[AlbClub] Modeli me trima

Cun Tirone <[email protected]> Fri, 30 May 2008 02:30:16 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Nuk ka dyshim qe i ndjeri ka qene trim dhe i zoti. Ne pergjithesi, keto jane cilesi qe duhen ne biznes aq me shume ne nje far west sic eshte Shqiperia. 

Megjithate une kam nje problem me modelin shqiptar te "trimit." Ka ca te vecanta ky lloj modeli. Psh "trimi" apo i forti mund te shkele cdo gje, te gjalle apo jo. Rregullat qe bejne te mundur bashkjetesen ne nje shoqeri te civilizuar, qe bota i quan ligje, kuptohet jane vetem per te dobetit, jo per "trimat." Edhe mbas pothuaj 20 vjet "demokraci," eshte ky i vetmi model suksesi, jo vetem ne biznes, por dhe ne politike, perfshire dhe zgjedhjet. Bile, ne Shqiperi pranohet e predikohet se keshtu eshte zhvilluar gjithe bota, dmth me "trima," korrupsion e kaos. Nderkohe qe historia na meson te kunderten, qe keto semundje kane brejtur perandori e shtete dikur te ndritur. 

Nuk dua te merrem me akuzat e ndersjellta midis Topit e Berishes, apo te tjereve. Edhe kjo tashme eshte bere tradite atje, robt shahen me rronje e me dege e s'i bo pershtypje njeriu. 

Por, nuk mund te rri pa thene qe Topi deri para nje viti transmetonte me frekuenca te vjedhura. Brezi i frequencave eshte pasuri kombetare, dhe nuk mund te transmetosh ku te te teket. Eshte e njejta llogjike e "trimave" qe ndertojne 20 katcin pa leje ne mes te Tiranes, qe kane betonuar e kthyer ne wc nje pjese te mire te bregdetit, e keshtu me rradhe, gjer tek "trimat" e Gerdecit.   

Pra, modeli me "trima" i le ligjet ne leter dhe vendin ne listen shoqerive e te pacivilizuara.  
Pra pyetja eshte: Kur do te kemi Trimin qe na duhet, dmth Ligjin? 


Çun Tirone

 





________________________________

From: [email protected]
Date: Thu, 29 May 2008 20:38:14 -0400
To: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Te flasim mire per te vdekurit



Emrin e Dritan Hoxhes e degjova per here kur ndodhi ky aksident.Pavaresisht se c'mund te thone njerezit behet fjale per nje individ teper te zotin e trim .Ne nje shqiperi ku nuk ta mbante te shkoje as si turist ai ngriti nje biznes te sukseshem e krijoi pune te paguara mire per gazetaret.





________________________________

Get trade secrets for amazing burgers. Watch "Cooking with Tyler Florence" on AOL Food.

_________________________________________________________________
Give to a good cause with every e-mail. Join the i’m Initiative from Microsoft.
http://im.live.com/Messenger/IM/Join/Default.aspx?souce=EML_WL_ GoodCause
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club