[AlbClub] per identitetin kosovar

"Faruk Myrtaj" <[email protected]> Thu, 12 Jun 2008 09:46:31 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Nexhmedin i kendshem!


Si nuk po merzitesh nje cast te vetem me veten mor' burre?!

U bene gati tri dekada dhe nuk o lodhe duke bartur ne shpine te njejtat  
praktika sjelljeje dhe duke predikuar te njejtat eksperimente teorike?!

Me kujtohet mire, i sapoardhur ne Tirane, ju beheshit shume interesant  
duke ofruar alternativa te tilla si:

"Le te mblidhemi, ju si shqiptare kendej kufirit, ne si kosovare andej  
kufirit, dhe le ta sulmojme kufirin ta shuajme e te mos kemi me ndarje  
midis!"

Dhe ne nje shkrim qe botuat tek Republika e Tiranes, shtronit prej atehere  
problemin e Kosove-Metohise...

Iu desh Sabri Godos te bisedonte me shefin e gazetes qe te tilla  
artikulime te mos dukeshin me.

Tanime vazhdoni te ngulni kembe per "kombin kosovar"!
Dhe, si duke bere shaka ne ndonje klub, vete dhe dallon e ngaterron  
kosovaret me shqiptaret si elbasanllijte me lushnjaret!!!
Ti gjithnje je bisedues i kendshem tavoline, dhe gjithnje je kunder  
tabuve, por ndodh qe ngaterron tavolinen me shtypin dhe e konsideron (ne  
kete rast) kombin si tabu te ketij lloji!

Qe ka plote tradicionalizem ne politiken dhe shtypin shqiptar, kjo eshte e  
padyshimte, dhe duhen ç'montuar; qe duhen pranuar zgjidhje te perkohshme,  
ne rruge drejt zgjidhjeve te deshiruara afatgjata, merret vesh qe po; qe  
Kosova, si shtet origjinal do paguaje nje lloj haraçi dhe qe kete po e ben  
me durim, mencuri dhe tolerance, edhe kjo duket ashiqare!
Por secili duhet te bej te veten: tjeter eshte qytetari, tjeter  
politikani, tjeter shtetari i sotem ne Kosove dhe tjeter kam idene se  
duhet te jete dikush qe pretendon te pervijoje opinione te se ardhmes.

Nese do te ishit ne politike, ne krye te ndonje partie apo organizuar ne  
strukturat prane UNMIK-ut, edhe do t'ju toleronin ne bisedat e ketyre  
listave.
Por ju thoni se jeni gazetar i lire, opinionist i pavarur.
ne kete rast, arsye per t'i marre predikimet tuaja si "hapa provizore ne  
politike" (qe do te harroheshin menjehere sa ju te keni dale prej saj) nuk  
ekzistojne.

Nuk di pse vazhdon te mbetesh ne po ato "argumente" silogjizma apo  
sofizma, qe mund te jene te çmuara si eksperimente te fjales, por jo  
tjeter.

njatjeta,

Faruk Myrtaj

Toronto







on Wed, 11 Jun 2008 07:42:01 -0400, Nexhmedin Spahiu <[email protected]>  
wrote:

