[AlbClub] Mendime per Mirash Ivanain nga Paul Tedeschini...
Thanas Gjika <[email protected]> Tue, 10 Jun 2008 06:13:10 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Te nderuar lexues te forumeve Alb-shkenca dhe Alb-club po ju dergoj nje material, ku spikat intuita e mprehte e z. Paul Tedeskini per te vene ne dukje faktin se Mirash Ivanai, nje intelektual i simpatizuar prej studiuesve shqiptare, ka punuar prane Ahmet Zogut jo si atdhetar por si agjent i Jugosllavise se vjeter dhe me 1945 eshte derguar ne Shqiperi po prej zbulimit Jugosllav tashme te drejtuar nga komunistet, ndoshta per t'ia dorezuar Enver Hoxhes per te perforcuar besimin e tij per vellezerit jugosllave... Lexim te mbare: From: [email protected] <[email protected]> > Subject: Agjenti i sigurimit, papagali i partise Nasho Jorgaqi (Forma perfundimtare) Date: Friday, June 6, 2008, 3:05 AM Me date 17.05.2008 ne gazeten SHEKULLI prof. Nasho Jorgaqi > ka publikue > shkrimin me titull “Ministri reformator dhe rënia e > mbretërisë “ (http://www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/25706/2008-05-17.html ku citon dhe ben te vetat fjalet e ish ministrit “perparimtar” > te Zogut Mirash Ivanai > i cili thote se "Duhet me doemos që Shqipnia të > lirohet përgjithmonë prej > një çerdhe tjetër tradhtarësh të vërtetë: > franceskajve të Shkodrës nga të > cilët kanë dalë gjarprinjtë si Gjergj Fishta dhe Anton > Harapi." (Ditari, > 22-I-1946). > > Pose kesaje ne kete shkrim qorbe rreth figures > kontradiktore te ketij > ministri te Zogut, Nasho Jorgaqi mbeshtete idene > (komuniste) te tij qe > “…Ideoi dhe zbatoi reformën më radikale në këtë > fushë, mbylli dhe shtetëzoi > të gjitha shkollat fetare dhe private…” (N.J.) > > > > Ne lidhje me mbylljen e Liceut privat e laik Françeskan > nga ministri i Zogut > Marash Ivanai, kam pyet nji intelktual te vjeter patriot > shkodrane, qe jeton > ne Amerike. Ja pergjigjia e tij: > > > > Ne vitin 1933, Mirash Ivanaj, minister arsimi, ( i > permendun per ide > komuniste , bile, masonerie) ka mbylle shkollat private dhe > me kete vendim > edhe Liceun Franceskan. Fishta ka njoftue Lidhjen e Kombeve > dhe ka hjedhe > qeverine ne Gjyqin e Hages, te cilin e ka fitue, mbas 3 > vjetesh sa ka > zagjate gjyqi dhe shkolla ashte rihape me 1937. > > Shendet e pune te mbara, xxxxxx YYYYYY > > P. S. I kushrini i Mirashit, Nikoll Ivanaj ka shkrue nji > artikull per Pader > Gjergj Fishten me titull: "Gomari i Kuvendit", qi > e pati botue Nashoja ne > nji Antologji te mendimit estetik shqiptar. > > > > Si qendron ne fakt puna e Mirash Ivanajt? > > > > Nga studimi i dokumentave dhe nga vete shkrimi i prof. > Nasho Jorgaqit dalin > disa gjera rreth figures kontradiktore dhe konfuzionale te > ish ministrit > Marash Ivanaj: > > > > Ai ka studjue ne Podgorice (Mal te Zi) dhe ne Beograd > (Serbi). Kur serbt e > ndihmuen Zogun te hypi ne fuqi, u ba minister edhe Marash > Ivanaj (N.J.). Ne > dokumentat qe vertetojne grabitjen e arit nga Zogu, > figurojne “pagesat” e > ministrave te tij nder te tjeret edhe te Marash Ivanait > (Sipas dokumentave > zyrtare, ministri i Financave Kolë Thaçi (1886 - 1941) ka > tërhequr sipas të > gjitha rregullave shtetërore, me autorizimet 2031/65 dhe > 2031/79 (të datave > 31 mars dhe 3 prill 1939), shumën e 448.535 frangave ari, > të cilat ishin në > llogari të Mbretit Zog. Në lidhje me këtë drejtori i > thesarit Kel Naraçi në > relacionin 73/1 të datës 6 qershor 1939, > thotë:………). > > > > Nga vete shkrimi kontradiktor i Nasho Jorgaqit lindin > logjikisht disa pyetje > : > > Kur simbas Nasho Jorgaqit paska qene kaq perparimtar dhe > demokrat, pse > intelktuali me kulture te gjane Mirash Ivanai nuk mori > pjese ne Qeverine e > Nolit si psh Luigj Gurakuqi, por ne qeverine e Zogut i cili > vrau > intelektualt patriot Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinen? > > Pse Mirash Ivanain nga minister