[AlbClub] Syzet "Prada" te Arshi Pipes

PERPARIM KAPLLANI <[email protected]> Sun, 22 Jun 2008 07:07:12 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Syzet e Arshi Pipes
(Te nderuar Ardian dhe Dritan, ju faleminderit per kohen.)
 
Uh, ku e kishim fjalen?! Tek Arshi Pipa, pra! Arshi Pipa mbahet si themeluesi i kritikes letrare shqipe. Nuk e di kush ja ka vene kete emer, por i ngacmuar nga fakti qe Pipa ka gjetur gabime sintaksore ne krijimtarine e Migjenit, do te deshiroja qe te kisha nje liste me keto gabime nga Pipa. 
Ku eshte gabimi qe ka bere Migjeni dhe si duhej korrigjuar nga Pipa? Ka dhe njerez krejt te panjohur ne boten letrare qe i gjejne gabime gramatikore dhe strukturore Kadarese…
Dihet qe sintaksa eshte nje lende shume e veshtire ne universitet. Mbaj mend qe vetem nje perqindje fare e vogel e studenteve merrnin note kaluese. 
Gabimi  i Pipes eshte kur te “ashtuquajturat” gabime sintaksore i lidh me origjinen “sllave” te Migjenit. Te mos harrojme qe edhe vete Pipa shkruajti poezi. Ne boten letrare njihen xhelozirat dhe smira ne mes autoresh, qofte edhe nga fakti qe te dy i perkasin djepit te kultures veriore, Shkodres.  
Migjeni mund te kete gabime sintaksore, (s’me kishte shkuar ndonjehere ne mendje ta shihja vepren e tij me syze te tjera), por kritika ndaj tij duhet te jete objektive. “Gabimet” nuk ja kane ulur cilesine e vepres Migjenit. Madje mund te thuhet e kunderta: I kane dhene origjinalitet te paperseritshem. Migjeni ka gjuhe te veten, te fresket, dramatike, te drejtperdrejte, te mbushur me pathos qytetar. 
“Kafshate qe s’kaperdihet asht, or vlla, mjerimi/ Kafshate qe te ngec ne fyt e te ze trishtimi.” 
Te thuash qe Migjeni ka bere gabime sintaksore, sic ben Pipa e ta lidhesh me pohimin se ishte “sllav”, nuk me tingellon dashamirese. Kritika qe te jete cilesore, duhet te jete dashamirese, ne rradhe te pare.
Ardian, per sa i perket gegerishtes, kjo eshte nje teme krejt tjeter, qe s’para kam qejf t’i futem, pasi eshte rrahur nga gjuhetare te nderuar edhe ketu ne alb-club. Mesazhi im eshte thjesht mesazh per te ngacmuar gjerat dhe nuk ka permasat e nje shkrimi. 
Pajtimi serbo shqiptar? Pse jo? Kam qene i ftuar ne nje dasem  nga pala maqedonase ne Qendren Kulturore Serbe ne Rangeview! Serbe, shqiptare dhe maqedonas kercenin…te gjithe njelloj! Visheshin te gjithe njelloj. Njelloj tiparet e fytyres! Kuptova qe politika eshte tjeter dhe njerezit e ndershem jane njesoj para zotit. Ne shqiptareve na behet vone, sepse jemi njerez te mire nga natyra dhe nuk urrejme asnjeri, qofte edhe serbet. Por serbet duan edhe nja pesedhjete vjet te tjera te heqin dore nga mentaliteti pushtues dhe megolamadh ndaj te tjereve. Ndoshta edhe me ndihmen tone mund ta arrijne kete.
P. Kapllani 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club