[AlbClub] Ne europianet nuk jemi superiore
DEMNERI <[email protected]> Sat, 14 Jun 2008 00:20:18 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C478BF42.748%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Ka fetarë që luten gjithë ditën, ka të tjerë që i luten Zotit, por dhe ndihmojnë konkretisht të tjerët. S¦ur (motra) Emmanuelle bën pjesë në këto të fundit. E lindur në Belgjikë me 16 nëntor 1908 (se shpejti 100 vjeçe) ajo humb babain kur ishte 6 vjeçe. Në moshën 23 vjeçare, mbas studimeve në shkencat filozofike dhe fetare, bën betimin fetar në kongregacionin Notre-Dame de Sion. Jep lëndën e letersisë në Liceun Notre-Dame de Sion në Turqi dhe pastaj në Tunizi. Përgjatë këtyre viteve ajo vihet në shërbim të të varfërve dhe provon « un coup de foudre » për Egjyptin. Në vitin 1971, ajo vendos ta ndajë jeten e saj me leckamanët e Kajros. Atje ajo hap një qendër dispancerie, një materniteti dhe një kopësht fëmijësh. Më 1980 ajo themelon shoqatën ASME për ti ardhur në ndihme fëmijëve në të gjithë botën. Me kërkesën e superiorëve të saj në vitin 1993 ajo largohet përfundimisht nga Egjypti dhe vendoset në një azil pleqsh në Francë ku jeton dhe sot. Në ditët tona kur ideologjitë fetare kanë zëvendësuar ato politike dhe ekstremistet përhapin e mbjellin urrejtjen, s¦ur Emmanuelle, përhap e mbjell dashurinë për njeriun, pa dallim origjine, ngjyre apo besimi. Jo me fjalë, por me vepra. Jo një ditë e dy, por gjithe jetën e saj. Edhe në intervistën e mëposhtme ajo flet e shqetësohet për atë. Përveç veprës, me pëlqen të shprehurit e saj direkt, pa doreza. Nuk kam asnjë kulturë fetare, por shembulli i saj më ngroh zemrën. YD Problemi i urisë në botë është aktual më shumë se kurrë. Si reagoni ju ? Kjo është tragjike. Ne jemi të pafuqishëm për t¹ju përgjegjur dramës që shkakton mungesa e ushqimit në botë. Por mbi të gjitha unë besoj se për këtë problem ne nuk vemë aspak zemrën tonë, shpirtin tonë as gjithë forcat tona. Neqoftëse të gjithë vendet e pasura bashkoheshin ashtu siç e kishin premtuar për të zgjidhur problemin, do tja kishim arritur. Ky është egoizmi i shoqërive të zhvilluara ku ne bëjmë pjesë. Jemi të gjithë përgjegjës. Vendet e pasura po e kuptojnë që ky problem po kthehet kundër tyre me emigracionin masiv që vjen nga vendet me të varfëra. Çfarë duhet bërë ? Për aq kohë që s¹e kanë kuptuar se atje në vend, në vendet e pazhvilluara, duhen ndihmuar popullsitë për të dalë nga kjo gjendje, nuk do ti shmangim asnjëherë turmat e njerzëve të uritur që kërkojnë të mbijetojnë në vendet e pasura. Në vend të vënies së një dige me qëllim që ata të mos hyjnë, e në vend që t¹i zbrapsësh emigrantët që kanë bërë gjithë atë udhë, ato duhet ndihmuar me të gjitha mjetet që të zhvillohen atje në vendet e tyre. Eshtë absurde që në Francë, i jepen para fshatarëve me qëllim që ata të shesin më lirë, por kjo shkatërron agrikulturën e vendeve të botës së tretë. Duhet ndaluar kjo mbyllje syshë. Dje u mbajt konferenca internacionale për të ndihmuar Afganistanin. Cilat janë përparësitë e ndihmës internacionale? Unë nuk merrem me politikë. Për mua, përparësia janë fëmijët. Nëqoftëse nuk kujdesemi për ata, krijojmë vjedhës, armatosim krahët e tyre. Duhet shkuar në ndihmë të këtyre të rinjëve, që bëhen aq të dashur sapo fillojmë të kujdesemi për ta. Kështu ata ngrihen në këmbë e bëhën qytetarë. Mjafton që ti japësh dorën. Bota e tretë, është gjithashtu Franca, në disa lagje Po, kjo qe ajo që më bëri më shumë përshtypje kur u ktheva nga Egjypti. Nuk e