Zogu “….e emëroi më > pas anëtar dhe kryetar > të Këshillit të Lartë të Shtetit….” dhe u ba nji > nga “…funksionarët e lartë > të shtetit shqiptar…” (N.J.) ? > > Pse Nasho Jorgaqi perpiqet te mashtroje lexuesit e brezit > te rij tue thane > se “…Por tek e fundit, fati i reformës nuk varej prej > tij. Mbreti kapitulloi > para presionit të Italisë fashiste dhe arrogancës së > klerit...”, ne nji kohe > qe Zogun e detyroi Gjykata e Hages te rihape shkollen > private laike > françeskane ne Shkoder? > > Pse Mirash Ivanai shkroi "Na që shpëtimin e gjetëm > në t'ikun. Shkëndi dhe > hije të prillit 1939", i botuar nën titullin > "Orët e fundit të mbretërisë së > Zogut" (1997) (N.J.), ne vend qe te rrij ne Shqiperi > per te luftue > okupatorin fashist, dhe “… Marash Ivanaj ndoqi te > njajtin itinerar se bashku > me Zogun deri ne Egjipt …” tek mbreti Faruk (N.J.)? > > > > Kur me ndihmen e serbve pushtetin e mori diktatori Enver > Hoxha, Marash > Ivanain, “.. Ishreformatorin e shkollës kombëtare… e > priti në audiencë Enver > Hoxha” .--- > > "Më priti si s'ka më mirë – shkruan ai, - > siç i ka hije një kryetari të > zgjedhur prej 50 mijë shqiptarëve, shpëtimtarëve > t'Atdheut. Mbeta shumë i > kënaqun." (Ditari, 8-10-1945, Shih: L. Radi: > "Misteret e një ministri" f. > 27) (N.J.) > > > > Kur na referon keto fakte, a nuk e ditka profesor Nasho > Jorgaqi, pjella e > Enver Hoxhes, se diktatori nuk fitoi me zgjedhje te lira, > por perkundrazi > diktatori ushtroi dhune gjate zgjedhjeve dhe ma vone > organizoi menjihere > gjygjet e deputetve intelektual demokrat ne Tirane dhe ne > te gjithe > Shqiprine, te cilet i pushkatoi? Keto na qenkan punet e > mira qe na paska ba > Enver Hoxha simbas Mirash Ivanait dhe Nasho Jorgaqit, qe po > na e mburre edhe > pse kete Mirash Ivanain si shume shoke te tjere te tij deri > ne fund te > diktatures i hangri furra komuniste (simbas vete shkrimit > te N.J.). > > > > Tregon nji ish i bashke-burgosun me Mirash Ivanain se ne > kohet e fundit para > vdekjes ne burg, ai u shifte gjate dites tue thane urate me > vargun e > ruzares. Duket qe atij iu mbyll rrethi i eksperiences se > jetes se vet dhe e > bani bilancin para se te vdiste. > > > > Edhe pse shumica e profesorve kan qene françeskan, Liceu > Françeskan ne > Shkoder nuk ka qene nji shkolle fetare ku te mesohej vetem > besim fetar per > te pregatite priften, por ka qene nji shkolle private laike > e njohtun nga te > gjitha universitetet e Europes dhe kush ka pase krye ate > shkolle kishte te > drejte te ndiqte çdo fakultet ne çdo universitet > europian. Ne ate Licè, ku > kishte nxanes pa dallim besimi dhe krahine shqiptare, u > spjegojshin te > gjitha landet shoqnore, shkencore dhe artistike. > Profesoret, bij shqiptar te > qytetit, fshatit dhe malcise, paralelisht me teologjine > kan pase krye me > rezultate te shkelqyeshme deget ma te ndryshme ne > universitetet europiane > dhe asht per kete aresye qe nga ky gjimnaz kan dale kuadro > te pregatitun me > kulture te vertete europiane dhe njikohesisht me bindje > atedhetare te tille > sa qe nuk kan kursye as edhe jeten per kulturen dhe > demokracine ne Shqipni. > Aty kishte nji nder bibliotekat ma te pasuna dhe nji muzeum > nder ma te > njohtunit ne Ballkan, te cilat komunizmi i prishi > plotesisht. Dhe per > mbylljen e ketij gjimnazi Nashua, ky papagal i Enverit, po > na e mburre > agjentin serb Mirash Ivanain. > > > > Me te drejte serbet e kan pase gjithmone hale ne sy klerin > katolik shqiptar, > sepse kleri katolik ka mbajte gjithmone nji qendrim te > vendosun atedhetar > qyshe ne kohen e Gjergj Kastriotit, kundra okupacionit > turk, kundra sllaveve > si dhe kundra diktatures komuniste te vendosun nga vete > serebt. Kleri > katolik shqiptar ka qene gjithmone me popullin e per > popullin. Nenkryetari i > Qeverise se Perkoheshme te Vlones ne vitin 1912 ka qene > imzot Nikoll > Kaçorri, te