[AlbClub] Magji kosmike per dite vere

Cun Tirone <[email protected]> Sat, 7 Jun 2008 13:21:57 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Para ca kohesh beme ca muhabet lidhur me fillimin e dynjase
dhe c'thonte shkenca e fete per kete pune.

Tashti meqe eshte dhe vere, mund ta rrisim ca dozen e spekullimit,
e une po flas mbi nje nga te "krisurit" qe jo tamam me ane te
shkences, por me shume te "magjise" ka guxuar te
shpjegoje fillimin, bile dhe te shkoje me tej, ku mbase asnjeri
s'ka per te shkuar dot ndonjehere.

Ky mjeshtri quhet John Dobson. Gjyshi i tij ka themeluar
universitetin e Pekinit, e vete eshte i famshem per shpikjen
e nje teleskopi te lire e funksional qe mban emrin e tij
(Dobsonian). Po te googloni ca gjeni shume materiale per te.

Dobson niset nga nivelit i larte i energjise qe na rrethon.
Simbas hesapeve te tij, nje kilogram lende permban energjine
e njemije bombave atomike. Kuptohet po te merren parasysh
permasat e universit qe njohim, sasia e energjise eshte jashtezakonisht
e madhe. Dhe pyetje eshte: nga erdhi gjithe kjo energji? Aq me
shume qe ne nuk njohim asnje proces natyror qe krijon energji.
Ne fakt, gjithe dynjaja jone bazohet vec ne transformime energjish, 
por ne asnje rast energjia nuk krijohet. Mesa duket Prometeu
i vodhi Mjeshtrit zjarrin, por jo formulen e tij. 

Nje pjese e mire e shkences thote qe gjithe kjo energji
u cliruar ne Big Bang, por kuptohet, pa mundur te thote nga
u gjet si fillim. Kurse feja ja le Zotit misterin.


Kurse Dobson, gjen nje rruge te mesme, dmth "magjine"
per te shpjeguar super cudine.

Nga llojet e energjise qe njohim, dy me te konsiderueshmet jane
ajo e gravitetit dhe ajo elektrike. E para na ben te peshojme mbi dysheme,
sic ben te terhiqet cdo gje ne dynja, dhe e dyta na pengon qe te mos biem neper
dyshme, sic ben te shtyhen objektet me ngarkese te njejte, apo te terhiqen ato
me ngarkese te kundert.

Perpara se te bejme (dmth. Dobson) kercimin magjik per shpjegimin
e origjines se gravitetit dhe elektricitetit, le ta shohim ceshtjen nga nje ane
tjeter. Po sikur te gjithe gjerat ne univers te bashkohen ne nje gje te vetme, a do te kemi
me energji graviteti? Pjesa me e madhe e kesaj energjie do te shenderrohej ne forma te tjera.
Ne menyre te ngjashme, do te transformohej dhe energjia elektrike.


Per ta sqaruar me nje shembull "magjine," le te mendojme ne suste,
qe dikush e terheq nga te dy anet. Le te themi se susta sherben
si univers per disa qenie nanoskropike, le t'i quajme sustore.
Pra, sustoret do te mund te venin re se universi i tyre (susta) ka
energji qe tenton ta mbledhi susten. Dhe mbasi susta leshohet, ajo
vertet mblidhet, dhe energjia mbledhese transformohet ne te tjera.

Ne menyre te ngjashme, ne universin tone, graviteti, thote Dobson,
eshte energjia qe tenton te coje gjene ne gjendjen fillestare, ate
te bashkuar. Po ashtu energjia elektrike ben qe gjeja e pafundme te
paraqitet si gjera te ndara ne grimca. Pra, simbas Dobson, gjithe kjo
energji sherben per te paraqitur te pandashmen e te pafundmen si te
ndashme e te fundme, sic e shofim ne kacollen tone.


Me tej, Dobson e shtrin magjine e tij dhe mbi hapesiren e kohen, keto
pjese perberese te dynjase. Gjithmone simbas tij, hapesira duhet per te
paraqitur te ndashmet, dhe koha per ndryshimet, apo transformimet e energjise.
Pa hapesire gjerat nuk mund te ndahen, dhe pa kohe ato nuk mund te ndryshojne.

Magjise se tij te "krijimit," Donson i ka gjetur dhe nje emer: "apparitional causation,"
apo shkakesi paraqitese (mbase ka ndonje perkthim dhe me te mire). 


Shkenca zyrtare e sheh Dobson si heretik apo te krisur. Dhe nuk ka faj,
shkenca nuk ka si te merret me magji. Por, nga ana tjeter Dobson thote
se s'ka rruge tjeter per te shpjeguar krijimin, apo per te  shkuar me tej akoma,
vecse me magji apo fantazi.

Edhe une i prura ketu keto ide jo per t'i perkrahur apo shpjeguar me to boten,
se sa per te ndare shijimin e nje fluturimi aq te guximshem te fantazise njerzore,
sic eshte ajo e Dobson.


Keto ide te Dobson, ngjajne me ide te feve indiane, dhe kjo nuk eshte koincidence,
Dobson ka kaluar nja 25 vjet ne nje manastir Vedanta.

I pyetur mbi mardheniet shkence-fe, Dobson thote se ato duhet te ulen e
t'i japin doren njera tjetres.

--

Çun Tirone

_________________________________________________________________
Now you can invite friends from Facebook and other groups to join you on Windows Live™ Messenger. Add now.
https://www.invite2messenger.net/im/?source=TXT_EML_WLH_AddNow_Now
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club