Re: [AlbClub] per identitetin kosovar
Cun Tirone <[email protected]> Sun, 15 Jun 2008 15:42:40 -0400
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Keta jane studiuesit e tagjise. Dikur tagjia e Titos servirej po t'i beje furce identitetit simbas "Bashkim-Vllazerimin." Sot tagjia nderkombetare shijohet po te pellasesh per "Identitetin Kosovar," qe eshte kopje akoma me e shemtuar e atij te parit. Dhe meqe identiteti i pare deshtoi ne rang Jugosllavie, ku vete sllavet nuk u bene dot nje, merret me mend se sa te ardhme ka ky arnimi i ri. Po c'rendesi ka, tagjia te mos mungoje. - tha. -- Çun Tirone > Date: Thu, 12 Jun 2008 09:46:31 -0400 > To: [email protected] > From: [email protected] > CC: [email protected] > Subject: [AlbClub] per identitetin kosovar > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > Nexhmedin i kendshem! > > > Si nuk po merzitesh nje cast te vetem me veten mor' burre?! > > U bene gati tri dekada dhe nuk o lodhe duke bartur ne shpine te njejtat > praktika sjelljeje dhe duke predikuar te njejtat eksperimente teorike?! > > Me kujtohet mire, i sapoardhur ne Tirane, ju beheshit shume interesant > duke ofruar alternativa te tilla si: > > "Le te mblidhemi, ju si shqiptare kendej kufirit, ne si kosovare andej > kufirit, dhe le ta sulmojme kufirin ta shuajme e te mos kemi me ndarje > midis!" > > Dhe ne nje shkrim qe botuat tek Republika e Tiranes, shtronit prej atehere > problemin e Kosove-Metohise... > > Iu desh Sabri Godos te bisedonte me shefin e gazetes qe te tilla > artikulime te mos dukeshin me. > > Tanime vazhdoni te ngulni kembe per "kombin kosovar"! > Dhe, si duke bere shaka ne ndonje klub, vete dhe dallon e ngaterron > kosovaret me shqiptaret si elbasanllijte me lushnjaret!!! > Ti gjithnje je bisedues i kendshem tavoline, dhe gjithnje je kunder > tabuve, por ndodh qe ngaterron tavolinen me shtypin dhe e konsideron (ne > kete rast) kombin si tabu te ketij lloji! > > Qe ka plote tradicionalizem ne politiken dhe shtypin shqiptar, kjo eshte e > padyshimte, dhe duhen ç'montuar; qe duhen pranuar zgjidhje te perkohshme, > ne rruge drejt zgjidhjeve te deshiruara afatgjata, merret vesh qe po; qe > Kosova, si shtet origjinal do paguaje nje lloj haraçi dhe qe kete po e ben > me durim, mencuri dhe tolerance, edhe kjo duket ashiqare! > Por secili duhet te bej te veten: tjeter eshte qytetari, tjeter > politikani, tjeter shtetari i sotem ne Kosove dhe tjeter kam idene se > duhet te jete dikush qe pretendon te pervijoje opinione te se ardhmes. > > Nese do te ishit ne politike, ne krye te ndonje partie apo organizuar ne > strukturat prane UNMIK-ut, edhe do t'ju toleronin ne bisedat e ketyre > listave. > Por ju thoni se jeni gazetar i lire, opinionist i pavarur. > ne kete rast, arsye per t'i marre predikimet tuaja si "hapa provizore ne > politike" (qe do te harroheshin menjehere sa ju te keni dale prej saj) nuk > ekzistojne. > > Nuk di pse vazhdon te mbetesh ne po ato "argumente" silogjizma apo > sofizma, qe mund te jene te çmuara si eksperimente te fjales, por jo > tjeter. > > njatjeta, > > Faruk Myrtaj > > Toronto > > > > > > > > on Wed, 11 Jun 2008 07:42:01 -0400, Nexhmedin Spahiu > wrote: > >> --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve --- >> >> Te nderuar miq, >> meqe shume doktorante te shkencave politike, me >> drejtohen me pyetje rret identitetit kosovar, ne >> pamundesi per t'iu pergjgjur te gjitheve po i >> pergjigjem njerit dhe te tjeret mund te citojne ose >> shfrytezojne idete e mia per te ndertuar tezat e tyre. >> Me respekt >> Nexhmedin Spahiu >> ________________________________________ >> >> 1- A ka identitet kombetar kosovar? >> A po krijohet kombi kosovar bashke me shtetin e >> Kosoves? >> >> >> Jo. Akoma nuk mund te thuhet se ekziston identiteti >> kombetar kosovar. Ky identitet akoma eshte ne stadin e >> identitetit te nje pakice kombetare shqiptare. Por ky >> identitet ngadale po shkon drejt nivelit te nje >> identiteti kombetar kosovar. Zhvillimi i identitetit >> kombetar nuk eshte e thene te shkoje >> pikeperpikemerisht paralelisht me zhvillimin e shtetit >> sepse ai varet edhe nga shume faktore te tjere por ne >> instancen e fundit keto zhvillime jane te >> ndervareshme. >> >> 2- A kane shqiptaret e Kosoves identitet te ndryshem >> prej atyre te Shqiperise? Ku jane dallimet apo te >> perbashketat? >> >> Ne kuptimin etnik, shqiptaret e Kosoves dhe te >> Shqiperise kane po te njejtin identitet. Perkatesisht >> mund te thuhet se ne mes te Kosoves e