cilit qytetit i Durresit i ka ngrite nji > pjedistal ne nji zone > qendrore afer portit, si dhe i ka dhane emnin nji rruge ne > qender te > qytetit. Per atdhetarizmin e klerit katolik shqiptar > mjafton te lexosh > “Lahuten e Malcise” te Pader Gjergj Fishtes, qe mbaron > me keto rreshta > profetik: > > > > “Edhe kështu, mbas sa mjerimit! > > Mbas sa gjaku e shemtimit, > > E p’r inatë t’Shkjeve t’Ballkanit > > per gazep t’atij Sulltanit: > > si premtue kisht’Perendia: > > prap zojë m’vedi deul Shqipnia.” > > > > Dhe pikrisht patriotit shqiptar Gjergj Fishta, qe nuk ka > kosovar qe nuk i > din permendsh vargjet e tij, ia nxorri Enveri i Nashos > eshtnat nga varri dhe > ia treti. > > > > Ja se çka shkruhet ne librin ”Martirizimi i Kishes > Katolike > 1944-1990”–Tirane 1993 ne faqen 36: > > ….. Kallxon nji zoje, e cila aso kohe bante punen si > perkethyese ne sherbim > personal te Sekretarit te Partise Enver Hoxha ne > marredhanje diplomatike me > ambasaden e Jugosllavise ne Tirane si nji dite, ne nji > bashkefjalim ndermjet > ambasadorit titist dhe Enverit, ky i fundit shend e vere i > gezuar i paska > pase kumtue perfaqesuesit te Beogradit gati gati si tue u > krenue: ” E mbytem > P.Anton Harapin e me tè kemi plagose per vdekje Klerin > Katolik!”. Simbas > rrefimit te grues, ambasadori diplomat i vjeter > pan-serbian, i paska > pergjigje: “Po, po! Por keni ende gjalle P.Gjon Shllakun, > i cili peshon > shume”, duhet-vazhdoi ai- simbas porosise qe kam nga > qeveria e ime, te > zhdukni Shllakun dhe te zhgatrroni kulm e themel çerdhen > e klerit katolik > ne Shkoder me ne krye françeskant!”— > > > > Ne vitin 1946 sigurimi shqiptar ne perputhje me UDB-n > serbe, pat fute ne > elterin e Kishe se françeskanve ne Shkoder, armet nen > elter, me qellim qe me > kete shpifje te diskreditoje françeskant para popullit per > mshefjen e armve. > Per kete u pushkatuen disa eter françeskan nder te cilet > pader Çiperjan Nika > dhe pader Mati Prenushi. Pader Matija, per aktivitet > patriotik, ka qene > denue me vdekje edhe nga Turkia edhe nga Mali i Zi. Kete e > denuen me vdekje > edhe agjentet sllavo-komunist shqiptar te cilet e > ekzekutuen me 5 mars 1948. > Qe kjo ka qene nji kurdisje e sigurimit kete e ka pase > vertetue ne vitin > 1948 ish oficeri i sigurimit Pjerin Kçira, i cili pat > pohue publikisht para > trupit gjykues komunist se “…neve vete i kemi fute > armet ne elterin e Kishes > françeskane me urdhen te sigurimit te shtetit…..”. Per > kete ish oficeri > Pjerin Kçira, i cili kishte avokat mbrojtes dr.jur Emid > Tedeschinin, u > pushkatue mbas murit te vorreve katolike, pikrisht aty ku > ishin pushkatue > edhe etrit françeskan pak kohe ma pare. Gjate asaje kohe > te zeze kuvendi > françeskan u transformue ne burg ku torturoheshin sa e sa > patriot dhe > demokrat shkodrane. > > > > Ndersa vete shoku Nasho Jorgaqi, lindur ne Ballsh te > Mallakastres ne vitin > 1931, ka qene i derguem ne vitet e para te mbasluftes nga > sigurimi i shtetit > komunist, se bashku me Androkli Kostallarin etj., ne > gjimnazin e Shkodres > per te iu kundravue edhe fizikisht gjimnazistve shkodrane > demokrat. Aty ne > kete gjimnaz ato rrihshin studentët dhe studentet > shkodrane, shume prej te > cilve i rrasen neper burgje ku humben rinine e tyne. > > > > Dhe tashti, mbas 18 vjet te ramjes se diktatures komuniste > dhe te demek 18 > vjet demokracije, po na ngrihet klyshi i sigurimit > komunist, papagali i > partise komuniste, Nasho Jorgaqi dhe po na ngrè ne > pjedistal agjentet serb, > anti patriot dhe po perpiqet me paftyresine ma te madhe te > hjedhe balte mbi > klerin katolik shqiptar njisoj si mesuesi i tij Enver > Hoxha. > > > > Asht per kete aresye qe populli shqiptar nuk ecen perpara, > sepse nuk asht i > çliruem ende nga keto trathtar antishqiptar. > > > > Paul Tedeschini, 03.06.2008 ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club