Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias

Cun Tirone <[email protected]> Sat, 31 May 2008 02:19:36 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Nje vend i zhytur ne korrupsion e pisllik nuk mund te jete i lire, si rrjedhoje, 
do te gjendet nje mekanizem per te mbyllur gojet.    

Dikur gojet i mbyllte diktatura e shtetit, qe per sport quhej e proletariatit.
Kurse sot gojet i mbyll diktatura e kotheres, dhe kjo e fundit mund te jete 
e dimensioneve te ndryshme, ne varesi te grykesise.

Çun Tirone



> Date: Fri, 30 May 2008 22:18:29 +0200
> From: [email protected]
> To: [email protected]
> Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias
>
> *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
> Zoti Kopliku,
>
> Kritika Berishes gazetat i bejne perdite, pergjate 24 oreve, dhe mire e
> bejne. Madje e kane kritikuar e share perdite dhe kur ishte ne opozite dhe
> kishte celsat e kashtes. Ndersa me rastin e vdekjes se presidentit te Top
> Chanel-it, grupit mediatik me te fuqishem ne Shqiperi, nuk u dha asnje
> informacion.(!!!) Kush ishte? nga erdhi? si u ngrit? si i realizoje
> projektet e tij? kush e ndihmoje nga ana financiare per realizimin e tyre?
> etj. etj. (S'po e zeme ne goje mohimin e personit qe vdiq bashke me ate.)
> Pra, ne asnje gazete, ne asnje radio, ne asnje kanal televiziv nuk morem
> informacion. Ju e imagjinoni nje MBYLLJE GOJE te tille?!!! Nuk e egzagjeroj
> aspak, por kjo nuk ndodh as ne sistemet me te egra diktatoriale. Edhe kur u
> vra Mehmet Shehu, gazeta Zeri i populli u detyrua te beje nje nekrologji
> duke pershkruar aktivitetin e tij.
> Nese kjo MBYLLJE GOJE TOTALE nuk ju shqeteson dhe e quani normale, ju dhe te
> tjeret si ju, humbni kredibilitetin edhe kur kritikoni Berishen apo dike
> tjeter.
>
> YD
>
>
>
>
>
> Le 30/05/08 5:48, « Bashkim Kopliku--->Gmail Home »  a
> écrit :
>
>> *** AlbClub Discussion List ***
>>
>>
>>
>> Po Mirela, lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe
>> përsëritur nga të gjitha mediat. Është reminishencë komuniste, e heshtjes
>> "që mos t'i bëhet qejfi armikut". Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e
>> turpit".
>> Entela duhej nderuar si kolege, si njeri. Por as në vdekje nuk ka
>> barazitizëm: nuk nderohen të gjithë njësoj, në asnjë vend të botës, as në
>> Angli, as në Amerikë e askund tjetër..
>> Por nuk është kjo kryesorja e asaj që ngjau këto ditë, dhe nuk është ky
>> shkaku i revoltës ndaj Berishës-nuk ka PD më, Mirela, ka vetëm Berishë! Ka
>> shumë të tjera që ti nuk i komenton.
>> Unë nuk e kam njohur Dritanin, por ama kam njohur, si spektator, Top Channel
>> etj., e kam njohur edhe konkurrentët e tij, si Klan etj. TCh e kam parë në
>> avangardë të së vërtetës, sa mund të jetë "e forta jonë" e vërteta. Gjëja
>> më e vështirë në Shqipërinë ku jetojmë ne, është të thuash të vërtetën.
>> Gjëja më e pështirë, por edhe më e rëndomta, është t'i servilosesh pushtetit
>> politik të radhës, ku në vend të parë është tv Klan.
>> Nejse, po kopjoj një shkrim të Mustafa Nanos, që komenton disa nga "të
>> tjerat". Nuk jam aq dakord, për parime etike formale, me "sharjet e
>> cilësimet" që përdoren në shkrim, por jam dakord me përmbajtjen e shkrimit,
>> që është edhe kryesorja në atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të dashur.
>>
>> Bashkim Kopliku
>
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

_________________________________________________________________
Keep your kids safer online with Windows Live Family Safety.
http://www.windowslive.com/family_safety/overview.html?ocid=TXT_TAGLM_WL_Refresh_family_safety_052008
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club