Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias

DEMNERI <[email protected]> Fri, 30 May 2008 22:18:29 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C4662DB5.70C%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Zoti Kopliku,

Kritika Berishes gazetat i bejne perdite, pergjate 24 oreve, dhe mire e
bejne. Madje e kane kritikuar e share perdite dhe kur ishte ne opozite dhe
kishte celsat e kashtes. Ndersa me rastin e vdekjes se presidentit te Top
Chanel-it, grupit mediatik me te fuqishem ne Shqiperi, nuk u dha asnje
informacion.(!!!) Kush ishte? nga erdhi? si u ngrit? si i realizoje
projektet e tij? kush e ndihmoje nga ana financiare per realizimin e tyre?
etj. etj.  (S'po e zeme ne goje mohimin e personit qe vdiq bashke me ate.)
Pra, ne asnje gazete, ne asnje radio, ne asnje kanal televiziv nuk morem
informacion. Ju e imagjinoni nje MBYLLJE GOJE te tille?!!! Nuk e egzagjeroj
aspak, por kjo nuk ndodh as ne sistemet me te egra diktatoriale. Edhe kur u
vra Mehmet Shehu, gazeta Zeri i populli u detyrua te beje nje nekrologji
duke pershkruar aktivitetin e tij.
Nese kjo MBYLLJE GOJE TOTALE nuk ju shqeteson dhe e quani normale, ju dhe te
tjeret si ju, humbni kredibilitetin edhe kur kritikoni Berishen apo dike
tjeter. 

YD





Le 30/05/08 5:48, « Bashkim Kopliku--->Gmail  Home » <[email protected]> a
écrit :

>                 *** AlbClub Discussion List ***
> 
> 
> 
> Po Mirela, lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe
> përsëritur nga të gjitha mediat.  Është reminishencë komuniste, e heshtjes
> "që mos t'i bëhet qejfi armikut".  Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e
> turpit".
> Entela duhej nderuar si kolege, si njeri.  Por as në vdekje nuk ka
> barazitizëm: nuk nderohen të gjithë njësoj, në asnjë vend të botës, as në
> Angli, as në Amerikë e askund tjetër..
> Por nuk është kjo kryesorja e asaj që ngjau këto ditë, dhe nuk është ky
> shkaku i revoltës ndaj Berishës-nuk ka PD më, Mirela, ka vetëm Berishë!  Ka
> shumë të tjera që ti nuk i komenton.
> Unë nuk e kam njohur Dritanin, por ama kam njohur, si spektator, Top Channel
> etj., e kam njohur edhe konkurrentët e tij, si Klan etj.  TCh e kam parë në
> avangardë të së vërtetës, sa mund të jetë "e forta jonë" e vërteta.  Gjëja
> më e vështirë në Shqipërinë ku jetojmë ne, është të thuash të vërtetën.
> Gjëja më e pështirë, por edhe më e rëndomta, është t'i servilosesh pushtetit
> politik të radhës, ku në vend të parë është tv Klan.
> Nejse, po kopjoj një shkrim të Mustafa Nanos, që komenton disa nga "të
> tjerat".  Nuk jam aq dakord, për parime etike formale, me "sharjet e
> cilësimet" që përdoren në shkrim, por jam dakord me përmbajtjen e shkrimit,
> që është edhe kryesorja në atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të dashur.
> 
> Bashkim Kopliku


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club