[AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e Top Medias
Ardian Likaj <[email protected]> Fri, 30 May 2008 09:56:27 +0000
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Ishte SHOW me i ulet i medias Shqiptare por cfare te revolton me shume eshte edhe heshtja e shoqeris civile sidomos organizatave qeveritare e jo qeveritare (te femrave) ne mos denoncimin e atij akti te turpshem mediatik te mosinformimit te vdekjes ne aksident te nje personi te dyte. Ceremonia dhe postceremonia eshte shnderruar ne SHOW te besdishem te ngjashme me ato te vdekjes se diktatoreve. Presim me padurim qe te perfundoj edhe kjo fushata e telegrameve te ngushellimit sepse ka marr nje kontekst politik.Shume njerez jane ndjere jashtezakonisht te revoltuar me trajtimin e ngjarjes (po t'ju hedhesh nje sy blogeve ) por blokada mediatike tregon qe media ne Shqiperi eshte ne duart e krimineleve. Top-Media ka pa paguar nje gjobe 13 miljon dollar ndaj shtetit dhe pronari i saj udhetonte me Ferrari 300 mije dollaresh ???? morali i biznesit Shqiptar.
.............................
Date: Thu, 29 May 2008 13:34:47 -0700From: [email protected]: [email protected]: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e Top Medias
Per mendimin tim deklarata e PD-se ngrinte dy shqetesime te drejta: e para, ceshtjen e fshehjes dhe mbajtjes sekret ne menyre te pacipe dhe te turpshme te vdekjes se nje personi nga ana e televizionit Top Channel dhe te tjera televizioneve servile "si-motra", nderkohe kur kjo kompani mediatike pretendon se eshte avanguard i lirise se shprehjes dhe te vertetes. Vdekja e Entela Hyskes nuk u permend ne asnje nga lajmet dhe kronikat qe vazhduan pa pushim dy dite me rradhe nga TC. Se dyti Entela Hysko nuk ishte thjesht dikushi qe shoqerohej me bosin e tyre, po ne rradhe te pare ajo ishte nje punonjese e Top Medias, pra kolegja dhe shoqja e tyre. Asaj i takonte qe arkivoli t'i vihej ne ambientet e Top Medias ku ajo punonte prej shume vitesh e ti beheshin nderet e fundit, po kjo jo vetem qe s'ju be, po nuk u permend as si emer dhe punonjesit e TC nuk shkuan qofte per te ngushelluar familjen e saj. Nderkohe qe Dritan Hoxha u varros me nderime te jashtezakonshme e karafila (qe mund ti behet vetem burrave te shtetit). Tani arsyeja pse u be gjithe kjo fshehje merret vesh: kompania e fuqishme mediatike e gazetaret e drejtuesit e saj nuk donin "te hidhej balte" mbi figuren e bosit te tyre, i cili vdiq duke eksperimentuar me shpejtesira astronomike, ndersa hargalisej me te dashuren ne mes te nates ne maje te Ferrarit, nderkohe qe gruaja me 4 kalamajte e prisnin ne shtepi (fenomen aspak i pazakonte mes rrethit te mender elites se Tiranes).
Prandaj mua kjo histeria e ketyre gazetareve per te hartuar nje kunder-deklarate (qe vazhdon me demek shtohet cdo dite me emra te rinj) me duket teper e pacipe dhe hipokrike dhe ne permbajtje teresisht sofiste. Une i kuptoj nje pjese te tyre, ata te Top Medias (te cilet perbenin shumicen ne grupin e nenshkruesve) qe ne menyre servile do ti mbajne anen padronit qe i mbajti per vite me buke, po me cudisin emrat e shume te tjereve, qe mbahen si analiste e gazetare medemek te pavarur. Fshehja e vdekjes se Entela Hyskos dhe deklarata e gazetareve qe pasoi ate treguan dhe njehere jo vetem imoralitetin e servilizmin nga shumica e mediave shqiptare ndaj "te forteve parellinj - produkte te tranzicionit patologjik shqiptar", po dhe farsen e pretendimit nga ana e tyre si "skiftere te fjales se lire".
Berisha ka kusuret e veta ne sulmet e tij ndaj medias e gazetareve, qofte ne te kaluaren e mbase dhe aktualisht (sic u pa ne rastin e Gerdecit), po ne kete rast deklarata e PD-se s'kishte asnje lidhje me lirine e shtypit apo sulm ndaj gazetareve.