kisha vënë re që kishte aq mjerim e të varfër në Francë. Për këtë arsye shoqata ime (Asmae) hapi një qendër ndihme në Bobigny. Vumë ngjyra, vetëm të hyjsh, dhe e ndjen gëzimin që rrezatohet atje. Po qe se vendet e pasura provonin të bënin të tjera qendra si në Bobigny Fuqia blerëse është preokupimi i parë i francezëve. Megjithatë, shifrat e fundit tregojnë që ajo avancon. Cili është mendimi juaj ? Me anën e mediave kemi krijuar shume nevoja. Një ditë dëgjova një grua në televizor që qahej duke thënë : « Ah, nuk do të mund që të shkoj të bëj ski. » Në kohën time, nuk bënim dhe nuk ishin aq të dëshpëruar. Sot, e ndjejme këtë si një padrejtësi. Kurrë nuk kam qeshur më shumë se sa në lagjet e varfëra të Kajros. Nuk kisha llogari në bankë, as shqetësime, as veturë dhe as benzinë për ta mbushur, sado që të ishte çmimi i naftës ! Ju thoni shpesh që zhvillimi nuk është asistenca Asistenca, kjo është e tmerrshme. Herën e parë që punova me mbledhësit e leckave në Kajro u gabova. Doja që ti nxirrja të gjithë nga ajo gjendje ! Çfarë gabimi Së pari duheshin dëgjuar dhimbjet e tyre dhe dëshirat e tyre. Tani, shoqata ime i ndihmon si të barabartë. Ne europianët nuk jemi më superiorë se të tjerët. Në çdo vend të varfër, ka thesare, forca, dëshira. Sapo i jep dorën, ecën sebashku, lidhur dorë më dorë, duke respektuar identitetet, fiton rezultate të jashtëzakonshme. Ju keni takuar shume të rinj nëpër shkolla. Si u janë dukur ? Kemi një rini të jashtëzakonshme, që ka etje për të dëgjuar gjëra të vërteta. Kur flisja, mund të dëgjoje mizat që fluturonin. Ishin konshiente për përgjegjësinë e tyre. Marr letra pesë vjet mbas takimit që kam patur me ato në këtë apo atë shkollë. Më thonë : « Tani dhe unë bëj këtë apo atë gjë për të tjerët ». Kjo më prek shumë. Të rinjtë janë shumë të afrueshëm, shumë të hapur karshi të tjerëve, poqe se dimë ti flasin për gjëra konkrete. Ka një lloj dëshpërimi tek disa të rinj dhe numri i vetvrasjeve nuk është i vogël në këtë moshë ashtu siç është dhe tek « të moshuarit ». Si e shjegoni ju ? Kjo më jep shumë dhimbje. Kjo më kujton abatin Pierre që i kishte thënë një burri : « Eja më ndihmo njëherë dhe pastaj vritu. » Ky njeri u bë bashkëpunëtori i tij më besnik. Më ka ndodhur dhe mua që të bëj të njejtën gjë dhe t¹i heq idenë e vetvrasjes nga koka të tjerëve. Mjafton që t¹i bëjsh njerzëve të kuptojnë që ata kanë vlerë. Ata e ndjejnë që kjo ndihmon, që kjo shpëton të tjerët. Në njërin nga librat tuaj ju thoni se dita e vdekjes suaj do të jetë dita më e bukur e jetës suaj. E mendoni vërtet ? Po e besoj. Këtë ma ka mësuar themeluesi i bashkësisë sonë, Théodore Ratisbonne. A keni frikë nga vdekja ? Jo. Ajo që më tremb është agonia. Lutem për t¹a pranuar ashtu si do të jetë. Vdekja, është një portë që kërcet por që hapet. Të plakesh, për ju që jeni kaq aktive, a është e rëndë ? Duhet ta pranojsh realitetin ashtu siç është. Nuk mund të eci, e çfarë pastaj ? Kam akoma kokën. Faleminderit Zotit. Kam akoma miq të mirë. Faleminderit Zotit. Jeta ime është pasionuese. Çdo mëngjes, falenderoj Zotin për ditën që vjen. Mundem akoma të ndihmoj, të lexoj, të dua. « Jalla » (përpara në arabisht) për ditën e bukur ! Presidenti Chirac ju dha medaljen e Légion d¹Honneur dhe Nicolas Sarkozy ju ngriti në rrangun e Grand Officier. Ai e kishte përzemër që t¹jua jepte vetë këtë shenjë nderi. Jeni krenare ? Kjo as më ftoh, as më ngroh. Kjo nuk do të ndryshoi as jetën time as vdekjen time. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club