[AlbClub] Fwd: Fwd: Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e TopMedias
GH <[email protected]> Tue, 3 Jun 2008 17:26:06 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** E dashur Bogdani, jo vetëm për hir të etiketës së mirë, por mund të të siguroj sinqerisht, se në asnjë moment nuk kam dashur të monitorizoj stilin apo fjalëzgjedhjen në mesazhin tënd të mëhershëm dhe të gjithë do të ishim shumë më të ndihmuar, sikur ta besonim dot pa rezerva një predispozicion të tillë. Unë jam i ndërgjegjshëm që alb-club-i është një platformë e tillë e komunikimi, ku vetëm mendimet shprehura mund të jenë objekt i diskutimit. Megjithatë në qoftë se kam lënë një përshtypje tjetër, kjo ka ndodhur fatkeqësisht vetëm aksidentalisht. Për sa i përket anonimitetit ka një marrëveshje të pashkruar në alb- club (nqs nuk e kam kuptuar gjë gabim) që ky bëhet i papranueshëm, nëse shërben si mjet për cenimin e dinjitetit të të tjerëve , pra përdoret si një lloj arme dhe mua nuk më duket gjë ta kem kapërcyer ndonjëherë këtë kufi. Në këto rrethana le të vazhdojmë dhe ta marrim në konsideratë atë si një zgjedhje timen personale, e cila ka vend këtu po aq shumë për diskutim sa edhe fakti, nëse ti kur shkruan i ke hequr gjë bigudinat nga koka apo jo. Që të kthehem sa më shpejt tek argumenti kryesor i diskutimit, unë nuk kam asnjë informacion se sa legjitime kanë qenë rrugët me të cilat e kish vënë pasurinë i ndjeri D.H., ajo që them dot unë sot është unë nuk di të ketë ndonjë vlerësim zyrtar për këtë gjë, paçka se Qeveria Berisha 2 madje ndryshoi edhe legjislacionin ne fuqi në Rep. e Shqipërisë për të mundur ta kontrollonte dot edhe më intensivisht se çfarë e lejojnë standardet e kontinentit tonë perandorinë financiare të të sipërpërmendurit. Megjithatë edhe me këtë nuk kam thënë akoma se ato kanë qenë legjitime. Mua nuk më intereson kjo gjë dhe nuk kam në plan të shprehem për këtë gjë. Ndërhyrja ime nuk e kishte edhe aq pasurinë e të ndjerit si objekt, se sa faktin se në Republikën e Shqipërisë qytetarët nuk janë të barabartë për sa i përket vëllimit të të drejtave të tyre qytetare, si dhe se i ndjeri si një rrugaç i vërtetë duke thyer rregullat e sjelljes së bashkëjetesës qytetare, u soll si një vrasës potencial; madje me një probabilitet të lartë në rastin më të mirë nga pakujdesia u bë edhe një i tillë (vdekja e viktimës E.H. mund të jetë shkaktuar me fajin e viktimës D.H.), ndërkohë që autoritetet zyrtare dhe grupimet partiake e panë përsëri të nevojshme ta instrumentalizonin ngjarjen vetëm për vazhdimin e luftës partiake. Mua nuk më duket se jemi shumë larg me gjykimin e çështjes, për të cilën nga ana tjetër edhe nuk është se do të duheshim detyrimisht të përpiqeshim gjë. Megjithatë, për hir të një sinkronizimi qoftë edhe të rastësishëm të vlerësimit kritik të ngjarjes tashmë aq të përfolur, atë sugjerimin për të marrë A. Likën si burim informacioni objektiv, po e marr një herë për një herë si të pa bërë, ngaqë edhe këtë e kam mbuluar prej kohësh me një stërfiltër të tmerrshëm, se nuk është se me ka lënë gjë mëndja e kokës të lexoj propagandën partiake që bën ai njeri, që e bën në fakt edhe shumë keq. Madje çudi si nuk e ka nxjerrë Era Makoçi nga klubi, se kur u vendos një herë që alb-clubi nuk mund të përdoret si platformë për shitjen me shumicë të tekstileve kineze, propagandimit të dëmeve të duhanit për shëndetin së bashku me thirrjet për lënien e tij, apo të tjera të ngjashme dhe u tha që tregëtarë ambulantë çikerimash prodhuar në mënyrw politikisht jokorrekte, stomatologë westballkanikw tw paçertifikaur që nuk e pranojnë nga ana përmbajtsore betimin e Hipokratit, mashtrues vejushash të pangushulluara, fundamentaliste partiakë apo fetarë si dhe gjimnazistë të sapo dashuruar mos u dukni fare në alb-club. Këta ikën pa bërë fjalë kurse islamikët varën buzët, ikën por kthehen herë pas herë. Ky ka ngelur siç duket akoma. Përndryshe edhe unë lexoj me shumë ëndje çdo rresht që shkruhet këtu, madje si do të mund ta filloja dot ditën ndryshe. Te fala GH ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club