së këtij të fundit. Gazetarët pra janë ndodhur midis një sandwich-i: nga njëra anë, profesioni u kërkonte të informonin në detaje mbi ngjarjen, nga ana tjetër, ndjeshmëritë e komplekset humane (në daçi, dhe shqiptare) u kërkonin pakëz skrupull, me synimin për të zbutur efektet e kësaj tragjedie tek familjet e viktimave. Kjo nuk është shumë profesionale, por kjo gjë ndodh në çdo rast në këtë Shqipërinë tonë. Të gjithë njohim edhe lidhje të tjera jashtëmartesore, të cilat, për shkak të profilit të lartë të kurorëshkelësit, janë ku e ku më spektakolare (nekrofili Berisha i njeh gjithashtu, dhe i mban këto sekrete për t'i përdorur atëherë kur do t'i lipsen), por, nën presionin e ndjeshmërive e komplekseve të sipërpërmendura, nuk kemi folur në asnjë rast. Janë aq të mëdha këto komplekse, sa mass-media ka kursyer edhe vetë Berishën, duke mos folur për "çudira" të këtij lloji, që atij i kanë ndodhur mú brenda shtëpisë. Duhet thënë pra se mass-media, edhe duke mos bërë punën e vet me korrektesë maksimale në këtë rast, as ka bërë, as ka fshehur ndonjë krim. Të jesh i martuar e të kesh një të dashur nuk është ndonjë gjë për t'u mburrur; por nuk është krim, amá. Krim është tjetër gjë; krim është të fshehësh vdekjen e baxhanakut, që punon në një fabrikë vdekjembjellëse; krim është të mohosh njohjen me baxhanakun, ngaqë vetëm kështu mund të lësh veten dorëjashtë në një plojë, ku gjetën vdekjen dhjetra vetë; krim është të përfshish gjithë familjen në afera të pafundme korruptive; krim është të përdorësh pushtetin për t'i mbuluar këto afera; krim është të bësh Gërdecin, e tri javë më pas të dalësh e të zgërdhihesh si psikopat nëpër sheshe e nëpër salla të mbushura me 'dashnorë' të NATO-s; krim është të këmbëngulësh të mbash në punë një zyrtar që ndiqet penalisht për një krim; krim është ta kërkosh krimin e mafien atje ku nuk është (tek Dritan Hoxha; fjala vjen); krim është të vjellësh kundër gazetarëve, ndërkohë që nuk ke thënë një fjalë kundër atyre që bënë masakrën e Gërdecit (e keni vënë re, që Berisha, ndërsa i ka përdorur etiketimet 'mafioz e kriminel' kundër të gjithëve, nuk ka guxuar t'i përdorë kundër atyre, që shkaktuan Gërdecin e kundër Pinarit që ka dëshmuar për punët mafioze të vetë Berishës?). *** Le të kthehemi atje ku e nisëm, për të thënë se Berishës nuk i mjaftoi gëzimi në mort. I dëshpëruar me sa duket, që me gëzimin e tij s'u mor askush, i dëshpëruar gjithashtu, që Dritan Hoxhës i bënë një funeral krejt të pangjashëm me funeralet që di të bëjë Berisha (përdorimi i arkivolit të Azem Hajdarit si gjyle për të shpërthyer dyert e institucioneve të shtetit është një nga mijëra turpet e këtij njeriu. Me sa duket, në momentet e gëzimit nuk ka ditur të marrë veten nën kontroll), i dëshpëruar që publiku po e vajtonte vdekjen e Dritan Hoxhës si një humbje kombëtare, ai u ul të bëjë deklaratën e turpshme, dhe ia përcolli për ta lexuar atij kokoroçit idiot. Dhe ky i fundit, pasi na broçkullis për PD-në e fjalës së lirë e të anticensurës (O Zot, si s'kanë marre këta njerëz!), zë e i bën një qortim kolosal mass-media-s, duke përfunduar me frazën e shthurur alla Berisha: vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Fiu, fiu! Shefi i Sefgjinit dhe i Gazidedes, baxhanaku 'incognito' i Xhimit të ndjerë, autori i kapicës me të vdekur në Tropojën e tranzicionit, patriarku i