Dhe e fundit nje pyetje qe s'mu nda gjithe kohen kur shikoja nderimet prej princi qe ju bene bosit te kompanise gjigande. Te gjithe, nepermjet telegrameve e letrave, ngrinin ne pah kontributin qe dha per median shqiptare dhe shtypin e lire Dritan Hoxha. Megjithate asnjeri nuk pyeti apo komentoi, si arriti ky njeri vetem ne 7 vjet te ngrinte nga hici nje kompani te tille mediatike super gjigande e moderne, me pajisje nga me te sofistikuarat e te mbante te punesuar me rroga teper kompetitive 800 punonjes? Nga erdhen parate per nje investim dhe sukses te tille? Mos permendim ketu standartin e tij te jeteses, perfshi Ferrarin e tipit te fundit me nje vlere qe dhe perendimoreve pasanike u iken truri apo avionin privat qe merrte kur udhetonte jashte (to name just a few). Kerkoj ndjese per nje pyetje te tille, qe mund te tingelloje retorike dhe infantile, po per dreq kjo pyetje do behej e para ne nje vend si ky ku jetoj une apo gjithe shtetet me demokraci te vertete (aty ku aspiron te shkoje Shqiperia). Vrisja mendjen, lideri i opozites Edi Rama, qe gati sa s'qante e dukej tejet e tronditur, politikanet, gazetaret, "intelektualet" e te gjithe njerezit qe e nderuan dhe derguan letra me komente me superlativa, e deri tek Presidenti Topi qe i beri goxha nderim, nuk ja benin vetes kete pyetje te thjeshte?
M.B.
www.mirelabogdani. com
--- On Thu, 5/29/08, Ulysse <[email protected]> wrote:
From: Ulysse <[email protected]>Subject: Re: [AlbClub] Te flasim mire per te vdekuritTo: "Alb-Club" <[email protected]>Date: Thursday, May 29, 2008, 11:06 AM*** AlbClub Discussion List ***
Vdekja ne nje aksident automobilistik i Dritan Hoxhes dhe Etleva Hyskos e
cila ndodhej po ne te njejten veture, nuk zbuloi, sepse sic thote dhe nje
personazh tek komedia Prefekti : "ato qe dun me kuptu punet jon
hashiqare",
por nxorri lakuriq nivelin e mediave shqiptare ne pergjithesi dhe ato te
grupit Top Chanel ne vecanti. Nxorri lakuriq forcen e tyre brutale per te
manipuluar duke shkuar nga retushimi deri ne mohimin e fakteve.
Duke dashur te ruajne etiken e skllavit, mohuan Etiken e qytetarit dhe te
Gazetarit. Arroganca e pasanikut te ri si dhe urretja per qeverine aktuale
(shprehja e urretjeve apo e simpative eshte e drejta e qytetareve por jo
detyra e gazetareve) i coi deri aty sa te nesermen e aksidentit gati 99
perqind e mediave shqiptare te dalin me nje leter nenshkruar nga disa
gazetare (!!!) drejtuar kryeministrit aktual teksi i se ciles ( e gjeni ne
faqet e cdo gazete shqiptare) duhet te jete i vetmi ne llojin e tij ne te
gjithe historine e gazetarise se lire persa i perket absurditetit.
Dritan Hoxhen, jo vetem qe nuk e njihja, por as emrin nuk ja kisha degjuar.
I informuar nga gazetat shqiptare per vdekjen e tij, doja qe te merrja nje
informacion me te plote per ate, por asgje. Asgjekundi. Asgje mbi ;
- formimin e tij
- etapat e karieres se tij.
- drite-hijet e personazhit
Shprehja : "Bir i Laprakes" e perdorur ne portretin e retushuar te
Dritan
Hoxhes qe i kishin bere gazetaret e Top Chanel-it e te publikuar nga te
gjitha gazetat e tjera shqiptare te kujtonte shprehjen "Une bir i varfer i
lagjes Bronx" qe Arturo Ui perdor ne fjalimin e tij per te mallengjyer
turmat.
Rrogetaret (Nuk e di a ka aty ndonje gazetar) e Top Chanel-it ne vend qe ti
venin vetullat, i kishin nxjerre syte presidentit te tyre te dashur. Duke
dashur te mbulojne, zbuluan dobesite dhe mungesat e tyre si grup mediatik
dhe si "kampione te Fjales se lire". Dhe kjo eshte me problematikja.
YD
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club