Shqiperise nuk >> ka vije shkeputjeje sado te vogel. Afersia etnike mes >> nje gjakovari e tropojani eshte me e madhe se sa e nje >> krutani e elbasanasi e madje shume me e madhe se e nje >> elbasanasi e lushnjari. Pra identiteti etnik eshte >> krejtesisht I perbashket. Dallimi qendron ne niveklin >> e zhvillimit kombetar. Shqiptaret e Shqiperise jane >> komb kurse kosovaret akoma nuk jane komb por po >> shkojne drejt formimit si komb. >> >> 3- Me cilin rast te kombeve te tjera mund te >> krahasohet rasti i Kosoves dhe Shqiperise? >> >> Rasti me I afert I krahasimit eshte ai me Maqedonine e >> Bullgarine, pastaj me Rumanine e Moldavine, Serbine e >> Malin e Zi, Greqine e Qipron, Indonezine e Malajzine, >> Gjermanine e Austrine (poashtu edhe Zvicren), kombet >> arabe, shume e shume kombe ne Afrike etj. >> >> 4- Çfare ndikimi kane ne identitetin e Kosoves, >> simbolet e reja krejtesisht te ndryshme nga ato >> shqiptare? >> >> Kane nje rrol substancial pasi qe shqiptaret >> pergjithsisht jane nje etni me tradita ku riteve dhe >> ritualit I kushtohet shume rendesi. >> >> 5- A ka qene nje matje pulsi ligji per festat zyrtare, >> ku shpertheu debati per 28 nentorin? >> >> Po sigurisht. Pikerisht ky ligj tregoi se shqiptaret e >> Kosoves akoma ndjehen si minoritet e jo si komb. Kjo >> per faktin se shteti I Kosoves po ndertohet me nje >> ndihme substanciale nga te huajt. >> >> 6- Cili eshte raporti qe kane minoritetet me >> identitetin kosovar, veçmas pakica serbe? >> >> Minoritetet, pergjithesisht jane mire te integruara ne >> shoqerine kosovare. Me perjashtim serbeve ato nuk jane >> pengese e krijmit te kombit kosovar. Sa u perket >> serbeve, ketu ka nje problem pasi qe plani I >> Ahtisaarit nuk parasheh integrimin e tyre ne shoqerine >> kosovare. Integrimi I serbeve ne shoqerine kosovare >> mund te ndodhe ne nje faze te mevonshem te zhvillimit >> te identitetit kombetar kosovar, me gjase ne nje kohe >> kur Serbia jo vetem ta njohe pavaresine e Kosoves po >> edhe te jete e vete interesuar qe t’I heq qafe serbet >> e Kosoves duke I drejtuar ata nga Prishtina, gje qe do >> te ndodhe ne rast se liberalet serbe vijne ne pushtet. >> >> >> 7- A duhet ndryshuar gjuha standarte? >> Nese po kush duhet ta beje ndryshimin? >> >> Gjuha standarde nuk duhet ndryshuar po duhet >> zhvilluar. Gabime qe jane bere gjate standardizimit te >> saj duhet te korigjohen. Duhet lene me shume hapsire >> zhvillimit te saj te natyrshem me nje perkujdesje me >> te madhe akademike e shklencore dhe bashkepunim me se >> elitave politike ne Tirane, Prishtine, Shkup, Ulqin, >> Presheve e diaspore. Nuk ka asnje pengese qe dy kombe >> e 3-4 pakica kombetare te kene te njetin standard >> gjuhesor nese ekziston nje vullnet i mire politik. >> Çeshtja ndryshon nese njera qender investon ne kete >> drejtim ndersa qendra tjeter e vendosjes e neglizhon >> kete pune. Ketu eshte qenesor vendimi i Tiranes e i >> Prishtines. Investimi ne kete drejtimi duhet te kete >> nje mase barazie. Psh. Jo Tirana te ndaj 10 milione >> euro per qarqet akademike qe kane nje impakt per >> gjuhen standarde e Prishtina nje 2 milione euro, ose >> anasjellats po te kete nje baraspeshe ne kete drejtim. >> Nese nuk ka mirekuptim ne kete drejtim atehere edhe >> mund te krijohen 2 standarde gjuhesore siç edhe >> ekziston nje tendence. >> >> 8- Sa i kushtojne rendesi mediat kosovare dhe >> shqiptare ne pergjithesi, temes se identitetit >> kosovar? >> >> Shume pak. Ka nje frike te tmerrshme nga marrja me >> tema kruciale. Jo vetem me temen e identitetit po edhe >> me shume tema qe jane tunduese e shqetesuese per >> shoqerine kosovare. I vetmi televizion qe eshte marre >> seriozisht me kete teme dhe me tema tjera te kesaj >> rendesie, TV Mitrovica, ka pesuar tmerresisht. >> >> >> Nexhmedin SPAHIU >> cell: +377 44 147596 >> http://www.geocities.com/CapitolHill/Parliament/2524 >> >> >> >> >> ______________________________________________________________ >> Art-Cafe : Miresevini te gezojme sebashku. >> ______________________________________________________________ >> If you wish to unsubscribe, send a blank message to: >> [email protected] , or visit Art-Cafe's page at: >> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/art-cafe > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ Search that pays you back! Introducing Live Search cashback. http://search.live.com/cashback/?&pkw=form=MIJAAF/publ=HMTGL/crea=srchpaysyouback ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club