familjes që mbolli vdekjen në Gërdec, shkaktari i kaosit të '97-ës, ku gjetën vdekje tre mijë shqiptarë e ku u armatosën tre milionë të tjerë, ky njeri pra ka pacipësinë të na flasë për fjalën e lirë, për censurën e për regjimet mizore (sa për shpellat e Al Kapones, kjo mbetet e pakuptueshme. Ndoshta kemi të bëjmë me një sindromë freud-iane të njeriut të lindur e të rritur në shpella). O tempora, o mores! ----- Original Message ----- From: Mirela Bogdani To: [email protected] Sent: Thursday, May 29, 2008 10:34 PM Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias *** AlbClub Discussion List *** Per mendimin tim deklarata e PD-se ngrinte dy shqetesime te drejta: e para, ceshtjen e fshehjes dhe mbajtjes sekret ne menyre te pacipe dhe te turpshme te vdekjes se nje personi nga ana e televizionit Top Channel dhe te tjera televizioneve servile "si-motra", nderkohe kur kjo kompani mediatike pretendon se eshte avanguard i lirise se shprehjes dhe te vertetes. Vdekja e Entela Hyskes nuk u permend ne asnje nga lajmet dhe kronikat qe vazhduan pa pushim dy dite me rradhe nga TC. Se dyti Entela Hysko nuk ishte thjesht dikushi qe shoqerohej me bosin e tyre, po ne rradhe te pare ajo ishte nje punonjese e Top Medias, pra kolegja dhe shoqja e tyre. Asaj i takonte qe arkivoli t'i vihej ne ambientet e Top Medias ku ajo punonte prej shume vitesh e ti beheshin nderet e fundit, po kjo jo vetem qe s'ju be, po nuk u permend as si emer dhe punonjesit e TC nuk shkuan qofte per te ngushelluar familjen e saj. Nderkohe qe Dritan Hoxha u varros me nderime te jashtezakonshme e karafila (qe mund ti behet vetem burrave te shtetit). Tani arsyeja pse u be gjithe kjo fshehje merret vesh: kompania e fuqishme mediatike e gazetaret e drejtuesit e saj nuk donin "te hidhej balte" mbi figuren e bosit te tyre, i cili vdiq duke eksperimentuar me shpejtesira astronomike, ndersa hargalisej me te dashuren ne mes te nates ne maje te Ferrarit, nderkohe qe gruaja me 4 kalamajte e prisnin ne shtepi (fenomen aspak i pazakonte mes rrethit te mender elites se Tiranes). Prandaj mua kjo histeria e ketyre gazetareve per te hartuar nje kunder-deklarate (qe vazhdon me demek shtohet cdo dite me emra te rinj) me duket teper e pacipe dhe hipokrike dhe ne permbajtje teresisht sofiste. Une i kuptoj nje pjese te tyre, ata te Top Medias (te cilet perbenin shumicen ne grupin e nenshkruesve) qe ne menyre servile do ti mbajne anen padronit qe i mbajti per vite me buke, po me cudisin emrat e shume te tjereve, qe mbahen si analiste e gazetare medemek te pavarur. Fshehja e vdekjes se Entela Hyskos dhe deklarata e gazetareve qe pasoi ate treguan dhe njehere jo vetem imoralitetin e servilizmin nga shumica e mediave shqiptare ndaj "te forteve parellinj - produkte te tranzicionit patologjik shqiptar", po dhe farsen e pretendimit nga ana e tyre si "skiftere te fjales se lire". Berisha ka kusuret e veta ne sulmet e tij ndaj medias e gazetareve, qofte ne te kaluaren e mbase dhe aktualisht (sic u pa ne rastin e Gerdecit), po ne kete rast deklarata e PD-se s'kishte asnje lidhje me lirine e shtypit apo sulm ndaj gazetareve. Dhe e fundit nje pyetje qe s'mu nda gjithe kohen kur shikoja nderimet prej princi qe ju bene bosit te kompanise gjigande. Te gjithe, nepermjet telegrameve e letrave, ngrinin ne pah kontributin qe dha per median shqiptare dhe