Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosineTopMedias

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> Sat, 31 May 2008 13:39:05 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <002d01c8c312$fc1b3bd0$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin eTopMediasZoti YD,

Po vazhdoj t'ju përgjigjem, në respekt të Alb-club.

Në përgjigjen time ka një pjesë që po jua citoj:

"Është reminishencë komuniste, e heshtjes "që mos t'i bëhet qejfi armikut".  Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e turpit"."

Pra, në këtë pjesë, ju mund të merrnit një përgjigje për atë "heshtjen që ju interesonte ju", atë për të cilën bënit fjalë ju.  Pra ju mund ta merrnit përgjigjen time dhe si: "nuk flasin edhe për jetën e Dritan Hoxhës, sepse është reminishencë komuniste ...[do ta vazhdonit deri në fund vetë].  T'ju them të drejtën, unë qëllimisht, për të mos ju fyer ju personalisht, nuk qeshë specifik në përgjigjen time, duke lënë gjëra që të merreshin me mend sipas dëshirës së vetë lexuesit.

 

* * *

Tani që ju insistoni, po më detyroni të jem më specifik.

Nuk kam informacion fare për Dritan Hoxhën, për aktivitetin e tij privat.  Nuk dua të paragjykoj as atë, dhe as kapitalistët e rinj shqiptarë, se i "pinë gjakun klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse" etj. etj., sepse me këto dokrra, na ka mbushur kokën komunizmi, për 50 vjet me radhë.  Ju kërkoj falje që detyrohem të aludoj se ju më duket se jeni i infektuar edhe sot, nga ajo propagandë komuniste.  Edhe sepse ju na jepni për shembull më të mirë regjimin komunist me Mehmet Shehun etj., gjë që mua personalisht më bën të vjell, kur i dëgjoj këto krahasime me gjëra "më të mira, nga ai sistem gjakatar".  

E pranoj publikisht: unë nuk jam dot i paanshëm ndaj regjimit komunist; nuk i njoh dot asnjë të mirë komunizmit.

Për mua kapitalistët janë, si rregull, shqiptarë të zot, guximtarë, të mençëm, të ndershëm, që kontribuojnë për punësimin e shqiptarëve, për zhvillimin e vendit, shumë më tepër se shumë nga ne që mezi mbyllim muajin.  Nuk i kam fare zili për pasurinë e tyre personale, bile sa më shumë kanë ata, aq më tepër i respektoj.  Qasja e parë imja për ta, është respekti.  

Respekti im për të pasurit shqiptarë, buron edhe nga një ndjenjë inferioriteti pozitiv, që kam ndaj tyre.  E kam fjalën për atë ndjenjë që ka një njeri, për atë që vetë nuk e ka arritur.  Unë nuk kam qenë në gjendje të bëj para, kam mbetur një rrogëtar dhe kaq.  E thënë dhe më thjeshtë e direkt: një qorr me një sy, që nuk është smirëzi, ka respekt, por edhe një ndjenjë inferioriteti, për çdo njeri normal, me të dy sytë.

 

* * *

Natyrisht, nëse ju, apo dikush ka të dhëna konkrete, qoftë dhe për Dritan Hoxhën, që ju i aludoni me "tonelata", kur thoni "si u ngrit? si i realizoje projektet e tij? kush e ndihmoi nga ana financiare per realizimin e tyre?", mund t'i thotë.  Parantezë: kam ndryshuar një fjalë nga citimi nga sa shkruani, pikërisht fjalën "ndihmoje", sepse e keni shkruar në mënyrë skandaloze.

Pra etika ime kërkon të mos flas me siguri për gjërat që nuk i di mirë.  Prandaj më lart, edhe në rastin tuaj, edhe pas asaj "si debil" tuajën, unë prapë se prapë i mbahem kodit tim etik: shkruaj që "ju më duket se jeni infektuar nga komunizmi": pra shpreh faktin se nuk jam i sigurt se a jeni vërtetë i infektuar apo jo.  Nuk ju njoh fare: si mund të jem i sigurt!

Por ju siguroj se besoj se jam krejt i saktë për sa shkruaj për zotin Sali Berishën.  Nuk jam hipokrit "të merrem edhe me të tjerë", që t'u bëkam "i besueshëm".  Jo zotëri, jam i përqendruar në kryesoren: jam i bindur se rreziku politik më i madh i kohës sonë, për Shqipërinë, dhe edhe për kombin shqiptar, është z. Sali Berisha.