>      --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
>
> Te nderuar miq,
> meqe shume doktorante te shkencave politike, me
> drejtohen me pyetje rret identitetit kosovar, ne
> pamundesi per t'iu pergjgjur te gjitheve po i
> pergjigjem njerit dhe te tjeret mund te citojne ose
> shfrytezojne idete e mia per te ndertuar tezat e tyre.
> Me respekt
> Nexhmedin Spahiu
> ________________________________________
>
> 1-	A ka identitet kombetar kosovar?
> A po krijohet kombi kosovar bashke me shtetin e
> Kosoves?
>
>
> Jo. Akoma nuk mund te thuhet se ekziston identiteti
> kombetar kosovar. Ky identitet akoma eshte ne stadin e
> identitetit te nje pakice kombetare shqiptare. Por ky
> identitet ngadale po shkon drejt nivelit te nje
> identiteti kombetar kosovar. Zhvillimi i identitetit
> kombetar nuk eshte e thene te shkoje
> pikeperpikemerisht paralelisht me zhvillimin e shtetit
> sepse ai varet edhe nga shume faktore te tjere por ne
> instancen e fundit keto zhvillime jane te
> ndervareshme.
>
> 2-	A kane shqiptaret e Kosoves identitet te ndryshem
> prej atyre te Shqiperise? Ku jane dallimet apo te
> perbashketat?
>
> Ne kuptimin etnik, shqiptaret e Kosoves dhe te
> Shqiperise kane po te njejtin identitet. Perkatesisht
> mund te thuhet se ne mes te Kosoves e Shqiperise nuk
> ka vije shkeputjeje sado te vogel. Afersia etnike mes
> nje gjakovari e tropojani eshte me e madhe se sa e nje
> krutani e elbasanasi e madje shume me e madhe se e nje
> elbasanasi e lushnjari. Pra identiteti etnik eshte
> krejtesisht I perbashket. Dallimi qendron ne niveklin
> e zhvillimit kombetar. Shqiptaret e Shqiperise jane
> komb kurse kosovaret akoma nuk jane komb por po
> shkojne drejt formimit si komb.
>
> 3-	Me cilin rast te kombeve te tjera mund te
> krahasohet rasti i Kosoves dhe Shqiperise?
>
> Rasti me I afert I krahasimit eshte ai me Maqedonine e
> Bullgarine, pastaj me Rumanine e Moldavine, Serbine e
> Malin e Zi, Greqine e Qipron, Indonezine e Malajzine,
> Gjermanine e Austrine (poashtu edhe Zvicren), kombet
> arabe, shume e shume kombe ne Afrike etj.
>
> 4-	Çfare ndikimi kane ne identitetin e Kosoves,
> simbolet e reja krejtesisht te ndryshme nga ato
> shqiptare?
>
> Kane nje rrol substancial pasi qe shqiptaret
> pergjithsisht jane nje etni me tradita ku riteve dhe
> ritualit I kushtohet shume rendesi.
>
> 5-	A ka qene nje matje pulsi ligji per festat zyrtare,
> ku shpertheu debati per 28 nentorin?
>
> Po sigurisht. Pikerisht ky ligj tregoi se shqiptaret e
> Kosoves akoma ndjehen si minoritet e jo si komb. Kjo
> per faktin se shteti I Kosoves po ndertohet me nje
> ndihme substanciale nga te huajt.
>
> 6-	Cili eshte raporti qe kane minoritetet me
> identitetin kosovar, veçmas pakica serbe?
>
> Minoritetet, pergjithesisht jane mire te integruara ne
> shoqerine kosovare. Me perjashtim serbeve ato nuk jane
> pengese e krijmit te kombit kosovar. Sa u perket
> serbeve, ketu ka nje problem pasi qe plani I
> Ahtisaarit nuk parasheh integrimin e tyre ne shoqerine
> kosovare. Integrimi I serbeve ne shoqerine kosovare
> mund te ndodhe ne nje faze te mevonshem te zhvillimit
> te identitetit kombetar kosovar, me gjase ne nje kohe
> kur Serbia jo vetem ta njohe pavaresine e Kosoves po
> edhe te jete e vete interesuar qe t’I heq qafe serbet
> e Kosoves duke I drejtuar ata nga Prishtina, gje qe do
> te ndodhe ne rast se liberalet serbe vijne ne pushtet.
>
>
> 7-	A duhet ndryshuar gjuha standarte?
> Nese po kush duhet ta beje ndryshimin?
>
> Gjuha standarde nuk duhet ndryshuar po duhet
> zhvilluar. Gabime qe jane bere gjate standardizimit te
> saj duhet te korigjohen. Duhet lene me shume hapsire
> zhvillimit te saj te natyrshem me nje perkujdesje me
> te madhe akademike e shklencore dhe bashkepunim me se
> elitave politike ne Tirane, Prishtine, Shkup, Ulqin,
> Presheve e diaspore. Nuk ka asnje pengese qe dy kombe
> e 3-4 pakica kombetare te kene te njetin standard
> gjuhesor nese ekziston nje vullnet i mire politik.
> Çeshtja ndryshon nese njera qender investon ne kete
> drejtim ndersa qendra tjeter e vendosjes e neglizhon
> kete pune. Ketu eshte qenesor vendimi i Tiranes e i
> Prishtines. Investimi ne kete drejtimi duhet te kete
> nje mase barazie. Psh. Jo Tirana te ndaj 10 milione
> euro per qarqet akademike qe kane nje impakt per
> gjuhen standarde e Prishtina nje 2 milione euro, ose
> anasjellats po te kete nje baraspeshe ne kete drejtim.
> Nese nuk ka mirekuptim ne kete drejtim atehere edhe
> mund te krijohen 2 standarde gjuhesore siç edhe
> ekziston nje tendence.
>
> 8-	Sa i kushtojne rendesi mediat kosovare dhe
> shqiptare ne pergjithesi, temes se identitetit
> kosovar?
>
> Shume pak. Ka nje frike te tmerrshme nga marrja me
> tema kruciale. Jo vetem me temen e identitetit po edhe
> me shume tema qe jane tunduese e shqetesuese per
> shoqerine kosovare. I vetmi televizion qe eshte marre
> seriozisht me kete teme dhe me tema tjera te kesaj
> rendesie, TV Mitrovica, ka pesuar tmerresisht.
>
>
>   Nexhmedin SPAHIU
>   cell: +377  44 147596
>   http://www.geocities.com/CapitolHill/Parliament/2524
>
>
>
>
> ______________________________________________________________
>           Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku.
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Art-Cafe's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/art-cafe


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club