shtypin e lire Dritan Hoxha. Megjithate asnjeri nuk pyeti apo komentoi, si arriti ky njeri vetem ne 7 vjet te ngrinte nga hici nje kompani te tille mediatike super gjigande e moderne, me pajisje nga me te sofistikuarat e te mbante te punesuar me rroga teper kompetitive 800 punonjes? Nga erdhen parate per nje investim dhe sukses te tille? Mos permendim ketu standartin e tij te jeteses, perfshi Ferrarin e tipit te fundit me nje vlere qe dhe perendimoreve pasanike u iken truri apo avionin privat qe merrte kur udhetonte jashte (to name just a few). Kerkoj ndjese per nje pyetje te tille, qe mund te tingelloje retorike dhe infantile, po per dreq kjo pyetje do behej e para ne nje vend si ky ku jetoj une apo gjithe shtetet me demokraci te vertete (aty ku aspiron te shkoje Shqiperia). Vrisja mendjen, lideri i opozites Edi Rama, qe gati sa s'qante e dukej tejet e tronditur, politikanet, gazetaret, "intelektualet" e te gjithe njerezit qe e nderuan dhe derguan letra me komente me superlativa, e deri tek Presidenti Topi qe i beri goxha nderim, nuk ja benin vetes kete pyetje te thjeshte? M.B. www.mirelabogdani. com --- On Thu, 5/29/08, Ulysse <[email protected]> wrote: From: Ulysse <[email protected]> Subject: Re: [AlbClub] Te flasim mire per te vdekurit To: "Alb-Club" <[email protected]> Date: Thursday, May 29, 2008, 11:06 AM *** AlbClub Discussion List *** Vdekja ne nje aksident automobilistik i Dritan Hoxhes dhe Etleva Hyskos e cila ndodhej po ne te njejten veture, nuk zbuloi, sepse sic thote dhe nje personazh tek komedia Prefekti : "ato qe dun me kuptu punet jon hashiqare", por nxorri lakuriq nivelin e mediave shqiptare ne pergjithesi dhe ato te grupit Top Chanel ne vecanti. Nxorri lakuriq forcen e tyre brutale per te manipuluar duke shkuar nga retushimi deri ne mohimin e fakteve. Duke dashur te ruajne etiken e skllavit, mohuan Etiken e qytetarit dhe te Gazetarit. Arroganca e pasanikut te ri si dhe urretja per qeverine aktuale (shprehja e urretjeve apo e simpative eshte e drejta e qytetareve por jo detyra e gazetareve) i coi deri aty sa te nesermen e aksidentit gati 99 perqind e mediave shqiptare te dalin me nje leter nenshkruar nga disa gazetare (!!!) drejtuar kryeministrit aktual teksi i se ciles ( e gjeni ne faqet e cdo gazete shqiptare) duhet te jete i vetmi ne llojin e tij ne te gjithe historine e gazetarise se lire persa i perket absurditetit. Dritan Hoxhen, jo vetem qe nuk e njihja, por as emrin nuk ja kisha degjuar. I informuar nga gazetat shqiptare per vdekjen e tij, doja qe te merrja nje informacion me te plote per ate, por asgje. Asgjekundi. Asgje mbi ; - formimin e tij - etapat e karieres se tij. - drite-hijet e personazhit Shprehja : "Bir i Laprakes" e perdorur ne portretin e retushuar te Dritan Hoxhes qe i kishin bere gazetaret e Top Chanel-it e te publikuar nga te gjitha gazetat e tjera shqiptare te kujtonte shprehjen "Une bir i varfer i lagjes Bronx" qe Arturo Ui perdor ne fjalimin e tij per te mallengjyer turmat. Rrogetaret (Nuk e di a ka aty ndonje gazetar) e Top Chanel-it ne vend qe ti venin vetullat, i kishin nxjerre syte presidentit te tyre te dashur. Duke dashur te mbulojne, zbuluan dobesite dhe mungesat e tyre si grup mediatik dhe si "kampione te Fjales se lire". Dhe kjo eshte me problematikja. YD ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club