Shpresoj që kësaj here të kem qenë mjaft i qartë dhe specifik.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: DEMNERI 
  To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home ; ALB-CLUB 
  Sent: Saturday, May 31, 2008 11:05 AM
  Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosineTopMedias


  Zoti Kopliku,

  Nuk e kisha fjalen per mohimin e personit qe u vra bashke me DH-ne, por per mungesen e plote te informacionit mbi jeten dhe vepren e DH-se. 
  Jo se nuk e keni kuptuar, por keni luajtur debilin. Keni pak rekspekt per vete. 


  Le 31/05/08 10:32, «?Bashkim Kopliku--->Gmail  Home?» <[email protected]> a écrit?:


    Zoti YD,
    Nuk e paskeni lexuar më poshtë, sa kam shkruar?!
    Ja dhe një herë:

    "... lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe
    përsëritur nga të gjitha mediat.  Është reminishencë komuniste, e heshtjes
    "që mos t'i bëhet qejfi armikut".  Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e
    turpit".

    Sikur kërkoni një gjë që e kam bërë!
    Respekte.
    Bashkimi
     
    Bashkim Kopliku
    Phone: +355 52 223663
    Mob: +355 0682200590
    Email: <[email protected]>
    optional: <[email protected]>
     
    Please, send important e-mails 
    on both addresses.

      ----- Original Message ----- 
      From: DEMNERI <mailto:[email protected]>  
      To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home <mailto:[email protected]>  ; ALB-CLUB <mailto:[email protected]>  
      Sent: Friday, May 30, 2008 8:22 PM
      Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin eTopMedias

      Zoti Kopliku,

      Kritika Berishes gazetat i bejne perdite, pergjate 24 oreve, dhe mire e
      bejne. Madje e kane kritikuar e share perdite dhe kur ishte ne opozite dhe
      kishte celsat e kashtes. Ndersa me rastin e vdekjes se presidentit te Top
      Chanel-it, grupit mediatik me te fuqishem ne Shqiperi, nuk u dha asnje
      informacion.(!!!) Kush ishte? nga erdhi? si u ngrit? si i realizoje
      projektet e tij? kush e ndihmoje nga ana financiare per realizimin e tyre?
      etj. etj.  (S'po e zeme ne goje mohimin e personit qe vdiq bashke me ate.)
      Pra, ne asnje gazete, ne asnje radio, ne asnje kanal televiziv nuk morem
      informacion. Ju e imagjinoni nje MBYLLJE GOJE te tille?!!! Nuk e egzagjeroj
      aspak, por kjo nuk ndodh as ne sistemet me te egra diktatoriale. Edhe kur u
      vra Mehmet Shehu, gazeta Zeri i populli u detyrua te beje nje nekrologji
      duke pershkruar aktivitetin e tij.
      Nese kjo MBYLLJE GOJE TOTALE nuk ju shqeteson dhe e quani normale, ju dhe te
      tjeret si ju, humbni kredibilitetin edhe kur kritikoni Berishen apo dike
      tjeter. 

      YD





      Le 30/05/08 5:48, « Bashkim Kopliku--->Gmail  Home » <[email protected]> a
      écrit :

      >                 *** AlbClub Discussion List ***
      > 
      > 
      > 
      > Po Mirela, lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe
      > përsëritur nga të gjitha mediat.  Është reminishencë komuniste, e heshtjes
      > "që mos t'i bëhet qejfi armikut".  Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e
      > turpit".
      > Entela duhej nderuar si kolege, si njeri.  Por as në vdekje nuk ka
      > barazitizëm: nuk nderohen të gjithë njësoj, në asnjë vend të botës, as në
      > Angli, as në Amerikë e askund tjetër..
      > Por nuk është kjo kryesorja e asaj që ngjau këto ditë, dhe nuk është ky
      > shkaku i revoltës ndaj Berishës-nuk ka PD më, Mirela, ka vetëm Berishë!  Ka
      > shumë të tjera që ti nuk i komenton.
      > Unë nuk e kam njohur Dritanin, por ama kam njohur, si spektator, Top Channel
      > etj., e kam njohur edhe konkurrentët e tij, si Klan etj.  TCh e kam parë në
      > avangardë të së vërtetës, sa mund të jetë "e forta jonë" e vërteta.  Gjëja
      > më e vështirë në Shqipërinë ku jetojmë ne, është të thuash të vërtetën.
      > Gjëja më e pështirë, por edhe më e rëndomta, është t'i servilosesh pushtetit
      > politik të radhës, ku në vend të parë është tv Klan.
      > Nejse, po kopjoj një shkrim të Mustafa Nanos, që komenton disa nga "të
      > tjerat".  Nuk jam aq dakord, për parime etike formale, me "sharjet e
      > cilësimet" që përdoren në shkrim, por jam dakord me përmbajtjen e shkrimit,
      > që është edhe kryesorja në atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të dashur.
      > 
      > Bashkim Kopliku

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club